Saturday, 26 May 2007

Jorgen Çetaj shpallet përsëri kampion i Anglisë

Boksieri 15-vjeçar tani kërkon titullin e Britanisë së Madhe

Nga arena e boksit "Crystal Palace"

Muhamed Veliu

Jorgen Çetaj ka triumfuar në ringun e "Crystal Palace" në Londër,duke u shpallur për të dytën herë kampion i Anglisë për moshën 15vjeç në federatën ABA. Këtë radhë ai ka hedhur në tapet me "knock-out" në raundin e tretë kundërshtarin David Price.Që në dy raundet e para Çetaj ka sulmuar kundërshtarin duke kërkuarqë të fitojë sa më shumë pikë për të siguruar ndeshjen. Por nëraundin e tretë ka mjaftuar një goditje e tij e fortë me të djathtëne tij, për të hedhur në tapet britanikun Price.Atij i është dashur ndihma e gjyqtarit të takimit për të shkuar derinë këndin e tij, ku është ulur pas goditjes së rreptë të boksieritshkodran, ndërsa gjyqtarit nuk i ka mbetur asgjë tjetër, vetëm tëdekretojë suksesin e Çetajt. "Ishte një duel i bukur. Kundërshtari mëgoditi disa herë, por fatmirësisht nuk i ndjeva ato goditje. Për muaështë një ditë e rëndësishme, pasi kjo fitore është shpërblimi i njëstërvitjeje dyvjeçare.Ndjehem i lumtur që munda t`ia dal mbanë dhe të fitoj titullin ekampionit të Anglisë për të dytën herë", u shpreh Çetaj për "Shqip",menjëherë pas përfundimit të këtij takimi.Ndërkohë i entuziazmuar është shfaqur edhe trajneri i tij, DaveVeyzi, i cili ka bërë të ditur se tashmë Çetaj do të garojë edhe përtitullin kampion të Britanisë së Madhe, në evenimentin që zhvillohetnë Edinburg të Skocisë. Sipas tij, kjo fitore konfirmoi se JorgenÇetaj është boksieri më i mirë në Angli për moshën dhe këtë peshë.Trajneri, së bashku me menaxherët e Çetajt, shpreson që ai tëshkëlqejë në Lojërat Olimpike 2012 në Londër, ku mendohet që të jetëpjesëmarrës. "Nëse Jorgeni do të dalë mirë në këto lojëra, atëherëatij do t`i bëhet një publicitet i madh.

http://www.youtube.com/watch?v=-INL0JopA9U


Promotorët do të vihen në radhë për ta pasur të tyrin këtë talent tëri. Kjo do të thotë që kur Jorgeni të arrijë moshën 22-vjeçare, doboksojë në ringun profesionist", u shpreh trajneri Veyzi.Çetaj ka përmirësuar dje rekordin e tij në kampionatet e moshave,pasi në 21 ndeshje regjistron 17 fitore dhe vetëm 4 humbje. Përboksierin shqiptar ky ishte titulli i dytë kampion, pasi e kishtemarrë për herë të parë këtë trofe në vitin 2004.

About Me

Veliupress


View My Stats