Wednesday, 30 May 2007

Kreu i "FBI"-së angleze: Media ekzagjeron krimet e shqiptarëve

Drejtori i Përgjithshëm i "Special Organized Crime Agency" (AgjencisëSpeciale të Krimit të Organizuar - SOCA) që njihet ndryshe si "FBI"-ja angleze, ka akuzuar median britanike se i ekzagjeron jo pak krimete kryera nga shqiptarët. Bill Hughes ka paralajmëruar sekuestrimin epasurive të vëna nga ata që tashmë janë dënuar nga drejtësiabritanike, ndërsa nga ana tjetër ka kërkuar që britanikët dhe mediabritanike të mos i diskriminojnë emigrantët shqiptarë, vetëm se disaprej tyre përfshihen në veprimtari apo akte të paligjshme.Ekskluzivisht për "Shqip", me rastin e njëvjetorit të krijimit tëkësaj agjencie, Hughes ka treguar mbi bashkëpunimin me policitë e 40vendeve të ndryshme të botës, përfshirë dhe atë shqiptare, pasi,sipas tij, vëmendjen më të madhe SOCA ia kushton luftës së krimit,pikërisht atje ku ai e ka origjinën. "Deri tani SOCA ka 120 oficerëtë atashuar në të gjithë botën. Suksesi që kemi pasur gjatë një vitii dedikohet bashkëpunimit të ndërtuar me partnerët tanë", shprehetai. Për sa i përket aktivitetit të grupeve kriminale shqiptare nëBritaninë e Madhe, Hughes shpjegon se gjatë një viti, agjencia qëdrejton ka kryer dy operacione, ku janë arrestuar shtetas shqiptarëtë përfshirë në prostitucion. "Legjislacioni ynë na lejon tësekuestrojmë asetet e tyre brenda dhe jashtë Britanisë. Jemi tëvendosur ta bëjmë një gjë të tillë, pasi nuk duam të mjaftohemi vetëmme dënimin e këtyre individëve. Kjo do të thotë se ata kur të lirohennga burgu nuk do të kenë asete. Këta njerëz, të përfshirë në krimin eorganizuar, pavarësisht nga burgosja, nuk do të heqin dorë ngakrimet, por pa asete ripërfshirja në botën e krimit vështirësohet",thekson specialisti me një përvojë 30-vjeçare në luftën kundërkrimit. Hughes e ka konsideruar shqetësues faktin e ekzistencës sëgrupeve kriminale shqiptare, por nuk ka harruar të theksojë se jo çdokrim që kryhet në Angli nga evropiano-lindorët duhet të mbajë emrin eshqiptarëve. Madje, sipas tij, për këtë duhet të ndërgjegjësohen edhevetë britanikët

"Bad press"

"Jemi të shqetësuar nga prania e grupeve kriminale shqiptare qëveprojnë në Britani. Dua të them se ndonjëherë shqiptarët përballenme një mbulim të keq nga media, që në këtë rast është `bad press`.Shpeshherë emigrantët shqiptarë fajësohen për gjithçka. Kjo nuk ështëe drejtë. Një pjesë e mirë e punës sonë është të dimë si funksiononkrimi, jo vetëm ai shqiptar dhe për këtë duhet t`ia raportojmëqeverisë sonë", shpjegon kreu i SOCA-s. Tri javë pasi kjo agjenci ukrijua në Londër, me pëlqimin e vetë Kryeministrit Tony Blair, dega eparë jashtë Britanisë do të hapej në Tiranë. Bill Hughes, dukeqeshur, shpjegon psenë. "Nuk kishim ndonjë arsye të veçantë tëshkonim që në fillim në Shqipëri, mbase ngaqë vendi juaj fillon me A.Në Shqipëri kemi pasur një oficer, i cili mbulonte çështjet edoganave, por jo krimet. Bashkëpunimi filloi në kohën kur `NationalCrime Squad` (Skuadra Kombëtare e Krimeve) dërgoi një oficer tëvetin. Tani kemi dy oficerë në Tiranë. Asnjëherë nuk tentojmë tëdërgojmë një oficer në vendet e interesuara për bashkëpunim.Shqipëria është një vend me probleme për sa i përket krimit tëorganizuar. Do të ishte marrëzi të mos shkonim atje dhe të refuzonimbashkëpunimin me kolegët shqiptarë. Me Shqipërinë kemi një tjetëravantazh, pasi atje policia italiane ka 26 oficerë kontakti, me tëcilët kemi marrëdhënie të shkëlqyera", thotë më tej Hughes. Ngaprostitucioni, te grabitja me armë John Coles, për vite me radhë, kadrejtuar policinë londineze. Tani ai kryen rolin e koordinatorit tëoficerëve të kontaktit, që SOCA ka në të gjithë botën. Ai është njënjohës i mirë i zhvillimeve që kanë të bëjnë me krimin shqiptar nëBritani. "Duhet pranuar se krimi shqiptar ka një reputacion të keq.Dua të kthehem gjashtë shtatë vite në kohë, kur punoja në `SoctlandYard`. Nga informacionet që kishim na rezultonte se krimi shqiptar dotë ishte një kërcënim i madh, pasi mendonim se do të ndodhte ajo qëndodhi në Itali", shprehet bashkëpunëtori i drejtorit të përgjithshëmtë "FBI"-së angleze, që mbështetet nga vetë Hughes, i cili shtonse "shqetësimi ynë kryesor me shqiptarët tani është se ata pondërmarrin grabitje me armë". Po ashtu, vërejmë se shumë prej tyrejanë të përfshirë në shfrytëzimin e grave në qytete të ndryshme nëAngli. Në këtë pikë duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk janë vetëmshqiptarët, por kemi edhe qytetarë të vendeve të tjera ballkanike, qëkryejnë këto krime. Shpeshherë është bërë e modës të thuhet se atajanë shqiptarë, mbase ata janë shqiptarë, por mund të jenë edhe ngavende të tjera të Ballkanit", përfundon Hughes.

About Me

Veliupress


View My Stats