Monday, 28 May 2007

Ligji anti-terrorit drejt radikalizimit

Qeveria britanikane planifikon radikalizimin e ligjit aktual për terrorizmin.
Sipas një projektligji që pritet ti kalojë parlamentit në fillim të muajit qershor, Qeveria Britanike kërkon ti japë më shumë kopetenca policisë në ndalimin dhe pyetjen e qytetarëve në rrugë.
Projektligji është zbuluar nga media britanike pas një letërkëmbimi mes ministrit të luftës kundra terrorizmin Tony MCnulti dhe kryeministrit Toni Bler.
Në të propozohet gjobë deri në pesë mijë paund nëse personi i ndaluar rastësisht në rrugë nuk i përgjigjet pyetjeve të policisë si përshëmbull ku ka lëvizur gjatë ditës, cili është identiteti i tij apo cila është axhenda për ditën në vazhdim. Refuzimi në përgjigjen e këtyre pyetje do të cilësohet si akt kriminal. Këto propozime janë ndeshur me një barrierë kundërshimesh nga vetë policia britanike zyrtarë të së cilës janë shprehur se nuk e kanë kërkuar një projektligj të tillë madje nuk janë konsultuar në hartimin e tij. Një zyrtarë i lartë i policisë i cituar nga gazeta The Guardian i cilësoi prozimet si të habitshme. I ashpër ka qënë ndaj këtyre propozimeve edhe Sekretari për Irlandën e Veriut Piter Hain i cili tha se këro propozime rrezikojnë të krijojnë një atmosferë të ngjashme me atë në Guantanamo Bay. Është hera e dytë që brënda një viti qeveria britanike ndërrmerr ndryshime në ligje për terrorizmin. Disa ditë më parë 3 të dyshuar si terroristë u zhdukën pa lënë gjurmë nga observimi i policisë.

About Me

Veliupress


View My Stats