Wednesday, 30 May 2007

Mbesa e Mbretëreshës Elizabeta II duartroket vallet shqiptare

Valltarët e "Shpresa Programme" interpretojnë në panairin ebamirësi

Mbase ishte hera e parë për një pjesëtare të familjes mbretëroreangleze të ndiqte një valle karakteristike shqiptare, interpretuarnga fëmijë shqiptarë në Londër për nder të saj.Në ditën e dytë të panairit të bamirësisë, "Spring Fair", nëKensington Town Hall në qendër të Londrës fëmijët shqiptarë nga grupii valleve i "Shpresa Programme" janë përzgjedhur për të interpretuarnjë valle tradicionale. Fillimisht ka qenë Nafiola Vorfi, e cila i kadhuruar një tufë me lule. "Ne jemi një grup fëmijësh shqiptarënga "Shpresa Programme". Ndihemi të lumtur që do të interpretojmë njëvalle tonën përpara jush", i tha ajo princeshës.Pa aspak emocion, ata me shumë talent kanë ngjallur kureshtje te tëpranishmit, përfshi mbesën e Mbretëreshës Elizabeta II, princeshënAleksandra, presidente nderi e këtij panairi.E ndërsa fëmijëtshqiptarë të lindur në Britaninë e Madhe interpretonin, princesha mekureshtje pyeste bashkëshorten e ambasadorit Robo, zonjën Teuta Robo,rreth tyre. "Princesha Aleksandra u impresionua nga interpretimi,por edhe nga veshjet. Ajo më pyeti se me çfarë merren këta fëmijë nëLondër, si dhe për familjet e tyre. Me shaka ajo më tha që gjuhashqipe tingëllon e njëjtë me italishten. Princesha u gëzua shumë kurmori vesh që këta fëmijë kishin udhëtuar nga lindja e Londrës vetëm evetëm të interpretonin për nder të saj", tha zonja Robo, e cilasikurse vitin e shkuar përgatiti seksionin e Shqipërisë në këtëpanair bamirësie, që organizohet nga trupat diplomatike tëakredituara në Londër, i cili daton që në vitin 1959.

Panairi

Krahas shumë të veçantave të panairit të sivjetshëm mund të renditetedhe pavijoni shqiptar, i krijuar me aq kujdes nga zonja e parë eshqiptarëve të Anglisë, Teuta Robo, bashkëshortja e ambasadorit tëShqipërisë në MB.Në katin e dytë të ndërtesës, në krah të Egjiptit, pavijoni membishkrimin Albania dukej si mos më mirë.Le të fillojmë me një sërë ushqimesh të gatuara me mjeshtëri ngagratë e stafit të ambasadës shqiptare në Londër dhe me ndihmën eprogramit "Shpresa Programme".Specat e mbushur, pastiço, mish i pjekur, ëmbëlsira, raki,konjak "Skënderbeu", djathëra e deri te gjiza shqiptare ishte menyjaqë të ofronte pavijoni ynë.Për shumë veta, Shqipëria deri diku e panjohur ngjallte interes tevizitorët, që pyesnin për përbërjen e ushqimeve. Kishte edhe nga ataqë kërkonin të dinin si t`i gatuanin ato. Seksioni i suvenirëveprodhuar në Shqipëri zinte një vend të veçantë, duke e pasuruar mëshumë stendën me prodhime "Made in Albania"."Megjithëse mundësitë ishin të vogla, ne vendosëm të marrim pjesë nëkëtë veprimtari bamirësie, si një mundësi për të dhënë kontributintonë human, njëkohësisht edhe për të promovuar vendin tonë me traditakaq të vjetra", thotë zonja Robo, e cila gjatë të gjithë kohësqëndronte në këmbë, duke u kujdesur për detajet më të vogla nëstendën shqiptare.Duke folur për gatimin e disa ushqimeve tipike shqiptare, zonja Roboshpjegon qëllimin përse u përzgjodhën të tilla ushqime për këtëpanair."Dihet shumë pak për ushqimet shqiptare dhe këtë e konsiderojmë sinjë mundësi të artë për të treguar se sa të pasur e kemi kuzhinëntonë", tha ajo.Ndërsa për suvenirët, përveç disave të blera në Shqipëri, zonja Robothotë se ato që janë punime dore u dhuruan për këtë aktivitet ngagratë e shoqatës "Shpresa Programme"."Fëmijët u ndjenë shumë krenarë që patën mundësi të performonin nëkëtë eveniment dhe veçanërisht që ata ishin të zgjedhurit për t`idhuruar lulet princeshës. Ata janë krenarë që janë shqiptarë dhe duannë çdo moment që të tregojnë vlerat tona më të mira. Princesha epëlqeu shumë vallen dhe kostumet tona. Ne jemi shumë të kënaqur qëpërgatitjet tona te `Shpresa Programme` nuk shkuan kot, shumë shkolladhe evente tashmë dinë për punën e grupit tonë dhe ne marrim shumeftesa", u shpreh Ermir Disha, koreografi i grupit të vallevenë "Shpresa Programme".

About Me

Veliupress


View My Stats