Sunday, 24 June 2007

Albanian Mail akuza për shpifje

Familja e një emigranti të vetëvrarë ka nisur përgatitjet për të çuar në gjykatën e lartë “Royal Court of Justice” për shpifje gazetën Albanian Mail dhe kryeradaktorin e saj Lavdrim Terziu.

Në numrin 54 të datës 1 Qershon 2007 kjo gazëtë në faqen 4 raportonte për vetëvrasjen e emigrantin nga Shkodra Vullnet Kastrati..

Sipas autorit të shkrimit z. Avni Aliaj viktina u gjet i varur në shtëpinë ku banonte nga i vëllai në Lindje të Londrës.

Më tej Albanian Mail pa cituar burimin e iformacionin shkruan se “Rreth dy muaj më parë policia ka trokitur në familjen e tij, pas ankesave të vazhdueshme për ushtrin dune në familjare. Mësohet se V.K ushtronte dhunë mbi të shoqen e cila ishte e mavijosur në pjesë të ndryshme të trupit. Pas konstatimit policia ka vensdosur që ta nxjerrë gruan nga shtëpia me gjithë dy vajzat e saj.V.K është përpjekur të hynte në kontakt me fëmijët dhe gruan por ka qenë e pamundur për shkak të rusjtjes së fshehtësisë së tyre”.

Familjarët e të ndjerit në mënyrë kategorike hedhin poshtë faktet e mësipërme të servirura nga Albanian Mail duke i cilësuar ato si shpifje. Ata ndjehen tejet të lënduar se si kjo gazetë abuzon me një ngjarje të rëndë që i ka prekuara ata, duke sajuar fakte të paqëna.

Mësohet se ata kanë kontaktuar me një kompani avokatore e cila po përgartit padinë e cila do ti dërgohet gjykatës së lartë”Royal Court of Justive” e cila merret me shpifjet.

Pamvarësisht se Albanian Mail ka botuar në numrin e 15 Qershorit 2007 një korrigjim në lidhje me këtë çështje ku thuhet se “burimet e informacionit nuk ka qenë policia por njerëz të e kanë njohur viktimën” kjo nuk i ka qetësuar të afërmit e viktimës.

Kjo ndjesë e zbehtë botuar në faqen 19 ku anoncohen njoftimet tregon më së miri se kryeredaktori Terziu lejon botim e lajmeve që kalojnë nga goja e njërit person në tjetrin pa e saktësuar atë nga burime zyrtare siç janë policia apo të afërmit e viktimës.

Lavdrim Terziu i kontaktuar përmes emailit nuk pranoi të komentojë rreth kësaj çështje.

Vërehet se gazeta Albanian Mail e cila publikohet në Londër nuk i përmbahet kodit të etikës që kanë për obligim të gjitha gazetat që botohen në Britaninë e Madhe.

Kryeredaktori Lavdrim Terziu në mënyrë sistematike thyen kodin e etikës hartuar nga “Press Complain Commission” duke e përdorur gazëtën si një tribunë shpifjesh ofendimesh dhe sulmes për interesa të sponsorizuesve të saj.

Veprime të tilla prej një shërbëtori beskin nga ana e Lavdrim Terziut nuk bëjnë gjë tjetër veçse e kthejnë Albanian Mail nga një gazete informuese për komunitetit shqiptarë, në një organ dizinformues në shërbim të një grupi të vogël njerëzish.

About Me

Veliupress


View My Stats