Sunday, 17 June 2007

Kylie Minogue shopping tek "gabi" londinez

Fotot pushtojnë revistat britanike
Fotografohet nga paparaci shqiptar, Jani JançeNga

Këngëtarja australiane, Kylie Minogue, është rikthyer në faqet erevistave britanike me fotot e realizuara nga paparaci shqiptar, JaniJançe, duke blerë rroba të vjetra te "gabi londinez". Fotot janëmarrë brenda një panairi veshjesh të vjetra tri ditë më parë në zonëne Çelsit. Në foto duket këngëtarja e veshur me një fustan të verdhë,duke kontrolluar për veshjet e vjetra që mund t`i vinin. E qeshur sigjithmonë, 39-vjeçarja e lindur në Melbourn ka bashkëbiseduar meshitësit e rrobave. Jançe e ka pasur të vështirë të fotografojë meaparatin e madh, pasi nuk lejohej të futej brenda në panair.Ai ka zgjedhur një mënyrë tjetër. "Pagova tre paund për hyrjen si tëgjithë të tjerët. Iu vura Kylie-t nga mbrapa, shyqyr që nuk kishteroje me vete. Nxora aparatin tim të vogël, të cilin e mbaj me vetekudo që shkoj dhe fillova ta fotografoj nga shumë afër. Kylie nukreagoi fare, pasi kujtoi se isha një fans i saji", tregon për "Shqip"Jançe.Sipas tij, në një moment ajo e ka përshëndetur. Shqiptari e kafalënderuar më pas për fotot, duke i treguar që ishte paparac.Ajo ka qeshur, duke iu drejtuar shqiptarit me fjalët: "Nuk ma pristemendja që edhe këtu do të më fotografonit. Jeni me të vërtetë të zotënë punën tuaj". Fieraku Jançe nuk ka mjaftuar me kaq. I ka kërkuarnjë tjetër favor këngëtares me zë të bukur, që ajo të pozonte mebashkëshorten e tij, kërkesë që ajo nuk e ka refuzuar.Është hera e dytë që aparati i vogël e nxjerr shqiptarin të kthyer nëtmerr të VIP-ave botërorë nga situata. Tre vjet më parë, ai do tëfotografonte brenda në avionin e linjës Nju-Jork -Londër aktorenSiena Miller, duke fjetur, por me zinxhirin e pantallonave tëpambërthyer. Kjo foto, sa herë që riprintohet në gazeta apo revistapaguhet 1,500 sterlina. Minogue, e cila ka luajtur edhe në gjashtëfilma, ku më i rëndësishmi "Mouling Rouge" në 2005-ën, u përball menjë sëmundje të gjatë nga kanceri në gji. Kohët e fundit ajo u ndaedhe nga i dashuri.Sipas tabloidëve britanikë, shkaku i ndarjes ishte tradhtia që ai ibënte me vajza të tjera, të cilat ëndërronin të kishin në krevat tëdashurin e Kylie.Për momentin ajo është single në pritje të marrjes së një çmimi tëquajtur "Music Industry Trusts" për kontributin e saj në industrinë emuzikës. Ajo do bëhet e para këngëtare femër që merr një çmim tëtillë kaq prestigjioz. Kylie e nisi karrierën e saj si këngëtare emuzikës pop në vitin 1988 me këngën e kthyer në hit "I should be solucky" (Unë duhet të jem me shumë fat), duke shitur 50 milionë kopjesingle në të gjithë botën. Ndërsa albumi i saj i parë u ble nga 40milionë njerëz. Momentalisht ajo po punon në një studio londineze nëAbbey Road e përdorur nga "Bitëllsat" me albumin më të ri, që pritettë dalë në qarkullim pas disa muajsh.
__________________

About Me

Veliupress


View My Stats