Thursday, 28 June 2007

Jorgen Çetaj, kampion Evrope

Jorgen Çetaj e mban fjalën. Bën realitet deklaratën e tij për "Shqip"se do të kthehej në Angli nga kampionati evropian i të rinjve metitullin e kampionit të Evropës. Ashtu ka ndodhur. Boksieri Çetajështë kurorëzuar kampion Evrope për kadetë në peshën 75 kilogramëgjatë këtij kampionati të zhvilluar në Sardenjë.Gjashtëmbëdhjetëvjeçari shqiptar, që stërvitet për klubin "Walcot"vetëm për një pikë ka mundur favoritin për të fituar këtë titull,italianin Xhulio Skiavon: vendimi gjyqtarëve 15-14 shpalli fituesshqiptarin premtues të dorezave. Që në raundin e dytë kur ra gongu,Çetaj ishte superior ndaj bashkëmoshatarit të tij italian, që ekuptoi se po i ikte nga duart titulli. Raundi i tretë do të flistetërësisht për shqiptarin, i cili hidhet në sulm, duke i dhënë disagoditje të forta kundërshtarit, që nuk e lejuan atë tëkundërpërgjigjej dhe të fitonte titullin e kampionit të Evropës.Gjatë një deklarate, ai tha se "të jesh kampion Evrope është me tëvërtetë diçka fantastike". Më tej, Çetaj shprehet se që në fillim emendoi se kishte mundësi të mira për të fituar këtë kompeticion, porkurrë nuk e mendonte se ky titull do të bëhej i tiji. "Kur pashë nëfinale se sa i madh ishte kundërshtari mendova: O Zot. Ai është më imadh se unë, kishte krahë të gjatë. Ai ishte një boksier i fortë",tregon Çetaj. "Në përfundim të raundit të dytë, trajneri im mëinkurajoi të boksoj fort. Mblodha veten, duke lëshuar goditje drejtkundërshtarit. Edhe ai nuk qëndroi pasiv. Mora dy goditje të forta nëfund dhe kjo ishte e gjitha që ai mund të bënte. Ishte një duel ivështirë, jam i lumtur që e menaxhova situatën duke dalë fitimtar".Brenda katër muajve Çetaj është shpallur kampion i Anglisë në Londër,më pas ai do të fitonte kompeticionin "Boks për katër shtete", ku ushpall kampion i Britanisë. Së fundmi, erdhi edhe triumfi si kampioni Evropës.

About Me

Veliupress


View My Stats