Sunday, 17 June 2007

Londër, shqiptarët e "taksës së parkimit" dalin para gjyqit

Tre shqiptarë, të cilët tentuan eliminimin fizik të rivalëve përkontrollin e zonave të influencës në grabitjen e automatëve, kupaguhet taksa e parkingut, kanë dalë para një gjykate londineze meakuzat për vrasje dhe tentativë vrasje. Të akuzuarit: Kujtim Spahiu,Muhamed Mehmeti dhe Lulzim Bici, mbrëmjen e 14 tetorit 2006, sipasprokurorisë britanike, tentuan vrasjen e Petrit Brahajt dhe AgronGjonit, duke lëshuar një seri plumbash ndaj tyre. Ngjarja ndodhi nëmjediset e një lokali shqiptar në perëndim të Londrës. I vdekur mbeti22-vjeçari nga Shkodra Prel Marku, i cili sipas variantit tëfamiljarëve të tij ndodhej atje rastësisht. Por policia britanikedyshon se ai i përkiste grupit rival i vënë në shënjestër për t`ueliminuar.

Prokuroria

Shqiptarët e armatosur tentuan të vrisnin po ashtu edhe pronarin elokalit Musa Prahmani për ta eliminuar si një dëshmitar që pavrasjen. Petrit Brahaj, së bashku me Agron Gjonin u shpëtuanplumbave, duke u hedhur nga kati i tretë i ndërtesës në zonën "ParkRoyal". Kur policia mbërriti në vendngjarje pa muret e shpuara ngaarsenali i plumbave lëshuar drejt kundërshtarëve, duke u habitur përfaktin si mbijetuan dy shqiptarët e tjerë të hedhur nga dritaret.Prokurori i çështjes, Cristopher Kinch, i tregoi jurisë se të katërshqiptarët hynë me shpejtësi në lokal duke nxjerrë armët dhe goditurrivalët.

Biznesi fitimprurës

"Vjedhja e automatëve, ku paguhet taksa e parkimit të automjeteve është një biznes shumë fitimprurës, nga i cili përfitohen milionapaund. Në një vit, Bashkia Westminster ka raportuar 1,2 milion paundhumbje si pasojë e këtyre grabitjeve", tha prokurori Kinch, nëseancën e parë të këtij procesi. Të akuzuarit Spahiu, Mehmeti dheBici i kanë mohuar akuzat, por duket se prokuroria në këtë proces kaprova të mjaftueshme, përfshirë dëshmitarë okularë kundëa tyre.Mbetet ende mister nëse tre shqiptarët e tjerë, që i mbijetuan sulmitdo të paraqiten në gjykatë për të dëshmuar. Përfshirja e tyre nëaktivitet kriminal mbase do të jetë një pengesë, pasi avokatëtmbrojtës të akuzuarve mund t`i cilësojnë ata si "jo të besueshëm".

"Truri" i hakmarrjes

Sipas "Scotland Yard" ishte Herland Bilali ai që drejtonte grupin ekatër shqiptarëve të armatosur dhe që u zhduk pa lënë gjurmë pasngjarjes që tronditi komunitetin shqiptar në Londër. Bilali nuk ështëaspak i panjohur për drejtësinë britanike. Tre vjet më parë, ai ështëarrestuar si bashkëpunëtor në pengmarrjen e këngëtares nga Burreli,Manushaqe Vata, në lindje të Londrës teksa ajo po ecte në rrugë. Ajou mbajt peng nga ish i dashuri i saj, Bahri Dani, në shtëpinë eBilalit. Ky i fundit, së bashku me Danin dhe dy shqiptarë të tjerë,fituan lirinë në sallën e gjyqit, pasi Vata tërhoqi denoncimin sipasojë e presionit dhe frikës nga bashkëpunëtorët e tjerë tëpengmarrësve.

ARRESTIMI

Emigrantët, me uniformëne punonjësve të bashkisëMë 4 dhjetor të vitit të kaluar, kur pas një operacionisurvejimi, "Scotland Yard" arrestoi katër shqiptarët e përfshirë nëgrabitjen e automatëve, agjentët u befasuan. Të arrestuarit, për tëmos rënë në sy, visheshin me uniformën e punonjësve të BashkisëËestmister. Në momentin e prangosjes, atyre iu gjetën me vete njësasi parash dhe 7 çelësa të ndryshëm, me të cilët kryenin hapjen ekasafortave të automatëve. Katër emigrantët shqiptarë ishin të moshës24, 26, 28 dhe 36 vjeç. Për këtë krim, në Gjykatën e Sowthwark Crown,në nëntor të vitit 2006 janë dënuar me nga tetë muaj burg dhe më pasme dëbim nga Anglia Bekim Berisha dhe Bekim Haxhiu. Poashtu, "Scotland Yard" ka njoftuar se nën hetim për grabitjen eautomatëve janë edhe tre shtetas të tjerë shqiptarë. Ata janë: EdmondPerroj, Sokol Bushati dhe Elzner Brahimi, të cilët sipas hetimeve, nëbashkëpunim me policinë shqiptare rezulton se janë nga shkodra dheMalësia e Madhe.

BASHKIA

Dëmi nga vjedhja e automatëve, më shumë se 10 milionë paundAlastar Gilchrist, drejtor i parkingjeve në Bashkinë Westminster thase mbikëqyrësit e parkingjeve kanë vënë re një rritje drastike tëvjedhjes të automatëve në dy vitet e fundit. Më tej, ai thotë se kjobashki ka shpenzuar 150 mijë stërlina për ndërrimin e çelësave tëautomatëve, por përsëri vjedhjet nuk janë eliminuar. "Besojmë se dëmii shkaktuar çdo javë varion nga 20 deri në 50 mijë stërlina. Këtopara shkojnë në xhepat e gangsterëve", deklaroi Gilchrist, i cilimendon se në të gjithë Londrën nga këto grabitje janë zhdukur 10milionë paund. Sipas tij, kjo bashki ka vënë si shpërblim një shumëprej 10 mijë stërlinash për ata që do të identifikojnë personat efotografuar duke grabitur. Drejtori Alastar Gilchrist ka pohuargjithashtu se janë arrestuar 14 grabitës parkingjesh, prej të cilëve,9 shqiptarë, 4 rumunë dhe një polak. Burime nga komuniteti shqiptarënë Londër kanë treguar se arkitekti i këtyre grabitjeve është njëshqiptarë nga Kosova. Duket se grabitje të tilla nuk janë përqendruarvetëm në bashkinë mbretërore Westminster, por edhe më

About Me

Veliupress


View My Stats