Tuesday, 5 June 2007

Plazhi Haremit

Britanikët kthejnë një ndër plazhet më të bukuara në Bullgari në kryeqytetin më të ri të c’thurjes në europë ku në menunë e qejfit përfshihet alkoli i lirë dhe orgjitë.
Duke përfituar nga paketat turistike për vetëm 170 stërlina në javë të rinjtë britanikë kanë vërshuar në plazhin e quajtur “Sunny Beach” në Detin e Zi.
Gazeta The People e ekspozon të gjithë këtë si një turp për britanikët që këtë plazh të mrekullueshëm në ballkan e kanë kthyer në vënd hardallosje.
Më tej gazeta shkruan se në këtë plazh mund të gjesh prostituta minorene vendase për vetëm 10 levs diçka me pak se 7 euro, apo një gotë birrë për 60 cent.
“Dikur këtu kishim të bënim me një vend të qetë që frekuentohej nga familjet. Ndërsa tani është kaos dhe askush se çanë kokën për ligjin” është shprehur Alexandër Jachev pronar një operatori turistik.
Adam Storer një bankier 22 vjeçar nga Londra deklaroi për The People se në tre net në këtë plazh ai kishte shkuar me tre femra.
Ndërsa bashkëkombësja e tij Kelly Lee 19 vjeçe kishte shkuar në Bullgari me një agendë tjetër. “Ne duam të shkojmë me djem bullgar. Ata janë të fuqishëm dhe më të rrespetueshëm në krahasim medjemtë tanë”është shprehur ajo.
Javën e shkuar britanikët u vlerësuan si turistët më të këqinj në europë.
Shkatërrimi i këtij resoursi turistik në Bullgari vjen pasi britanikëve ishulli Grek i Fallirakit ku mund të bëje gjithçka u është mërzitur.

About Me

Veliupress


View My Stats