Sunday, 3 June 2007

Strategjia amerikane per Kosoven

http://www.youtube.com/watch?v=aktFut1gHOg


Po bëhët gjithnjë e më e qartë së qëndrimi Rusisë është bllokimi i planeve të perëndimit propozuar këshillit të sigurimit për të garantuar pamvarësinë e Kosovës nga Seribia.
Kjo është një dilemë e madhe për Bashkimin Europian ndyshe nga Amerika që mund të heqë dorë nga kjo çështje , mbase e llogaritur jo mirë.
Por kjo çëshje mund të prodhojë një konflikt të ri në Ballkan.
Kështu shkruan në numrin e fundit revista prestigjoze britanike The Economist.
Përmes një shkrimi të gjatë kjo revistë i bënë një analizë të detajuar zhvillimeve më të fundit rreth Kosovës duke u ndalur më së shumti në rrolin e Rusisë.
The Economist vëren se strategjia e përdorur nga Amerika dhe mbështetësit e pamvarësisë së Kosovës ka qënë arrtija e një uniteti maksimal në nbështetje të planit Ahtisari mes vendeve perëndimore. Më pas izolimi i Rusisë duke e vënë atë nën presion për të mbeshtetur planin ose të paktën mos të vendosë veton.
“Kjo strategji ka funskionuar mes vëndeve të BE-së ku disa prej tyre kanë rrezerva. Në disa mblejdhje të fundit të BE-së cështja e kosovës është hequr nga agenda për të treguar unitet dhe rritur presionin ndaj rusëve.”vijon artikulli.

Por përse ky kundështim i vendosur Rus?

Sipas The Economist arsyet janë nga më të ndryshmet, por ndoshta më madhorja ka të bëjë me vetë presidentin Vladimir Putin i cili është në vitin e fundit të mandatit. Ai kërkon të tregohet i suksesshëm në pokitikën e jashtëme duke u thënë rusese se vëndi i tyre është ende në gjëndje të vendosë për çësthje madhore në botë.
“Skenari rus me vendosjen e vetos si dhe mundësoa e abstenit prej disa vendeve Europiane në këshillin sigurimit ka shkakuar një tërheqje të amerikanëve dhe të tjerëve për të blerë më shumë kohë deri në shtator për të tejkaluar kundërshtmet ruse” shruan The Economist.
The Economist e mbyll artikullin me frikën e një krize të re ballkanike nëse nuk do të arrihet ndonjë zgjidhje për Kosovën për të cilën Europa do të ndajë përgjegjësitë pasi ka patur rrolin e saj në këtë proces.

About Me

Veliupress


View My Stats