Saturday, 9 June 2007

Të rinjtë shqiptarë “luftë” njëri tjetrin në zemër të Londrës

Një tjetër festë shqiptare në Londër, një tjetër natë e përgjakshme me shtatë persona të plagosur.SOUND një ndër lokalet e natës më me emër në qendër të Londrës është kthyer në një arenë përleshje të dhunshme mes të rinjve shqiptarë.Supozohej të ishte një festë argëtuese me muzikë shqiptare por një sherr banal mes dy grupeve që mësohet të jenë nga Tropoja dhe Burreli e ka përgjakur atë.Si gjithmonë shkaku tejet banal. Ngacmim femrash.Mësohet se njëri prej djemve nga Tropoja i kërkoi një cigare një vajze që ishte e dashura e një djali nga Burreli. Kjo është marr si ngacmim.Kaq ka mjaftuar për të nisur një betejë të vërtëtë alla shqiptarçe.Disa të pranishëm në këtë festë i thanë gazetës Shqip se rreth 30 veta nga të dy grupet filluan të godasin njëri tjetrin me ç’të mundeshin. “Kudo shikoje gjak, gota, shishe dhe tavlla duhani që thyheshin në kokat e njerëzve. Të gjithë shtyheshin në ashensor për të dalë nga salla” tha një vajzë e quajtur Sabina.Forca të shumta policie kanë rrethuar lokalin në zemër të Londrës në Leicester Square për të shuar sherrin që ka vazhduar edhe jashtë ambienteve të lokalit . Ata kanë nxjerrë shkopat e gomës pasi goditjet mes dy grupeve rivale kanë vazhduar edhe jasht.Shtatë persona të lënduar rëndë por pa probleme për jetën janë dërguar në spital.Ilir Balla njëri prej promotorëve të aktiviteteve për të rinj shqiptarë e qujtur “Festa Jonë” i cili organizoi mbrëmejn shqiptare në lokalin SOUND tha se u krijua një situatë e rëndë e cila po i bën ata të mendojnë realisht të heqin dorë nga të tilla organizime.Ndërsa një trjetër promotor shqiptarë nga “Fundjava.com” tha se “Rrahjet në të tilla veprimtari janë bërë të modës. Ne pranojmë vetëm djem të shoqëruar me vajza në aktivitetet tona. Megjithatë deri në fund të mbrësjes jemi në tension se çfarë mund të ndodhë. Është për të ardhur keq, që këto mundësi për tu argëtuar nën ritmet e muzikës shqiptare në Londër përgjaken.”

Muzikë shqiptare dhe rrahje

Nëse Xhamajkianët kur dëgjojnë muzikën e tyre të preferuar Rege pinë kanabis duke u zhytur në një botë tjetër , e kundërta ndodh me shqiptarët e Anglisë.Kur ata dëgjojnë muzikë shqiptare karikohen për tu rrahur apo nxjerrë thikat.Ngjarja në lokalin Sound nuk është një incident i izoluar. Vitin e shkuar një festë shqiptare në zonën Shepherds Bush u përdor si arenë hakmarrje duke u çarë me thika mes dy grupeve rivale që këndojnë muzikë rrep.Grupi OTR “On Top of the Rest” (mbi të gjithë) e cilësojnë veten si rrepistat shqiptarë më me emër në Londër. Ata janë përleshur me një grup tjetër duke nxjerrë thikat. Policia arrestoi pejstarë nga të dy grupet disa prej të cilëve janë në proces gjykimi.Rasti më ektrem u shënua në një koncert natën e krishtlindjeve të vitin 2004 në veri të Londrës në lagjen Wood Green. Gjatë një koncerti me këngëtar shkodran organizuar nga biznesmeni Besnik Berisha u ther me thikë për vdekje Xhevahir Demaj. Aurori i vrasjes Robert Linadi pasi shkëmbeu disa fjalë me vitkimën doli nga salla dhe u kthye me një thikë që e mori në makinën e tij, duke mos u kontrolluar nga rojet e sigurisë kur u rikthye në sallë.Pasi e ka goditur Xhevahir Demaj ka mundur që ti mbijetojë goditjes për vetëm 20 minuta i mbuluar nga gjaku. Ai ka ndërruar jëtë në spital vetëm disa minuta pas mbërritjes dhe fillimit të përpjekjeve nga mjekët për ta mbajtur në jetë. Rober Linadi nga Malësia e Madhe kap të nesërmen e krimit në portin e Doverit duke u larguar nga Anglia me një pasaportë falc. Ai u dënua me burgim përjetë.“Kudo që shkojmë nëpër lokalet shqiptare jo vetëm në Londër por edhe në Luton apo vënde të tjera është e pamundur që mos të ketë rrahje mes të pranishmëve” tha një muzikant shqiptar i cili nuk deshi ti përmendet emri.Edhe shqiprarët e Birminghamit gjatë një koncerti tre vjet më parë nuk do ti shpëtonin “virusit” të rrahjeve në një koncert me këngëtar shqiptarë.Dëshmiratë i një arene tjetër rrahje në Lindje të Londrës ka qënë edhe vetë këngëtari Bujar Qamili. Një promotor aktivitetesh nga Vlora është shprehur se ai ka vite që ka hequr dorë nga të tilla veprimtari. “Shqiptarët nuk vinë për tu argëtuar siç e bëjnë komunitetet e tjera por me thika në brez për tu rrahur e treguar se cili është më i forti.”

About Me

Veliupress


View My Stats