Tuesday, 24 July 2007

Londer. Shqiptari vret anglezin

Përdorimi i forcës nga një truproje shqiptar dhe kolegu i tij, në njëlokal nate, i ka marrë jetën një qytetari britanik. Lee Rayner kavdekur në spital, pasi ka marrë disa plagë në kokë gjatë njëpërleshje me rojet e sigurisë në lokalin "Opium Lounge". ShqiptariRustem Geca, banues në lindje të Londrës, është arrestuar në lidhjeme ngjarjen. Ai, së bashku me truprojën tjetër, Johnives Kalu, kanëdalë përpara një gjykatës rajonale, nën akuzën e vrasjes.

Ngjarja

Procesi i mëtejshëm gjyqësor në ngarkim të dy truprojave do tëzhvillohet më 4 tetor, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Old Bailey.Sipas policisë së Romfordit, ku ndodhet lokali, 30-vjeçari Lee Rayneru godit në mënyrë brutale, ndërsa i shkoi për ndihmë të vëllait, icili po goditej jashtë lokalit. Gecaj është përfshirë në sherr, dukeu përdorur forcën. Viktima do të martohej disa javë më pas. Sipasrregullores së re, SIA (Security Industry Authority), që lëshonlicencat për truprojat e klubeve të natës, u ka dhënë të drejtëtruprojave të përdorin një forcë minimale kur ka ngatërresa. Klubi inatës "Opium Lounge" është një nga më të njohurit në rrugën "NorthStreet". Në këtë zonë jeton një komunitet i madh emigrantësh shqiptarqë prej vitit 1998.

Precendenti

Një ngjarje me motive të njëjta, si ajo në lokalin "Opium Lounge" kandodhur disa muaj më parë, në veri të Londrës, ku truprojat e lokalitSHOUT, në lagjen "Wood Green" goditën me shkop bejsbolli në kokë njëtë ri shqiptar. Ata janë akuzuar për tentativë vrasjeje. Ndërkohë,avokatët mbrojtës të shqiptarit kanë hedhur në gjyq kompaninë, e cilaka në pronësi lokalin duke kërkuar prej saj një dëmshpërblim për tëdëmtuarin. Sipas mjekëve, emigranti shqiptar, ka qenë me fat, pasigoditjet e marra duhet të ishin vdekjeprurëse.Në të njëjtën pozitë është edhe pronari i klubit më të madh striptizënë Londër, i quajtur "Stringfellow". Piter Stringfellow, pronar i tijështë hedhur në gjyq për të paguar 1 milion paund të vesë së GeorgeMac-Donald, i cili pasi u nxor nga lokali, u godit për vdekje ngatruproja Markus Marriot, një boksier amator. Mac-Donald u përplas nëtrotuar, duke thyer nofullën, ndërsa vdiq pak minuta më pas.

About Me

Veliupress


View My Stats