Sunday, 8 July 2007

Qato, tatuazh si Devid Bekam "Shqiponja, simboli nė ring"

Modės sė tatuazheve qė ka "pushtuar" tė gjithė njerėzit e sportit nuk i ka shpėtuar edhe doreza kuqezi, Kreshnik Qato. Prej disa javėsh, ylli shqiptar i boksit, i cili jeton dhe stėrvitet nė Londėr, nė pjesėn e shpatullave ka pikturuar njė shqiponjė tė madhe. Me shqiponjėn me dy krerė, tė realizuar nga njė mjeshtėr tatuazhesh nė Tiranė, boksieri tashmė nuk ka asgjė mė pak nė kėtė drejtim, se ylli i futbollit botėror, Devid Bekam. Mesfushori, qė nė sezonin e ardhshėm do tė militojė nė kampionatin amerikan me Los Anxheles Galaksi, ėshtė i shquar pėr tatuazhet e shumta, ku mė i madhi ėshtė nė shpatull. Disa kohė mė parė, Bekam ėshtė shprehur nė mediat britanike se kėtė tatuazh, ku ėshtė paraqitur kryqėzimi i Krishtit, e ka bėrė pasi njė gjė tė tillė ia sugjeroi bashkėshortja Viktoria. Si pėr koincidencė, e njėjta gjė ka ndodhur edhe me Qaton, i cili ka ndjekur mendimin e bashkėshortes, qė i ka kėrkuar tė tregojė prejardhjen e tij nė ring, jo vetėm me flamur, por edhe me diēka tjetėr, qė do tė ishte e pėrhershme. "Ishte bashkėshortja ime, Anila, ajo e cila mė nxiti tė kisha njė tatuazh tė tillė, pasi, sipas saj, nuk mjaftonte vetėm ngjitja nė ring me flamurin shqiptar. Tashmė shqiponja do tė mbetet pėrjetėsisht nė shpatullat e mia", tregon boksieri pėr "Shqip". Ai pranon gjithashtu, se ka kaluar tri orė tė sikletshme: "Sikur ta dija ēfarė sikleti dhe dhimbje kishte, nuk do ta bėja kurrė. Megjithatė, momentet e vuajtjes kaluan dhe tatuazhi duket bukur", pėrfundoi Qato, i cili nė muajin mars 2007, u shpall kampion Evrope pėr vendet ekstrakomunitare dhe duke fituar brezin EEBU. Sportisti ka marrė shumė komplimente nga ata qė ia kanė parė tatuazhin, sidomos nga trajnerėt e tij britanikė. Momentalisht, durrsaku 29-vjeēar vazhdon njė stėrvitje normale pėr t`u bėrė gati pėr nė vjeshtė, ku pritet tė zhvillojė disa duele.

About Me

Veliupress


View My Stats