Friday, 24 August 2007

Koment-Lad sigurimsi

A ju kujtohen oficerët e sigurimit të kohës së komunizmit të cilët ja nxinin jetën shqiptarëve?

Besoj se po. Për të gjithë ata të cilët nuk ja kanë arritur asaj kohe dhe nuk janë në dijeni të formave që përdornin, ku më kryesorja bërja e biografisë së njerëzve, lexoni faqen tre në numrin e ri (60) të Albanian Mail.

Mund të pyesni ç’lidhje ka kjo gazetë më ish sigurimin e shërbëtorët e saj famëkeq. Në pamje të parë asgjë. Por nëse lexon artikullin “Një shqiptare në X-Faktor” atëherë bindesh, se më shumë se një shkrim informues ai merret me biografinë e një familjen emigrantësh shqiptar në Londër.

Refuzimi për të dhënë një intervistë për gazetën Albanian Mail nga një këngëtare shqiptare me banim në Londër, kthehet në një artikull hakmarrës me aludime.

Shkrimi mban emrin e një gazetareje , por në fakt ajo nuk është autorja e shkrimit. Pas emrit të saj fshihet kryeredaktori Lavdrim Terziu i cili ka telefonuar prindërit e këngëtares në fjalë të cilët me mirësjellje janë shprehur:

“Vajza jonë nuk është e përgatitur për momentin të japë një intervistë, pasi ajo është në përgatitje e sipër për të firmosur një kontratë me një menaxher britanik”.

Kjo përgjigje duket se ka qenë shkaku që kryeredaktori pirat (them pirate pasi shkrimi në faqen 4 (numër 60) është vjedhur nga BBC, por mban firmën e një gazetareje të Albanian Mail) i kësaj gazete të hidhet në sulm.

Si një sigurims i vërtetë ai ndër të tjera në artikull shkruan:

“Një tjetër gazetar që ka tentuar të kontaktojë familjen T… rreth kësaj çështje u shpreh se kishte ndjesi se gjysma e familjes T… donte ta mbante në hije origjinën shqiptare. Familja T…nga Shkodra jeton në Londrën Jugore.

Përballë një trillimi të vërtetë, nëna e këngëtares më thotë se asnjë gazetar tjetër nuk na ka kontaktuar për intervistë, përveç zotit Terziu.

Gjithçka duket qartë. Ky citim është një sajesë e dhimbshme njëkohësisht e hidhët për këtë familje, e cila me shumë mund është përpjekur të ndërtojë jetën në Angli. Ndërsa tani duhet të lexojë biografinë e saj në një gazetë të cilës vajza refuzoi ti japë intervistë.

Për cilindo gazetar një metodë e tillë Alla-Terziu do të ishte turp madje një gabim profesional që nuk falet.

Në fakt po të vëresh me vëmendje artikujt Made by Lavdrim Terziu e përbashkëta e tyre është vetëm një; Dezinformim.

Që nga koha e ri-daljes në treg e kësaj gazete, ky njeri e ka kthyer atë në tribunë hakmarrje për individë të caktuar, përfshi mua e jo në një tribunë informimi për emigrantët shqiptarë në Angli, siç ishte qëllimi i saj kur doli për here të pare në 2003-shin, kohë kur Lavdrim Terziu flinte gjumë në një hotel periferik të Londrës, “si i dërguari special i një reviste franceze”, thua se ti se ky ishte ekuivalent i Rageh Omar të BBC-së.

Metodat hakmarrëse për ata që i kanë thënë jo intervistave në Albanin Mail, janë të njohura. Të njëjtin fat pati shkrimtari i njohur ish –ministër i jashtëm Besnik Mustafaj të cilit Terziu i botoi në gazetë numrin privat të celularit.

Ai nuk kurseu edhe këshilltaret e tij zonjushën Desada Meta duke bërë po të njëjtin veprim.

Dezinformimi i shqiptarëve të Anglisë do të vazhdonte me një lajm nga sporti.

Kur Kombëtarja shqiptare luajti kundra Anglisë, Lavdrim Terziu do të shkruante:
“Kjo ndeshje u ndoq nga 7,000 shqiptar në stadiumin Turf Moor ku kapaciteti i tij ishte 11 mijë vënde.”.
Faktet flasin krejt ndryshe. Federata angleze kishte vënë në dispozicion vetëm 300 bileta për shqiptarët. Në autobusin e nisur nga Londra ishin vetëm 12 veta njëri prej tyre Terziu.

Si u bënë 7,000?
Apo haluçinacionet e tij prodhuan një të tillë?
Këtë e din vetëm ai.

Metoda e dezinformimit do të vazhdonte në artikullin “Ulje dënimi për shqiptarin që përdhunoi “ në numrin 58 të Albanin Mail ku shkruhet: “Gjatë të gjithë procesit hetimor është zbuluar se pasaporta shqiptare e Xhelollarit ishte në fakt e falsifikuar.

E vërteta është krejt ndryshe. Jetmir Xhelollari kurrë nuk ka përdorur një pasaportë false. Ai ka hyrë në Angli me pasaportën Nr Z1881429 lëshuar nga komisariati i Shkodrës.
Një pyetje zotit Terziu.
-Si mundet një person me pasaportë false shqiptare të marrë vizë në Ambasadën Britanike në Tiranë, ku gjithçka kontrollohet në mënyrën më të hollësishme?

Shpresa Program një shoqatë e suksesshme, (kjo jo pse e them unë, por e tregojnë faktet) do të përfshihej në dezinformimet e errëta prodhim i tij.

“Dita Shqiptare e verës” e cila tashmë është monopolizuar në një farë mënyre nga fondacioni Shpresa Programe” shkruan Lavdrim Terziu në numrin 57.

Mundet ky shqiptar të dallojë kuptimin e fjalës Monopol?
Besoj se po, ose e përdor me qëllim të keq. Për ta kuptuar më mirë po ia faktoj.

Si mund ta quash monopol të Shpresa Program një aktivitet të tillë, kur katër muaj më parë kjo shoqatë ka dërguar njoftim me email shoqatave të tjera që të bashkëpunojnë?

Madje në një reklamë të Albanian Mail për këtë aktivitet, në numrin 55 të saj, logoja e kësaj gazete ishte vendosur si mbështetëse e aktivitetit.

Faktet flasin vetë. Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e disa shoqatave shqiptare në Angli me aq sa patën mundësi. Pra nuk është monopol.

Apo arsyeja për të etiketuar të tillë ishte se emri i Lavdrim Terziut dhe gazetës që e nuk u përmend asgjëkund?

Zoti Terziu ju mund të mashtroni ditë e natë lexuesit e tu, por jo të gjithë.

Duke u marrë me origjinën e njerëzve, duke sajuar epitete monopolesh, brirësh apo boksierësh falco, e duke përdorur gazetën si organ hakmarrje, tregoni lëkurën tuaj të vërtetë. E cila nuk ka asgjë më pak se ish-sigurimsat e shtetit në kohën e komunizmit.

Fatkeqësisht fara e tyre s’paska qenë zhdukur, madje është ende gjallë në mes të Londrës, e kamufluar nën petkun e një gazetari (në fakt këtë fjalë të fundit po e shkruaj me frikë pasi sa shkrova më sipër ja heqin vlerën asaj).

Kaq për sot Lad Sigurimsi.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats