Wednesday, 12 September 2007

Dua pasaportën e ministres

Dua pasaportën e ministres

I maskuar si “hallexhi”, Muhamed Veliu bleu në Londër për 550 paund pasaportën me foton e ministres së brendshme Jacqui Smith. Zbulimi i një rrjeti të sofistikuar letonez dhe rreziqet e vjedhjes së identitetit. Ku kanë hyrë në lojë edhe shqiptarë

Nga Fatos Mahmutaj
Revista KLAN

Muhamed Veliu e ka ndarë mendjen të hidhet “me kokë” në rreziqet e profesionit
të gazetarit investigativ në Angli, duke arritur rezultate që i kanë zili mjaft kolegë të tij.
Pas “minave” në stadiumin më të madh anglez Wembli dhe “pajtimit të killerave”, tashmë skandali i rradhës është prodhimi i pasaportës së të dashurës së tij imagjinare me gjeneralitete të rregullta të një qytetareje letoneze, por me foto të ministres së brendshme britanike Jacqui Smith.
I kanë mjaftuar vëtëm 550 stërlina, për ta pajisur ministren me pasaportë letoneze. Kaq ka mjaftuar për të shkaktuar një “tërmet” në zyrat e Scotland Yard që kanë nisur një hetim të rrufeshëm. Klan ekskluzivisht sjell fotot dhe detajet e investigimtit.
“Ekspozojmë studentin e Londrës që të furnizon me pasaporta perfekre për 550 sterlina”
Ky ka qënë titulli i gazetës londineze “Evening Standard” disa ditë më parë, që ka bërë menjëherë efektin e duhur.
Oficerë të operacionit “Maksim” në Scotland Yard që hetojnë krimet e të huajve në Londër menjëherë kanë telefonuar gazetën “Evening Standard” që zbuloi skandalin.
Ata kanë kërkuar të kenë në dispozicion të gjitha fimimet sekrete gjatë dy takimeve të Muhamed Veliut me studentin letonez i përfshirë në këtë biznes.
“Natysrisht më vjen mirë që investigimi im në bashkëpunim me “Evening Standard” krijoi një reagim të menjëhershëm në strukturat hetimore të Scotlad Yard. Kjo do të thotë që investigimi ishte i goditur” thotë gazetari Veliu i cili krahas punës si reporter investigativ për mediat britanike që prej Janarit të 2006-tës punon edhe si korresponden i Top-Medias.
Ekskluzivisht për revistën Klan ai rrëfen detajet e investigimit më të fundit.
“Ne ngritëm një problem që në fakt është detyra e ç’do gazetari për ta bërë një gjë të tillë. Në këtë rast nuk kishim të bënim thejsht me falcifikator të rëndomtë që prodhonte pasaporta falce. Letonezi Eddie Graudi kishte ndërtuar një rrjet perfekt që fillonte në vendlindjen e tij ku miq apo shokë bënin blerjen e pasaportave njerëzve të ndryshëm. Pastaj ata vecse ndërronin foton. Kjo ishte e veçanta e këtij investigimi pasi ne treguam se një biznes i tillë me pasaporta sa vjen e sofistikohem pamvarësisht se qeveritë e shteteve Europiane po mundohen të fusin në përdorim pasaporta me elementë biometrikë.
Shpeshherë problemet investiguara nga gazetarët kanë shërbyer si piknisje e shumë hetimeve madje ka patur raste që këtu në Britaninë e Madhe të ndryshojnë edhe ligjin për cështje të caktuara.
Shpresoj që ajo ditë të visj shumë shpejt kur gazetarët të bëjnë ndryshime të tilla me raportet e tyre investigative të merren në konsideratë nga qeveria shqiptare” thotë ai. Pas sukesit të radhës me këtë shkrin investigativ në “Evening Standard” Veliu nuk pranom të rrëfejë të gjithçka se ç’farë po investigon momentalisht. Por shprehet se është në përfundim e sipër të një investigimi që ka të bëjë me shëndetin e shtetasve britanik që blejnë cigare kontrabandë të ardhura nga Polonia.
“Qytatarët britanik që prej disa muajve kanë filluar të blejnë cigare të lira nëpër dyqanet ku shiten ushqime polake të cilat i gjen në ç’do cep të Londrës, të mbira si kërpurdhat pas shiut pas futjes së Polonisë në BE. Nëse një paketë Marlboro që shitet në kioskat e licencuara kushton 5,80 stërlina tek polakët një e tillë blihet me 2,50 apo 3,00 stërlina. Nga analizat e bëra na rezulton se paketat e shituta nga polakët janë prodhuar nga një duhan i një një cilësie tejet të ulët, që shkakton probleme kancerogjene tek përdoruesit. Ky investigim ka si qëllin ndërgjegjësimin e qytetarëve britabik për të tilla cigare. Në fakt ata po paguajnë pak para për cigaret e blera tek polakët por në anën tjetër rreziku për shëndetin është shumë herë më i lartë”.

Hetimi

Eddie Graudi merret vesh me identitetet. Natyra e tregtisë së tij përfshin patenta makinash, numra sigurimi kombëtar dhe pasaporta. Sidomos pasaporta. Graudins ndjek fundin e dallavereve të Londrës në dokumente false të cilat, i ka zbuluar një hetim i “Evening standard”, që të bën të tallesh me kontrollin e kufijve në Britani. Për 550 sterlina një reporter i maskuar ka b;lerë një pasaportë e cila mund të ishte përdorur për të fituar lejeqëndrimi në Britani, hyrje në sistemet e kujdesit të shëndetit dhe pasurive. Ndryshe nga shumë dokumente false të tregtuara në nënbotën e Londrës, pasaporta nuk ishte një mashtrim i zgjuar. Ajo ishte e vërtetë. Graudins dhe rrjeti i tij ishin specializuar në pasaporta të cilat vlerësoheshin si korrekte dhe të vlefshme. Kjo e bëntëe këtë operacion shumë të rrezikshëm. Me një nga pasaportat e tij, në zbuluam se një kriminel apo terrorist mund të lëvizte i padiktuar rreth botës. Dhe për 2 000 sterlina banda e tij mund të sigurojë një identitet të plotë të cilët kriminelët e përdorin për të kryer krime serioze. Bankat, kemi mësuar, janë shënjestra kryesore e një vagabondi që klienttë hajdutë të Graudi e përdorin për të zhvatur qindra mijëra paund. Për më shumë se një vit, në komunitetin evropian të pjesës lindore të londrës kanë qarkulluar fjalë për "rusin e madh" i cili mund të të pajisë me dokumente perfekte. Një njoftim e dërgoi reporterin tonë të maskuar në një pub në Stratford, në lindje të Londrës. Duke u hequr si shtetas maqedonas i cili kiishte nevojë për një pasaportë të Bahskimit Evropian për të dashurën e tij, një ndërmjetës i dha atij një numër celulari. Dali se ai ishte një nga shumë numrat e celularëve të përdorur nga Eddie Graudins.
I kontaktuar nga repoteri ynë, Graudins tha se mund ta ndihmonte me dokumetet që i duheshin. Jashtë supermarketit “Morrisons” në Stratford u organizua një takim. Graudins është i madh, por ai nuk është rusi i madh. Ai tha se është letonez dhe jeton nhë Londër prej dy vitesh. Ai është regjistruiar në një kolegj në veri të Londrës, tha, dhe e quan veten student.
Hetimi ynë sugjeron se ai ka pak kohë për të studiuar. Pranë tij ka një çantë plastike të kuqe të mbushur me dokumente për klientët e tij. Ai i tha klientit tonë se mund t’i siguronte një pasaportë të vërtetë letoneze, të vlefshme për të hyrë dhe banuar në Britani që pas hyrjes së vendit në BE, nën identitetin e personit të cilit i është lëshuar rregullisht.
"Më sill një foto tyë së dashurës tënde dhe njerëzit e mi do të të gjejnë një grua të së njëjtës moshë", tha ai. Ai shpjegoi se personi që do të përdorë pasaportën do të identifikohet me atë emër. "Do të ndryshojmë vetëm foton, do të jetë perfekte", tha ai. Ai kërkoi për një paradhënie prej 50 sterlinash dhe 500 të tjera do t’i jepeshin në fudn të punës. Do të na duhen tre javë, tha ai. Në bisedën e regjistriuar fshehtas nga reporteri ynë, Graudins tregoi se ai i dërgon fotot në Letoni ku më pas ato futen në pasaporta origjinale. Ai tha se bashkëpunëtorëte tij në Letoni kishin një teknikë speciale shumë inteligjente për të shkëmbyer fotot në pasaporta.
"Me të mund të shkosh kudo. Askush nuk mund ta dallojë", shtoi. Ai tregoi se pasaporta ishte blerë nga njerës të cilëve ajo nuk u duhej, por anekdoda jonë sugejron se ai është në rrjetin e dokumentave të vjedhura. Ne i dhamë një foto nëpërmasat e pasaportës së sekretares së Brendshme Jacqui Smith dhe bëmë porosinë.
Pas tre javësh Eddie telefonoi dhe tha: "Porosia është gati". përsëri u organizua një takim jashtë supermarketit “Morrisons” në
Stratford. Këtë herë Eddie ishte më i qetë dhe bisedinte më shumë. "kam qenë shumë i zënë" tha ai. "Sapo kam marrë përsipër të bëjmë dokumentet e një zonjë nga Ukraina. Ajo i donte ato me emrin e saj të vërtetë. Eshtë pak më e vështirë por ne mund ta bëjmë këtë". Ai shpjegoi se shkëmbimi i fotove të pasaportës origjinale ishte mënyra më emirë për t’i mashtruar autoritetet.
"Nëse duhet të vendosësh emrin tën të vërtetë do të jetë më e kushtueshme", tha ai. "njerëzite mi e heqin faqen e parë nga pasaporta dhe vendosin një të re me emrin e vërtetë. Nuk mund ta dyshosh. Sapo kam përfunduar një për një nga kluientët e mi. Ai ishte shumë i kënaqur me të".
Pasaporta që ne siguruam ishtë lëshuar në vitin 1999. këto pasaporta të vjetra ishin të vlefshme, por letonia i kishte ndryshuar ato duke dhënë të reja sipas standardeve ndërkombëtare në vitin 2003, ku foto e pasaportësë skanohet në një faqe. Eddie tha se ai mund të siguronte edhe një nga pasaportat e reja, por do të kushtonte dyfishin e asaj të vjetrës. "Mund ta bëj këtë për 1,100 sterlina", tha ai. "Ky është çmimi më i mirë që mund të jap".
Ai tha se e gjithë puna bëhej në Letoni. "Stafi që punon për këtë këtu është vetëm bishti" tha ai. Sipas tij, pasaportat që prodhohen në Londër janë shumë të dallueshme nga policia dhe autoritete e emigracionit. Por ka një treg të madh për falsifikime, si ai që një hetim tjetër i “Evening Standard” zbuloi dy vite më parë. Atëherë një reporter i maskuar bëri marrëveshje me një anëtar bande të veri të londrës për pasaporta. Ne blemë një pasaportë britanike dhe një franceze për gjithsej 3,000 sterlina.
Dokumentet që siguruam dy vite më parë u vlerësuan si mashktrime të përsosura, por pasaporta që siguruam nga Graudins ishte ndryshe, ajo ishte lëshuar në m,ënytrë të rregullt dhe zor se mudn të dyshioje për të. Tom Craig, një ish zyrtar i “ Scotland Yard” që tani punonn në luftën kundër identiteve të rreme ia dha pasaportën një ekzaminuesi rigoroz.
"Manipuluesi ka ndryshuar foton me fare pak çrregullim" tha ai. "për mendimin tim ky dokument, me foton e personit të dytë që e ka marrë, mund të opërdoret për të udhëtuar në të gjithë botën dhe nuk do të dyshohej për të. Mund të përdoret edhe për të hapur llogari bankare, të filloh një punë dhe vërtetosh identitet. Kjo lloj alternative është e vështirë për t’u dalluar".
Muajin e kaluar zyrtarë nga “Met.'s Economic and Specialist Crime Command” (“Komanda e Krimit”) sulmuan një apartament me dy shoma gjumi në Poplar Grove, Colney Hatch, në veri të Londrës pas një operacioni vëzhgimi të shërbimeve sekrete. Kur ata hynë brenda zbuluan dy dollapë të mbushur me dokumente të rreme. Policia numëroi 212 pasaporta të rreme britanike dhe 1 600 të tejra nga vende evropiane dhe Koreja e Jugut. Në kohën kur ata hynë po prodhohej nëj patentë false në printerin e dhoëms së pasme.
Ata arrestuan dy bullgarë dhe një kosovar në këtë adresë dhe më vonë një bullgar dhe një shqiptar. Operacioni ishte një sukses i madh për Scotland Yard në luftën kundër mashtruesve të doklumneteve që duket shpesh e pafitueshme. Inspektori dedektiv Nick Doëning tha se dokumenete e bllokuara ishin sasia më e madhe eakpur ndonjëherë në tregum e identifikimeve të rreme dhe në tregun e rrugës kishin një vlerë prej rreth 1 milion strelina.
"Ne jo vetëm që kemi shkatërruar një rrjet kriminal të mirëorganizuar, por kemi bërë edhe Londrën më të sigurt" tha ai. "Këto dokumente do t’i shërbenin gjithkujt që do të hyjë ilegalisht në Britani apo do të kryejë aktivitete të shumëlloojshme kriminale. Ato shiten pa bërë dallime nga ata që i prodhojnë dhe pa asnjë keqardhje se kujt mund t’i përkasin ato në të vërtetë".
Kjo çështje është aspekti më i frikshëm i Londrës në tregtinë e pasaportave false dhe dokumenteve të identifikimit. Ato mudn të përdoren nga terroristë që duan të kalojnë kontrolin e kufijve. Dikur në Britani një individ mudn të përdorte dikë si Eddie Graudins për të marrë një identitet të plotë. Graudins mburrej se ai mund të siguronte karta sigurimesh për 1 000 strelina. Ai gjithashtu të pajiste me fatura dhe referenca false.
Këto përdoren nga kriminelët për të marrë kredite dhe borxhe nëpër banka të cilat nuk kanë ndër mend t’i ripaguajnë kurrë. Sh[esh ato bëjnë multi aplikime nën identitete të ndryshme dhe kur kanë mbledhur paratë, zakonisht dhjetëraa mijëra paund, ata thejsht zhduken duke lënë pas identitrete e tyre të rreme. Mashtrimi i identitetit dhe krimi i organizuar i kyushtojnë Britanisë 1.3 miliardë sterlina në vit. Ndryshimi i teknoliogjisë së re të pasaportave, në të cilat fotot skanohen në faqe që përmban detaje biometrike, ishte një strukturë në funksion të frenimit të mashtrimeve. Por kur zyrtarët e “Operacionit Maxim” sulmuan fabrikën e dokumenteve në Colney Hatch ata gjetën rreth 2 000 faqe me bio-të dhëna të rreme dhe pajisje skanimi, gjë që tregon se kriminelët e kishin gjetur një mënyrë për të mposhtur edhe sigurinë e prodhimit të pasaportave më të sofistikuara.
Graudins mburrej se ai mund të pajiste me pasaporta të reja të teknologjisë së lartë. “Kjo është thjesht çështje parash”, tha ai.

About Me

Veliupress


View My Stats