Thursday, 11 October 2007

Angli, fushatë kundër dy "pedofilëve" të kërkuar

Procesi i ekstradimit ngjall reagime. Anglezët, dyshime se gjithçka
është sajesë

Nga Londra
Muhamed Veliu

Fillimi i procedurave të ekstradimit për llogari të drejtësisë
shqiptare të dy shtetasve britanikë të akuzuar për pedofili, ka
shkaktuar reagimet e para tek ata të cilët i kanë njohur nga afër
Dino Christodouloun e Robin Arnold.
Në mbrojtje të Christodoulou janë rreshtuar edhe drejtues të lartë të
kishës lokale, të cilët mendojnë se bashkëqytetarit të tyre 44-vjeçar
i është ngritur një kurth. Rev Bernard Cocker, i cili drejton
organizatën e bamirësisë "International Aid Trust" është shprehur në
një intervistë për mediat lokale se Christodoulou, është një njeri me
integritet.
Sipas atyre që e kanë njohur për të cilin prokuroria shqiptare,
bazuar në dëshmitë e fëmijëve thotë se ai është njeriu kyç në
abuzimet e tyre, mësohet se ai prej shumë vitesh është angazhuar në
misione bamirësie. Dino Christodoulou u prangos muajin e shkuar në
qytetin e Blacburnit për llogari të prokurorisë shqiptare.
Ai që në momentin e arrestimit, së bashku me avokatët, kanë nisur
betejën për bllokimin e procesit të ekstradimit nga Anglia për në
Shqipëri. Pastori Gerald Norcross, i kishës "Colne Gospel
Fellowship", njëkohësisht drejtues i "Colne Churches Together" është
njëri prej mbështetësve të fushatës "Drejtësi për Dinon". Më 25 tetor
në një gjykatë londineze, Dino Christodoulou dhe Robin Arnold, do të
marrin pjesë në seancën e radhës të një procesi ekstradimi.
Në ngarkim të tyre, prokuroria shqiptare thotë se ka prova të
mjaftueshme që vërtetojnë përfshirjen në marrëdhënie seksuale me të
mitur.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats