Sunday, 28 October 2007

Ekspertë shqiptarë në bllokim ekstradimin e dy “pedofileve” britanik

Ekspertë shqiptarë në bllokim ekstradimin e dy “pedofileve” britanik

Robin Arnold edhe në Angli nën hetim


Nga Gjykata Westminster Magistrate Court
Muhamed Veliu

Fati ekstradimit të dy shtetasve britanik të kërkuar nga drejtësia shqiptare për abuzime seksuale me fëmijë jetim në Tiranë, do të varet nga një raport hartuar nga ekspertët shqiptarë.
Avokatët mbrojtës të Robin Arnold dhe Dino Christodoulou në seancën e djeshme të ektradimit në gjykatën Westmister të Londës,kërkuan më shumë kohë për hartimin e këtij raporti. Ben Cooper avokati mbrojtës i Dino Christodoulou sqaroi se raporti do të evidentojnë gjëndjen e burgjeve shqiptare si dhe sa i drejtë e i pavarur është sistemi i drejtësisë në Shqipëri dhe proceset gjyqësore.
Më tej në fjalën e tij zoti Cooper deklaroi se për këtë janë kontaktuar ekspertë shqiptarë të drejtëve të njeriut të cilët në të shkuarën kanë shkruar raporte të këtij lloje. Kjo kërkesë vendos ballë për ballë prokurorinë shqiptare e cila përmes tre dosjeve voluminoze sjellë në Angli, kërkon ekstradimin e dy britanikëve me ata të drejtave të njeriut.
Të dy të akuzuarit nga drejtësia shqiptare kanë qënë të pranishëm në sallën numër tre të kësaj gjykate.
Robin Arnol i veshur me një bluzë ngjyrë e verdhë polo me mëngë të shkurtra dhe një pale tuta sportive gri e hapët veshje standarte e burgjeve angleze, sikur të ishte nën gjëmba ka dëgjuar zhvillimet e procesit. Fytyra e tij përcillte shqetësim.
E kundërta ndodhte me Dino Christodoulou cilësuar nga fëmitë e abuzuar si “njeriu u tmerrshëm i qendrës”. Ai kishte veshur një palë pantallova xhins, dhe bluze v-neck ngjyrë ulliri me shirita bezhë. Në mes të saj ishte stamposur një kryq i vogël me ngjyrë të zezë.
Qiprioti me shtetësi britanike ka qënë i qetë duke ndjekur me vëmendje maksimale procesin madje kur ka hyrë në sallën e gjygjit ka buzëqeshur në drejtim të gjukatëses dhe vëllait ulur në galerinë e publikut.
Seanca është hapur nga përfaqësuesja e shtetit shqiptarë në këtë proces Extradimi Claire Dobin e cila ka paraqirur para gjykatës një dokument me akuzat e reja ngritur nga prokuroria shqiptare për dy ish punonjësit e qendrës “Fëmijet e Tij” në të cilën u abuzuan fëmijë të moshës 5 deri 13 vjeç.
Nga ky proces u mësua se Dino Christodoulou shpenzimet e bllokimit të ekstradimit dhe për një pjesë të shpenzimeve për raporin që do të hartohet në Shqipëri i pagun vetë. Ndërsa e kundërta ndodh me Robin Arnold. Është shteti britanik përmes sistemit “Legal Aid” që mbulon shpenzimet. Të dy ata mbahen të izoluar në burgun e Brikstonit në jug të Londrës.
Për drejtësinë shqiptare ektradimi Robin Arnold mbase do të jetë mision i pamundur. Momentin kur ai u arrestua për llogari të prokurorëve shqiptarë, ishte nën hetim për një krim që ka të bëjë me përdorim dhune.
“Klienti im vazhdon të jetë nën hetim për këtë krim” tha avokatja e tij mbrojtëse Rachel Scoot pa zbuluar detaje se cili është krimi për të cilin është nën hetim Arnold.
Një situatë e tillë do të thotë se nëse ndaj tij policia lokale ku ai banonte dhe mendohet të ketë kryer këtë krim ngrin akuza, atherë procesi ektradimit kalon në plan të dytë.
Megjithatë gjykatsja britanike e cila po shqyrton këtë çështje ekstradimi paralajmëroi avokatët mbrojtës se në seancën e radhës pamvarësisht se ç’farë ndodh me Robin Arnol i akuzuari tjetër Christodoulou do të përballen me procedurat në vahzdim.
Të dy të akuzuarit i mohojnë akuzat për ngacmime seksuale me tëmitur sipas nenit 100/2 të kodit penal shqiptar.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats