Tuesday, 30 October 2007

Financieri Herland Bilalit dy vjet burg

Ermal Terziu pagoi shpenzimet e fshehjes dhe largimit nga Anglia pas krimit

Financieri Herland Bilalit dy vjet burg

Bilai vrau Prel Markun. Plagosi katër rivalë të tjerë shqiptar

Nga Londra
Muhamed Veliu


Një i ri shqiptarë që ndihmojë financiarisht një mikun e tij vrasës për ti shpëtuar arrestimit në Angli është dënuar me dy vjet burg.
Emigranti Ermal Terziu me banim në zonën Islington në Londër është gjetur fajtor nga gjykata e krimeve të rënda Old Bailey.
Njëzet vjeçari Terziu ishte ai i cili ndihmoi financiarisht Herland Bilalin që ndodhej në arrati, pasi në 14 Tetor 2006 vrau Prel Markun dhe plagosi katër persona të tjerë.
Mitivi këtij krimi kishte të bënte me kontrollin e zonave në qendër të Londrës ku grabisnin automatët e parkingjeve.
Ndihma financiare e Terziut vazhdoi kur Bilali u arratis me sukses nga Anglia.
Terziu ka pranuar në gjykatë gjatë procesit se i ka dërguar para atij në Belgjikë,shteti i parë ku ka vazhduar arratinë 30 vjeçari Bilali.


Rrjeti

Policia londineze pas një hetimi të gjatë për kapjen e Bilalit zbuloi se Terziu një prej ushtarëve të Bilalit në grabitjen e automatëve të parkingjeve ishte ai i cili sponsorizoi financiarisht për fshehjen e Bilalit në Mancester dhe më pas largimin përmes dokumentave falc jashtë Anglisë.
Pranimi akuzave nga Ermal Terzi çoi në një denim të lehtë me dy vite burg ndërkohë për këtë vepër penale dënimi shkon deri në 6 vite burg.
Vetë Terziu ishte njëri prej antarëve të një rrjeti kriminal ndërtuar nga Bilali të cilët boshatisnin paratë nëpër automatet e parkingjeve.
Herland Bilali është njëri prej dhjetë personave më të kërkuar nga Scotland Yard.
Ai mundi ti shpëtojë policisë së Manchesterit ndërkohë që në pranga për krimin e vrasjes së Prel Markut me origjinë nga Shkodra ranë Muhamed Mehmeti, Lulzim Bici dhe Kujtim Spahiu.
Që të tre ata dolën përpara një gjykate londineze për me akuzat për vrasje dhe tentativë vrasje.

Hakmarrja

Shqiptarët e armatosur tentuan të vrisnin pronarit e lokalit Musa Prahmani për ta eleminur si një dëshmitar që pa vrasjen.
Petrit Brahaj i plagosur me tre plumba sëbashku me Agron Gjonin u hodhën nga kati i tretë i ndërtesën në zonën Park Royal.
Gjatë procesit Herland Bilali u cilësua si “Gun-man” (njeriu i armatosur) por çmimin për këtë ngjarje do ta paguante Kujtim Spahiu i cili u dënua me 33 vite burg.
Ndërsa Mehmeti me Bicin nga juria e procesit gjyqësor që zgjati 7 javë u gjëtën të pafajshëm.
Policia londineze nuk kishte fakte të mjaftushme nëse Spahiu kishte hapur zjarr në drejtim të katër rivalëve të cilët i përkisnin grupit të Petrit Brahajt një tjetër grabitës parkingjesh.
Por dëshmia Bicit në proces ishte vendimtare. Ai deklaroi se Kujtim Spahiu shkoi i armatosur por nuk ka parë nëse edhe Spahiu baba i dy fëmive, shtiu kundra klanit të Brahajt, pasi sëbashku me Mehmetin i pritën ata në makinë.
Me tëmbaruar hakmarrja e përgjakur Bilami, Spahiu, Mehmeti dhe Bici u larguan për në drejtim të Mançesterit për ti shpëtuar policisë.

“Tradhëtia”

Fillimisht disa javë pas kësaj ngjarje të rëndë i pari që do të arrestohej ishte Mehmeti pasuar nga Bici. Një informacion i saktë se ku mund të gjindej Bilali dhe Kujtim Spahiu çoi në arrestimin e këtij të fundit por jot ë Bilalit.
Burime të pakonfirmuara thonë se ky informacion në këmbim të një dënimi më të lehtë mund të jetë dhënë nga Bici. Një njohës i afërt i konfliktit Brahaj-Bilali thotë për Shqip se kuksiani Herland Bilali fshihet në një kryeqytet europian në vëndet nordike.
Bilali ka qënjë një kontigjent njohur krimi për Scotland Yard. Në 2004 ai së bashku me katër persona të tjerë të cilët akuzoheshin për pengmarrjen e këngëtares Manushaqe Vata u lane të lire pasi këngëtarja nuk pranoi të ipte dëshmi në gjykatë kundra të katërvr njëri prej tyre ish i dashuri truri pengmarrjes.
Herland Bilali u la i lire pasi ishte në proces për tju shqyrtuar kërkesa e azilit. Kjo lënje e lirë nga drejtësia britanike do ti kushtonte jetën Prel Markut i cili sipas policisë u ndodh në momentin e gabuar në vend të gabuar.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats