Wednesday, 24 October 2007

Grabitja 53 milion paund

Jetmir Buçpapaj vinte me njerëzit që u përgatita maskat". "Zonja M" bashkëpunëtore e drejtësisë

Dëshmitarja inkriminon shqiptarin Buçpapaj


Ja provat që mund të "gozhdojnë" dy të akuzuarit nga Tropoja

Nga Gjykata e Krimeve te Renda Old BaileyMuhamed Veliu

Gjykata Britanike e Krimeve të Rënda, Old Bailey në Londër, ka dëgjuar dëshmi të reja, të cilat inkriminojnë akoma më shumë, në supergrabitjen e 53 milionë paund, njërin prej dy shqiptarëve të akuzuar. Ai është Jetmir Buçpapaj, 26 vjeç, me origjinë nga Tropoja, emigrant në Angli që prej 1998. Një ish-parukiere, e cila u përdor nga grabitësit për t‘u siguruar atyre maskat e përdorura në grabitjen më të madhe e ndodhur në historinë e Britanisë së Madhe, nga e akuzuar, ka fituar statusin e bashkëpunëtores së drejtësisë.
Kjo u arrit pas një marrëveshjeje mes avokatëve të saj dhe prokurorisë, e cila ia rrëzoi akuzat. Ajo në dëshminë e saj, dje në javën e 17 të këtij procesi, tha se një javë përpara se të ndodhte grabitja nuk shkoi në sallonin e bukurisë ku punonte, por u mor me maskat, të cilat u përgatitën në shtëpinë e saj. Me urdhër të gjykatës, emri i saj nuk mund të bëhet publik. Ajo njihet zi "Zonja M". "Gjatë të gjithë kohës kur përgatisja maskat Jetmir Buçpapaj vinte së bashku me Lee Rasha (truri grabitjes) dhe të tjerët. Kam përgatitur shtatë maska. Nuk e dija qëllimin se ku ato do të përdoreshin. U urdhërova ta bëja një gjë të tillë nga bosi im i sallonit ku punoja", ka deklaruar "Zonja M".Parukierja britanike ishte e para që do të arrestohej si e përfshirë në këtë krim.Grame Willson, baristeri mbrojtës i Lee Rashën, i cili momentin e arrestimit ishte në të njëjtën makinë me Jetmir Buçpapën, e pyeti "Zonjën M" nëse ajo kishte marrë 50 mijë sterlina si shpërblim. "Jo" ishte përgjigja e saj.Baristeri Willson, së bashku me atë mbrojtës të Jetmir Buçpapës, njërin prej juristëve më të njohur në Britani, zotin Charls Conway, i kërkuan gjykatësit Mr. Justice Penry Daves që prokuroria së bashku me policinë të tregojnë emrin e informatorit që dha informacionin e saktë rreth "Zonjës M", sipas të cilit u arrit në arrestimin e saj. Kjo për të krahasuar dëshminë e saj, e cila nga avokatët mbrojtës të 7 të pandehurve është gënjeshtër vetëm e vetëm për të shpëtuar veten e saj, e dëshmuar kundra të shtatëve që akuzohen për konspiracion në grabitje me armë dhe pengmarrje.Nga dëshmia e "Zonjës M" nuk është prekur 24-vjeçari Ermir Hysenaj. Ai nuk është parë asnjëherë nga ajo në shoqërinë e Buçpapajt dhe të tjerëve. Sipas prokurorisë, roli i zotit Hysenaj në këtë grabitje ishte dhënia e informacionit për hyrje-daljet e depos ku u grabitën paratë, sistemit të survejimit dhe mësimit të kodit të hapjes së dyerve. Ndërkohë miku i tij Jetmir Buçpapaj sipas prokurorisë ka pasur "rol aktiv në grabitjen dhe pengmarrjen e menaxherit të depos".Për Buçpapajn prokuroria britanike e ka ndërtuar akuzën mbi një sërë provash. Pas arrestimit në Londër, gjatë kontrollit të shtëpisë shumë afër depos, i janë gjetur pajisje survejimi. Ka prova se makina e tij është parë disa herë afër shtëpisë së menaxherit të depos, i marrë peng më pas. Këto udhëtime sipas prokurorit Sir John Natting janë përdorur si "ekspedita" fakt-mbledhëse për të mësuar pozicionin e shtëpisë nga ku u mor peng edhe gruaja me djalin e mitur të menaxherit Colin Dixon.Po ashtu, nga paratë e gjetura deri më tani, që janë 21 milionë paund dhe kontenjierët me të cilën u transportuan është gjetur AND-ja e Jetmir Buçpapajt. Janë zbardhur tabulatët telefonike mes tij dhe gjashtë të tjerëve në këtë proces. Fakti më interesant në provat që ka në dorë akuza britanike është edhe theksi me të cilin Buçpapaj flet anglisht. Ai ka një aksent sikur të ishte një afrikanojugor i vërtetë. "Gjatë të gjithë kohës kur përgatisja maskat Jetmir Buçpapaj vinte së bashku me Lee Rasha (truri grabitjes) dhe të tjerët. Kam përgatitur shtatë maska. Nuk e dija qëllimin se ku ato do të përdoreshin. U urdhërova ta bëja një gjë të tillë nga bosi im i sallonit ku punoja"

Provat e supergrabitjes

"Njëri prej grabitëse kishte theks prej South Afrikani", ka thënë në polici njëri prej punëtorëve që u lidhën gjatë grabitjes.Nga ekspertiza e zërit doli që atë aksent, nga shtatë të arrestuarit e kishte Jetmir Buçpapaj, një djalë shumë popullor për komunitetin shqiptar në Jug të Anglisë, sidomos në zonën Kent.Si për prokurorin Natting dhe baristerin mbrojtës të shqiptarit zotin Charls Conway aksenti i anglishtes që flet ai mbetet mister. Shuma e parave prej 1,3 milionë paund të gjetura në zonën Ashford, prokuroria thotë që janë të Jetmir Buçpapës, si shpërblim për rolin e tij në grabitje. Për Ermir Hysenaj provat janë më të pakta. Ai është cilësuar nga prokuroria si "njeri i brendshëm" i grabitësve. Hysenaj ia ka kaluar informacionin Buçpapajt, dhe ky i fundit miqve anglezë. Mbetet ende mister se kujt i lindi ideja për të realizuar grabitjen e armatosur "me një disiplinë ushtarake" më 21 shkurt të 2006-ës, e cilësuar më e madhja e ndodhur ndonjëherë në Britaninë e Madhe.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats