Sunday, 21 October 2007

Londer. Prostitucioni, pranga 2 emigrantëve shqiptarë

Shfrytëzonin brazilianet e trafikuara

Nga Londra Muhamed Veliu

Pas trafikimit të vajzave shqiptare dhe atyre lindore, grupet kriminale shqiptare që veprojnë në Londër kanë filluar rekrutimin e më pas trafikimin e vajzave braziliane. Policia londineze ka prangosur një grup kriminal shqiptar, që shfrytëzonte vajza braziliane për qëllime prostitucioni në Angli. Ato shfrytëzoheshin nëpër shtëpi publike që kishin në pronësi emigrantët shqiptarë, kryesisht në Londër dhe qytezën Heys, në jug të Anglisë. Të arrestuarit janë Jetnor Rrapushi dhe një tjetër shqiptar, identiteti i vërtetë i të cilit ende nuk është zbuluar, ku në momentin e arrestimit iu gjet një pasaportë greke, me emrin Antanas Klevas.Po të njëjtin fat ka pasur edhe lituanezja Jurate Pivoraite, e cila merrej me rekrutimin e vajzave për llogari të shqiptarëve. Tre anëtarët aktivë të këtij grupi kriminal provuan ftohtësinë e prangave angleze në bordellon ilegale, hapur në adresën "Balmoral Drive", qëndodhet në qytezën Hayes. Të arrestuarit e drejtonin këtë rrjet prostitucioni nga lagja "Wood Green" në veri të Londrës, e njohur si vendqëndrim i shumë elementëvekriminalë shqiptarë. Shqiptarët u arrestuan nga skuadra e antiprostitucionit, gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Që prej një muaji, ata ishin nën survejimin policor. Operacioni i investigimit, filluar në mesin e muajit shtator, ishte koduar me emrin "Sellado". Policia mundi të shpëtojë tre vajza braziliane, të cilat shfrytëzoheshin nga shqiptarët. "Nga ky operacion bëmë të mundur lirimin nga shfrytëzimi të tre vajzave me origjinë nga Brazili. Dy prej tyre të moshës 29 vjeçe u gjetën në "Balmoral Drive". Ndërsa viktima tjetër 32 vjeçe u gjet në një tjetërshtëpi publike në Mile End, në lindje të Londrës", ka deklaruar "Scotland Yard" përmes një komunikate për shtyp. Ndërsa një zëdhënës i "Scotland Yard" tha për "Shqip" se këto arrestime u ndërmorën në kuadër të operacionit "Pentamenter 2", nisur në fillim të këtij muaji, me qëllim shpëtimin e vajzave të trafikuara dhe kthimin e tyre në jetën normale. Tre të arrestuarit janë përballuar në Gjykatën Magjistrale Westminster me akuzat për trafik njerëzish, kontroll prostitucioni, pastrim parash dhe përdorim pasaportash të falsifikuar.
__________________

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats