Saturday, 10 November 2007

Gjykatsja britanike "shuplake" QSUT-se

Kete shkrim keni shume gjasa ta lexoni te botuar pa leje ne numrin e ardhshem te gazetes ALBANIAN MAIL.Ne numrin e fundit te saj 6 lajme jane vjedhur nga ky blog. Keshtu te nderuar miq keto lajme qe ju i lexoni ketu falas, apo i keni pare ne Top-Channel, paturpeshisht ju shiten me para pas dy javesh ne nje gazete e cila supozohet te ofroje lajme te reja.


Ndalohet ekstradimi Pjetër Lekstakajt. Është i sëmurë mendor.

Gjykatsja britanike “shuplakë” QSUT-së

Nuk ka ekspertizë në trajtimin e të sëmurëve mendor

Nga Londra
Muhamed Veliu

Nëse në të shkruarën avokatët britanik të shqiptarëve që kërkohen të ekstradohen nga Britania e Madhe në Shqipëri, gjenin justifikime politike apo rreth sistemit të drejtësisë, tani ata kanë gjetur një arsye të re bindëse.Atë se në Shqipëri nuk ka një sistem për kurimin e të sëmurëve mendorë. Nëse klientët e tyre shqiptarë ndonjëri i diagnostikuar me të meta mendore nga mjekët anglez, nuk do të ketë shancin të ekstradohet nga Anglia në Shqipëri, pasi një gjë e tillë ndalohet nga seksioni 91 i aktit të ekstradimit 2003.Dje në senacën e fundit të një gjygji nisur më 17 Janar 2007 lezhjani Pjetër Lekstakaj ka fituar të drejtën për mos tu ekstraduar në Shqipëri pasi atje atij nuk do ti ipet shërbimi i duhur mjeksor për depression dhe probleme të tjera mendore.Lekstakaj 59 vjeç, azilant në qytetin e Birminghamit që prej vititit 1999 është dënuar në mungesë për tentativë vrasje të Nikoll Kolës për një rrip tope ku mbeti i vdekur vëllai Lekstakjt, Gjovalini.

Vendimi

“Nga informacioni që kam rezulton se zotit Lekstakaj, do ti ipet një kujdes i limituar për depresionin dhe problemet mendore që ai vuan, në Qëndrën Spitalore Universitare të Tiranës, nëse ai do të mbahet në spitalin e burgut.Nuk ka prova të bollshme përpara meje që tregon se atje ka një ekspertizë të mjaftushme për të kuruar çrregullimet mendore”.Kështu është shprehur gjykatsja britanike Dafine Wickam në vendim e saj,nje kopje e të cilit është siguruar nga Shqip.Në vendim e sajë kanë ndikuar vizitat e mjekëve Theodore Soutzos dhe Dr Blits të cilët dhanë dëshmi të thirrut në gjykatë nga avokatët mbrojtës të shqiptarit.Raportet e tyre mbajnë datën 26 Mars, 10 Prill, 17 May,23 Gusht dhe 3 Tetor 2007 nga ku rezulton se Pjetër Lekstakaj si pasojë e plagosjes në kokë dhe në syrin e djathtë tani vuan nga probleme mendore të cilat pas vitit 2004 janë keqësuar.Në Dhjetor 2006 disa të rinj tentuan ta grabisin atë përpara derë së shtëpisë duke e goditur në kokë. Si pasojë e kësaj ngjarje shëndeti i tij u përkeqësua më shumë.Megjithë trajtimin intensive raportet e mjekëve treguan se ai kishte shumë pak përmirësim.“Nga këto raporte nuk mund të them se në çfarë niveli është kuptueshmëria e tij rreth procedurave të ekstradimit” thotë në vendimin e saj gjykatja Wickam.Në një rast tjetër gjykatsja vërën se Lekstakaj gjatë një takimi me mjekun që e kuron goditi në fytyrë të shoqen e më pas djalin. Ndërda e njëjta skenë do të përsëritej në Korrik 2007 kur ai e goditi me një patericë.Përfaqësuesja e Shtetit Shqiptarë në këtë proces jursitia Cumberland nuk ka kundërshtuar raportet e detajuara mjekësore. Sipas saj shtyrja e procesit të ekstradimit në të ardhëmen nuk do të ishte e udhës.“Çdo tentativë për të ekstraduar Pjetër Leksteajn do të përbënte një risk të lartë nga natyra sëmundjes mendore. Si e tillë ekstradimi është i jo i justifikuar” Ky ka qënë vendimi gjykatëses për të cilin ju deshën nëntë muaj kohë për t’u bindur se shqiptari me të vërtetë ka probleme mendore.Po ashtu për të bërë verifikimet e nevojshme në Shqipëri fokusuar në Qëndrën Spitalore Universitare e cila do ta mbikqyrte, ndërkohë që ai do të qëndronte në Spitalin e Burgut në Tiranë, siç parashikohej në një dokument të Ministrisë së Drejtësisë.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats