Saturday, 3 November 2007

Qato në ring kundra britanikut Booth

Ekskluzive

Kampioni shqiptarë do të testojë boksimin në peshën e mesme

Qato në ring kundra britanikut Booth

Në Mars 2008 dueli për kampion bote

Nga Londra
Muhamed Veliu


Kreshnik Qato do të ngjitet përsëri në ringun profesionist londinez me synimin për të shënuar fitoren e radhës.
Përballë tij në “Bethnal Green Arena” më 14 Nëntor do të jetë britaniku Tyan Booth.
Qato e shikon këtë ndeshje më shumë si një “sparing” pasi sipas tij ai ka krijuar besim në vetvete, falë një gjëndjeve psikollogjike dhe forme sportive shumë të mirë.
Për dorezën kuqezi, siç edhe ai e pohoi vetë kjo të jetë një ndeshje testi pasi ai do të boksojë jo në peshën e tij të mëparshme super të mesme 78 kg.
Që prej pesë javësh ai po stërvitet për këtë ndeshje duke testuar peshën e mesme.
“Është një duel prej gjashtë raundesh. Do të jetë një duel i prehtë për mua pasi do të provoj të boksoj në peshën e mesme 72 kg” është shprehur Qato gjatë një interviste ekskluzive për Shqip.
Boksieri Kreshnik Qato kampion i Evropës Lindore dhe mbajtës brezit të artë për federatën IBC në 21 ndeshje në ringun profesionist ka fituar 15 dhe humbur gjashtë. Ai nuk ka humbur asnjë ndeshje që nga 21 Shkurti 2004.
Ndërsa kundërshtari Tyan Booth 24 vjeç në 11 duele ka nëntë të fituara dhe dy të humbura.
Sipas Qatos ky ndryshim erdhi pasi rivaliteti në peshën super të mesme është shume i madh. Ai ka sqaruar se boksierët e kësaj peshe jane të mëdhenj dhe të fortë. Boksieri durrsak që jeton dhe stërvitet në Londër e ka ilustruar atë me rastin e britanikut Joe Kalzaki i cili ka mundur me sukes për 19 herë të mbrojë tirullin e kampionit të Anglisë në këtë peshë.
“Mundësia ime më e mirë për tu ndeshur për titullin e kampionit të Botës në peshën super-të mesme ishin të pakta. Kështu e pashë të arsyshme me trainerët e mi të stërvitem për tu ndeshur në këtë peshë të re, nga e cila shancet për të fituar për mua janë 50 me 50” ka vijuar Qato.
Ekskluzivish për Shqip ka zbuluar një nga ambicjet e tija më të fundit. Atë të zhvillimit të një ndjeshje Marsin e ardhshëm në Tiranë për kapion bote në peshën e mesme.
Në lidhje me këtë Qato tha:
“Jam duke u përgatitur për një eveniment të tillë shumë të rëndësishëm në karrerën time. Kam biseduar me sponsorin tim Ylli Ndroqi për një aktivitet të tillë dhe shpresoj t’ja dal mbanë.”
Dueli Qato V Boothqë ka ngjallur interes të madh tek mbështetësit e tij shqiptarë në Angli, zhvillohet nën promovimin e të mirnjohurit Mike Hennesi dhe do të transmetohet direkt në Sky Sport.
Qaton to ndjekin në ringun e Bethnal Green Arena edhe shumë mbështetës të që do të vinë nga Tirana dhe Durrësi.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats