Friday, 25 January 2008

Angli, dështon ekstradimi Frrok Koçekut

Gjykatësi britanik i merr si të mirqena gënjeshtrat gjatë dëshmisë

Angli, dështon ekstradimi Frrok Koçekut

Zbulohet i gjithë mashtrimin e dibranit “wanted” për vrasje

Nga Londra
Muhamed Veliu

Gënjeshtrat e rrëfyera me kujdes në një gjykatën londineze, përfshi lotët e derdhur, kanë shpëtuar nga ekstradimi një shqiptarë i dënuar në mungesë me 15 vjet burg, për vrasje.Pas 17 seancash gjyqësore Frrok Koçeku ka mësuar se mund të vazhdojë së jetuari i qetë në Angli duke evituar përballjen me drejtësinë shqiptare, si pasojë e bllokimit me sukses të ekstradimit. Njëkohësisht duke shënuar një precdent të rrezikshëm për fatin e tetë bashkëkombasve të tij të arrestuar në Angli por që janë në pritje të proceseve të ekstradimit.


Vendimi

Gjykatësi Quetin Purdy në vendim e tij prej gjashtë faqesh, ka besuar 100% dëshminë e Koçekut se nëse do të ekstradohej në Shqipëri nuk do ti bëhej një gjygj i drejtë si pasojë e persekutimit politik nga qeveria aktuale.Sipas gjykatësit esktradimi nuk mund të quhet e legjitim, pasi krimi ka ndodhur 11 vjet më parë dhe kërkesa e Qeverisë Shqiptare është shumë e vonuar.Ndërtimi i një jete të re nga Frrok Koçeku ka qënë një tjetër shkak për ti thënë JO ekstradimit.“E shkarkoj nga përgjegjësia për të ekstraduar zotin Koçeku në Shqipëri duke u bazuar në kohën që ka kaluar kur ka ndodhur krimi,të drejtat e njeriut dhe çështjen e rigjykimit. Jam i pasigurtë që kjo gjykatë të vendosë se garancia e Qeverisë Shqiptare për rigjykimin e tij nëse ekstradohet do të zbatohet.” shprehet gjykatësi britanik në vendim.Më tej gjykatësi Purdy çuditërisht nuk e quan Koçekun një person në arrati për t'ju shmangur drejtësinë paçka se ai në vitin 1998 kur ai mbërriti në Angli, kërkoi azil politik me nacionalitet tjetër duke dhënë emrin Gëzim Pirgu.Nëse ai me të vërtetë ishte persekutuar siç deklaroi gjatë procesit të ekstradimit, fare mire mund të kërkonte azil si qytetar shqiptar i persekutuar në Shqipëri.Ish mësuesi Koçeku nga fshati Fushë Lurë i Dibrës i dënuar në mugesë me 15 vite burg, për vrasjen e Besim Busit në 10 Tetor 1996 në dëshminë e tij e ka përshkruar persekutimin duke deklaruar se familja Koçeku ishte e vetmja katolike, në atë fshat dhe persekutohej sistematikisht nga myslimanët ziliqarë pasi ata kishin shumë prona.Po sipas dëshmisë së Koçekut në gjykataë, gjatë verës së shkuar ata i kishin djegur 300 hektarë pyje pronë e familjes së tij në Parkun Kombëtar në Lurë.Nëna zonja Liza Koçeku pastruese në Spitalin e Lurës, dhe vëlllai Lazer Koçeku ushtarak, pas arrestimit të tij në Angli, në Nëntor 2006, ishin persekutuar.Nëna duke ja hequr nga puna ndërsa vëllait i kishin ndërprerë rrogën. Dhe se një firmë italiane po ndërtonte një stacion elektrik mbi pronat e familjes Koçeku pa lejen e tyre, gjë për të cilën ai ishte ankuar në Ambasadën Italiane në Tiranë përmes telefonit.E gjithë kjo dëshmi sëbashku me argumentat e avokatit mbrojtës për shkelje të drejtave të njeriut apo mos rigjykimit siç e kërkon akti ekstradimit britanik çuan në bllokimin me sukses të ekstradimit për në Shqipëri të ish mësuesit vrarës.

Mashtrimi

Nga një invetigimim rreth dëshmisë së Frrok Koçekut rezulton se ajo është tërësisht e fabrikuar që përbën një krim të dënushëm deri me burg përjetë nga drejtësia britanike, nëse do të hetohet.Zyrtarë të komunës Fushë Lurë pasi janë kontaktuar, kanë deklaruar se atje jetojnë 7 familje të krishtera dhe se familja Koçeku nuk është e vetmja. Ata jetojnë në paqe të plotë me banorët e tjerë mysliman dhe kurrë nuk është shënuar ndonjë konflikt me karakter fetar.“Djegja e 300 hektarëve pyje ka ndodhur për shkaqe të temperaturave të larta gjatë verës së shkuar dhe jo djegjes së qëllimshme siç mund të ketë pretenduar zoti Koceku në gjykatë. Policia e qarkut Dibër gjatë verës së shkuar nuk ka trajtuar asnjë nga këto zjarre si të qëllimshme por thjesh të shkaktuara nga temperaturat e larta” ka deklaruar Aldo Puca zëdhësi i policisë për qarkun Dibër.Ndërsa zëdhënsja e Misinistrisë së Shëndetësisë Zhaneta Tomlini hedh dritë për shkakun e vërtetë të “largimit” nga puna të zonjës Liza Koceku pastruse në qëndrën shëndetësore Lurë jo spitalin Lurë siç deklaroi Frrok Koçeku në gjykatë.“Largimi zonjës Koçeku është bërë për arsye se i kishte ardhur koha për pension dhe nuk ka aspak background politik” saktësoi zëdhënsja Tomlini.Mashtrim ka rezultuar edhe pjesa e dëshmisë ku Frrok Kooeku deklaroi se vëllait Lazër Koçeku ushtarak në Tiranë, i është ndërprerë rroga fillim vitin 2007 për disa muaj në shenjë presioni pasi autoritet shqiptare e dinin se ai po kundërshtonte ekstradimin në Londër.Nga një kontakt telefonik me Zëdhënësin e Ministrisë së Mbrojtjes Igli Hasani rezulton se në bankën e të dhënave të kësaj ministrie nuk rezulton që Lazër Koçeku të jetë në organikën e kësaj ministrie.Duket qartë se gënjeshtrat e Frrok Koçekut të përpiluara me kujdes dhe lotët e derdhur në gjykatë kanë kryer efektin e duhur, duke bërë që gjykatësi Purdi të besojë atë dhe jo drejtësinë shqiptare hartuese e kërkesës për ekstradim, e cila ka 14 ditë për të apeluar vendimin.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats