Wednesday, 23 January 2008

Bucpapaj&Hysenaj ne pritje te vendimit

Bucpapaj&Hysenaj ne pritje te vendimit

Nga Gjykata e krimeve te renda Old Bailey
Muhamed Veliu


Në katin e dytë të gjykatës qëndrore të krimeve në Londër, përpara sallës së gjygjit nr 5 si asnjëherë tjetër shikon një mori gazetarësh.
Jashtë saj e njëjta situatë. Kamera të instaluara gati dhe fotografë që presin.
Pritja e tyre varet nga kohëzgjatja e marrjes së vendimit në fajtor apo jo fajtor nga juria e shtatë të akuzurve për grabitjen e 53 milion paund më e madhje në historinë e Britanisë së Madhe.
Në pritje mes ankthit janë edhe dy shqiptarët e akuzuar Jetmir Bucpa dhe Ermir Hysenaj, të cilët sëbashku me pesë britanikët e bashkëakuzuar nuk i kanë pranuar akuzat në këtë proces që zgjati 7 muaj.
Mbi ta rëndon akuza për konspiracion në grabitje, perngmarrje dhe armbajtje paleje.
Sipas prokurorisë Hysenaj është cilësuar si njeriu i brendshëm i grabitësve që dha informacion për hyrje daljet e depos.
Ndërsa për Jetrmir Bucpapën po sipas akuzës ai ishte njeriu që kalonte informacionin tek grupi grabitësve dhe se ka marrë pjesë në pengmarrjen e gruas së menaxherit të depos.
Gjykatësi Penry-Davey katër ditë më parë i tha antarëve të jusrisë ti shqyrtojnë provat e dëgjura gjatë procesit me ftohtësi dhe qetësi duke shtuar.
“Nuk ka dyshim në seriozitetin e performancës në detyrën tuaj e cila nis që tani. Është një detyrë e rëndësishme e cila kërkon nga ju të kryhet pa asnjë lloj emocioni”.
Mediat e këtushme ka kohë që janë në garë për të mësuar sa më shumë informacione të reja rreth të akuzuarve, por një gjë është e sigurtë.
Emri Shqipërisë nësë dy shqiptarët do të gjenden fajtor në këtë krim me profil të lartë dhe me interes jo të vetëm mediave britanke por edhe atyre botërore do të lakohet për keq.
Ndërkohë në komunitetin shqiptarë në Angli dy djemt me origjinë nga Tropoja shikohen si heronj. Për një fakt shumë të thjeshtë.
Sepse ata hynë në historinë e Britanisë së Madhe duke u përshinë në një krim që kërkon guxim të jashtëzakonshëm dhe jo si shumë bashkombas të tyre që përvec përfshirjes në botën e prostitucionit nuk dinë të bëjnë gjë tjetër.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats