Tuesday, 15 January 2008

Burgosen 2 “konsujt” shqiptarë të Europës

Kishin ndërtuar laboratorin më të madh kapur ndonjëherë në Angli

Burgosen 2 “konsujt” shqiptarë të Europës

Ju kapën 1,800 pasaporta boshe dhe 2,000 faqe biometrike


Nga Londra
Muhamed Veliu


Dy shqiptarëve të cilëve ju kapën 1,800 pasaporta boshe me vlerë më shumë se një milion paund janë dënuar nga një gjykatë londineze dhjetë vjetë burg në total.
Ata kishin ndërtuar laboratorin më të madh të falcifikimeve kapur ndonjëhere në Britaninë e Madhe, duke u shndërruar kështu në “konsuj” të shumë shteteve europiane në Londër
Denis Cenolli sëbashku me Altin Ibrahimin u dënuan me nga pesë vjet burg secili.
Edhe dy bashkëpuntorët e tyre bullgarë Krum Poibrenski dhe Kiril Velev,
që merreshin me distribucionin dokumentave të falcifikuar do të dënoheshin me tetë vite burg në total.
Të katër ata kanë pranuar akuzat për prodhim dhe shpërndarje të pasaportave të falcifikuara duke përfituar dënime të lehta.
“Sasija e pasaportave të sekuestruara gjatë këtij operacioni ishte më e madhja kapur ndonjëherë në Britaninë e Made. Besojmë se vlera e shitjes së tyre do të ishte mbi një milion paund” ka deklaruar në përfundim të procesit gjyqëso inspektori Nick Downing që hetoi këtë grup kriminal
Scotland Yard ka konfirmuar fillimin e një hetimi për sekuestrimin e aseteve brënda dhe jashtë Anglisë për dy shqiptarët dhe bullgarët.
Ndërkohë gjykatësi Anthony Bright urdhëroi dëbimin e tyre nga Anglia në fund të dënimit.
Sipas policisë londineze e cila shkatërroi këtë grup kriminal disa muaj më parë gjatë kontrollit të laboratorit në zonën Poplar Grove në Londër u gjetën 1,800 pasaporta boshe të shteteve të ndryshme europiane dhe aziatike mese tyre 212 pasaporta britanike.
Prej tyre 562 pasaporta finlandeze, 428 portugeze, 62 koreane. Gjithashtu pasaporta letoneze, sllovene, daneze, greke,italiane belge dhe franceze, përfshi një mori vulash të autoriteteve të emigracionit të këtyre vëndeve.
Krahas pasaportave boshe të shteteve europiane u gjetën edhe një numër i konsiderueshëm pasaportash shqiptare .
Ajo që ka shqetësuar më tepërmi policinë londineze është fakti se gjatë kontrollit u gjetën 2,000 faqe pasaportash biometrike teknollogji e cila ka pak kohë që është futur në përdorim. Pjesë e sekuestrimit ishin edhe 1,000 karta plastike boshe për prodhim patentash për drejtim atomjeti.
Cennoli, Poibrenski dhe Velev do të arrestoheshin brënda ambienteve të laboratorit. Ndërda Ibrahimi disa orë më vonë në një adresë tjetër në Londër.



You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats