Monday, 7 January 2008

Ekspozitë fotografike me tutorë shqiptar

Mizoria e trafikut të grave për prostitucion përmes fotove

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një ekspozitë fotografike e cila tregon mizoritë e grave të trafikuara për prostitucion është hapur në aeropotin e Edingburgut në Skoci.
Në të janë ekspozuar shtëpitë publike, dhonat e tyre të cilat janë përdorur për tu shfrytëzuar gratë dhe vajzat e trafikuara në Britaninë e Madhe.
Nuk kanë mbetur edhe pa u ekspozuar tutorët, ata të cilat kanë risjellë skllavërinë në këtë vend i cili 200 vjet më parë, ju kundërvu skllavërisë. Emra të njohur të botës së krimit shqiptar të cilët po vuajnë dënime të rënda në burgjet angleze kanë qënë pjesë e kësaj ekspozite.
Fotot e Shaban Makës dënuar me 18 vjet, Ilir Bajrami 15 vjet burg dhe Tasim Axhamit dënuar me 21 vjet burg kanë qënë pjesë e ekspozitës.
Axhami sëbashku me Makën, Bajramin dhe disa të tjerë u shisnin,shqiptarëve në zonën e Shefildit për katër mijë paund gra dhe vajza lituaneze të trafikuara.
Kjo ekspozitë e para e llojit të saj në Britaninë e Madhe e quajtur “Slave Britain”(Skllavëria në Britani) u mundësua nga Amnesty International.
Fotot e përdorura janë mundësuar nga forca të ndryshme policore në Britani të cilat nën operacionin e koduar “Pentameter” kanë shkatërruar ogranizata kriminale që merreshin me shfrytëzimin e prostitucionit.
“Përmes kësaj ekspozite ne duam të tregojmë mizoritë që sjell prostitucioni për gratë e detyruara të përfshihen në të. Ne shpresojmë po ashtu se kjo ekspozitë do të bëj që të tjera viktima të bashkëpunojnë me ne. Prioritet i operacinit “Pentametër është të shpëtojë e marrë në mbrojtje viktimat e trafikut të prositucionit” ka deklaruar në hapje të ekspozitës Detective Chief Inspector David Bullen.
Në Angli ndodhen të burgosur më shumë se 50 shqiptarë të dënuar për trafikun e femra dhë shfrytëzimin e tyre për prostitucion.
Pamvarësisht se policia angleze shpeshherë,arreston tutorë shqiptarë të tjerë persona zënë vëndin e tyre pasi është një prej bizneseve më fitim prurës.
Sipas statistikave nga industria e sekstit në Britaninë e Madhe kap shifrat e 3 miliard paund në vit.
Gjatë vitit 2008 priten një sër procesesh gjyqësore në ngarkim të shtetasve shqiptarë të cilët kanë qënë pjesë e botës kriminale të prostitucionit në Britani.
Një gjykatës britanik duke dënuar grupin e Shaban Makës i cilësoi ata si njerëzit që kishin risjëllë në Britaninë e Madhe skllavërinë.
Kjo skllavëri moderne përfshi brutalitetin ndaj viktimave të tyre bëri që ata padyshim të jenë pjesë ideale e kësaj ekspozite që me të drejtë ishte titulluar “Skllavëria në Britani”.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats