Sunday, 27 January 2008

Faleminderit te gjitheve

Te nderuar miq.

Sot mbushen plot dy vjet nga dita kur une raportova lajmin e pare per televizionin Top-Channel, pas nje periudhe pune tre vjecare si korrespondent i Gazeta Shqiptare dhe News24.

Ka qene nje enderr per mua qe nje dite te thoja Muhamed Veliu Top-channel Londer.

E ndjeja te detyryshme t'ju dergoja kete email duke ju FALENDERUAR te gjitheve ju qe me keni perkrahur, pergezuar, kritikuar dhe keni marre mundimin te me telefononi duke me njoftuar per ngjarje te ndryshme ne komunitetin shqiptar ne Angli.

Kjo tregon besim tek une dhe median per te cilen punoj, mbi te gjitha shton nje pergjegjesi te jashtezakonshme ne misionin tim si gazetar i ketij komuniteti.Nuk dua te le pa permendur ata te cilet ne keto dy vite nuk kane lene gje pa shpifur ne adresen time si korrespondent i Top-Channel, per arsye nga me te ndryshmet.

Ata te cilet me kane kercenuar madje edhe nje person qe ka perdorur dhune fizike ndaj meje, duke i thene se Muhamed Veliu mbetet dhe do te vazhdoje te jete i palekunder ne misionin e tij, ne raportimin e ngjarjeve nga Anglia packa se u prishen interesat atyre te cileve me 28 Nentor 2007 me kane kercenuar se mund te me eleminojne fare lehte pa e marre vesh njeri.

Edhe nje falenderim per koleget e gazetes Albanian Mail te cilen e themelova ne 2003.

Nje falenderim per servirjen e lajmit atyre pak lexuesve qe kane, se isha pushuar nga puna si korrespondent i Top-Channel duke shpifur sikur kete ja kishte deklaruar drejtori informacionit ne Top-Channel zoti Sokol Balla.

Fakti qe une vazhdoj te punoj perseri per Top-Channel eshte pergenjeshtrimi me i mire i asaj qe ata shkruajten duke ulur edhe njehere tjeter kredibilitetin tek lexuesi i tyre.

Do te jem shume mirnjohes nese do te vazhdoni te me telefononi me problemet shqetesimet tuaja, per ti trajtuar ne televizionin me te madh, tashme kombetar Top-Channel.

Motoja ne departamentin tone te lajmeve eshte LAJMI KALON NGA NE.Edhe ne Angli lajmi ka kaluar nga ne me shpejtesi, saktesi duke u bere keshtu i vetmi televizion ne Shqiperi i cili transmeton lajme nga komuniteti shqiptar ne Britanine e Madhe.

Kjo fale jush te dashur miq qe zgjidhni Top-Channel per tu informuar dhe ja besuar vetem atij lajmet nga Britania e Madhe.Edhe njehere faleminderit nga zemra te gjitheve.Ju jam shume mirnjohes.

Me respeket me te zgjedhura
Muhamed Veliu
Korrespondent i Top-Channel
Londer

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats