Friday, 25 January 2008

Pretenca, 16 vjet burg për trafikun në Angli

Pretenca, 16 vjet burg për trafikun në Angli

Përveç dënimit me burg rrezikon edhe sekuestrimin e vilës së tij trekatëshe një i akuzuar për trafik femrash, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda në kryeqytet janë lexuar konkluzionet përfundimtare të akuzës në procesin ndaj të pandehurit Agim Kabashi, i cili akuzohet për trafikimin dhe më pas shfrytëzimin për prostitucion të një shtetaseje, disa vite më parë në Angli. Gjatë pretencës së tij, prokurori i çështjes ka kërkuar shpalljen fajtor të Kabashit për akuzën e ngritur dhe dënimin e tij me 16 vjet heqje lirie. Në të njëjtën kohë akuza kërkoi edhe sekuestrimin e pronave 36-vjeçarit nga Durrësi, pasi dyshohet se ato janë vënë me paratë e ardhura nga trafiku i kryer në Angli. Masa e sekuestros është kërkuar për një vilë trekatëshe, në lagjen Nr. 14 Durrës, që mendohet se është pronë e Kabashit, që po gjykohet në mungesë.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats