Wednesday, 23 January 2008

Shpartallohet banda shqiptaro-lituaneze

Shpartallohet banda shqiptaro-lituaneze

Trafikonin prostituta nga Lituania

Nga Londra
Muhamed Veliu

Policia e qytetit të Lidsit në Anglinë Veriore ka shkatërruar një grup kriminal shqiptaro-lituanez që merrej me shfrytëzimin e vajzave për prostitucion. Ftohtësinë e prangave angleze e ka provuar një shqiptar, që sipas policisë drejtonte shfrytëzimin e vajzave si dhe tre shtetas lituanezë, dy prej të cilëve femra. Emigranti shqiptar Nazif Selini, i cili kishte kërkuar azil në Angli si shtetas jugosllav, ishte koka e këtij grupi kriminal. Ai, së bashku me lituanezët, kanë dalë dje përballë Gjykatës "Leeds Crown Court", duke u përballur me akuzat për trafikimin e vajzave lituaneze drejt Anglisë, kontrollin e trafikut të tyre brenda Anglisë, kontroll prostitucioni për qëllime përfitimi, pastrim parash si dhe përdhunim dhe ngacmim seksual. Arrestimi këtij grupi kriminal u ndërmor nga "Ëest Yorkshire Police", pas një investigimi disa mujor të aktivitetit të tyre në dy zona, "Harehills" dhe "Roundhay", ku shfrytëzonin vajzat e trafikuara. Një zëdhënës i "West Yorkshire Police" nuk ka pranuar të thotë me saktësi se sa është numri viktimave të identifikuara nga policia.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats