Monday, 4 February 2008

17 vite burg 2 tutorëve shqiptarë

Viktima polake “Më dërguan SMS kërcënues mos të dëshmoja në gjykatë”


17 vite burg 2 tutorëve shqiptarë


E përdhunonin dhe e rrihnin nëse nuk sillte 800 stërlina në natë


Nga Lodra

Muhamed Veliu


Dy shqiptarë që tentuan të bëheshin të patur duke përfituar shuma të mëdha parash nga shfrytëzimi si prostitut të një vajze polake, në shtëpitë publike të Anglisë, janë dënuar me 17 vite burg në total.Stefan Berdufi 38 vjeç me profesion baçevan do të brakstiste profesionin e kujdesjes së luleve, për t’ju përkushtuar zanatit më vjetër në botë.Përmes forcës ai detyroi 24 vjeçaren polake të punonte për llogari të tij.Gjykatësi çështjes do ta dënonte me 10 vjet heqje lirie.Ndërsa bashkëpuntori 20 vjeçar, Agim Qosja do të dënohej me 7 vite burg.Studentja polake u trafikua në Angli, në Korrik të 2006 duke u blërë nga dy shqiptarët.Bërdufi është gjetur fajtor nga juria procesit në akuzat e trafikimit të personit për qëllime prostitucioni, kontroll prostitucioni për qëllime përfitimi, përdhunim si dhe kërcënim. Ndërsa Qosja është gjetur fajtor për përdhunim dhe ngacmim seksual. Gjatë procesit ai kishte pranuar akuzat për trafikim personi për qëllime prostitucioni dhe kontroll prostitucioni.Sipas prokurorit të çështjes të dy shqiptarët kanë përdhunuar në mënyrë sitematike viktimën duke e detyruar të prostituojë për llogari të tyre nëpër shtëpi publike.Ata e kërcënuan atë se nëse do t’u ikte do ta vrisnin atë.Ajo do të shpëtohej nga policia. Duke dhënë dëshmi në gjykatë viktima tregoi se ajo ishte dhunuar në mënyrë sistematike. “Rrihesha nësa nuk u dorëzoja 800 pand në natë” ka thënë ajo.Gjatë fillimit të procesit gjyqësor shokë të Bërdufit dhe Qoses do ti dërgonin një mesazh “SMS” ku shruhej se ishte dërguar nga “mafia shqiptare”. Mesazhit i kishin bashkangjitur një foto ku dukej një gurr varri me emrin e saj dhe të motrës gdhendur mbi të.Kjo në formë presioni për mos të dëshmuar në gjykatë.Pamvarsisht nga ky kërcënim për pesë ditë me radhë ajo do të dëshmonte para gjykatës,kalvarin e vuajtjeve nën shfrytëzimin e shqiptarëve.Gjykatesi Neil Stewarte ka cilësuar shfrytëzimin e polakes si akt i pastër skllavërie i patolerushëm për shoqëritë moderrne që ndëshkohet me burg për ata që marrin guximin të përfshihen në një krim të tillë.Ai rekomandoi dëbimin e dy shqiptarëve në fund të dënimit.


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats