Sunday, 24 February 2008

Gishti i prerë tradhton shqiptarin mashtrues

Dy vëllezërit Suldisha cirk policisë angleze. Përdornin identitetet e njëri tjetrit


Nga Londra
Muhamed Veliu

Një shqiptarë i cili deklaroi policisë të dhënat e vëllait në lidhje me dhënjen e makinës në gjendje të dehur, është zbuluar nga një polic anglez vigjilent pasi mbante mënd se personi i arrestuar kishte një gisht të prerë.Historia e çuditëshme e shqiptarit Ismet Suldisha që ka pushtuar mediat lokale madje edhe ato nacionale në Angli, e ka fillesën kur ai u arrestua për një aksident shkaktuar nga dhënia makinës në gjendje të dehur.Në vënd që të pranonte fajin emigranti Suldisha deklaroi në polici të dhënat e vëllait Bilbil Suldisha. “Kjo deklaratë e rreme në polici do ti tregohej Bilbilit vetëm kur ai të kthehej në shtëpi nga i vëllai.” deklaroi prokurori David Chrimes, gjatë procesit në gjykatën e “St Albans Crown Court” ku dy shqiprët u përballën me akuzat për mashtrim të drejtësisë.

Mashtrimi

Bilbil Suldisha pranoi të bëhej bashkëpuntor në gënjeshtrën e vëllait, duke marrë mbi vete dënimin për mos ti hypur makinës për 17 muaj, e pranuar në gjykatë gabimin e dhënjes së makinës në gjendje të dehur katër herë më shumë përtej limitit të lejuar.Në fakt ky nuk do të ishte përballja e tij e fundit në këtë gjykatë për faj të vëllait plangprishës.Do të ishte Ismeti ai që përsëri do të arrestohej për të njëjtim motiv. I dehur i duke dhënë makinës. Këtë herë fati nuk ka qënë me të, pasi polici që e ndaloi ishte po ai që kishte ndaluar herën e parë kur dha të dhënat e të vëllait Bilbilit.Ismeti duke bërë rrollin e të zgjuarit i tregon policit rrugor Spencer Neal se ai quhet Bilbil Suldisha dhe se kur e kishte ndaluar herën e shkuar i kishte vënë vetëm gjobë. Por polici rrugor është suprizuar nga deklarata shqiptarit pasi dënimi minimal për dhënje makine në gjendje të dehur është 1 vit heqje patente. Kaq ka mjaftuar për të prangosur Ismet Suldishën.

Arrestimi

Bilbil Suldisha sikur mos të kishte ndodhut asgjë shkon në stacionin e policisë lokale në zonën Watford për tu intersuar rreth të vëllait duke i shpjeguar atyre se ishte ai që ishte dënuar për mos ti dhënë makinës për 17 muaj jo i vëllai. Edhe kjo deklaratë mbojtëse e tij për të vëllanë nuk ka mjaftuar.Polici rrugor Spencer Neal mbante mënd se kur kishte arrestuar për herë të parë Ismet Suldishëm kishte vërejtur se në dorën e shqiptarit mungonte një gisht, ndërsa i vëllai Bilbili i kishte të dhjetë gishtat.Të vëllezërit që punonin si berber në të njëjtën berberhane u arrestuan menjëherë nën akuzat për mashtrim të drejtësisë britanike, krim që dënohet me burg. Të dy ata i pranuan akuzat për mashtrim të drejtësisë. Ismeti do të pranote edhe akuzën për dhënie makine në gjëndje të dehur.

Dënimi

Për këtë “cirk” spektakolarë që i bënë policisë së Watfordit duke luajtur me identitetet, dy shqiptarët do të ndëshkoheshin me burg.Përpara se të ipte masën e dënimit gjykatësi Judge Griffith duke ju drejtuar Ismet Suldishës tha: “Nuk e kuptoj përse ti nuk u tregove burrë të merrje përgjegjësi mbi veten. Është për të ardhur keq që vëllai yt nuk mundi të tregojë të vërtetën. Gjykat marrin shumë seriozisht ata njerëz që tallen me procedurat kriminale”. Ismeti do të dënohej me 12 muaj burg dhe 1 mijë stërlina gjobë dhe dy vjet heqje patente.Ndërsa i vëllai Bilbili u dënua me 6 muaj burg dhe 250 paund gjobë.




You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats