Saturday, 16 February 2008

Mashtrim me kryeredaktorin e ndjerë

Letër e hapur kryredaktores së Albanian Mail.

Mashtrim me kryeredaktorin e ndjerë

E nderuar zonjusha Lufo

Së pasi më lejoni t'ju uroj suksese në punën tuaj si kryredaktorja e re e gazetës Albanian Mail.Me keqardhje vërejta në numrin 72 të gazetës, njëkohësisht i pari edituar nga ju, se në shkrimin me titull "Shuhet kryeredaktori Albanian Mail" i servirni lexuesit një shkrim me fakte të fabrikuara.Autori shkrimit zoti Avni Aliaj i atribuon kryeredaktorit të ndjerë Lavdrim Terziu,një sër atributesh të pameritura, si Ideatori, Krijuesi, Frymëzuesi kësaj gazete të cilën e themeloi në 2003 me disa sponsor dhe miq të tij.Që të gjitha të pavërteta e nderuara Linda.Meqënese ju zonjusha Lupo kur kemi marrë këtë post nuk keni marrë mundimin të pyesni se cili është historiku kësaj gazete që ju besohet ta drejtoni, po të shkruaj të vërtetën e historikut të Albanian Mail. Besoj se kjo do ti shërbej edhe zotit Aliaj.Puna për themelimin e kësaj gazete ka nisur në Janar 2003. Në grupin e punës ishin ish ambasadori Kastriot Robo, biznesmenët Agim Neziri dhe Anton Prenga. Gazetarët Zylyftar Bregu, Sami Islami dhe Muhamed Veliu që u zgjodh kryredaktor, ishin ata të cilët ncorrën numrin e parë të Albanin Mail.Numri parë i kësaj gazete do të dilte më 21 Shkurt 2003 dhe do të festohej në hotel Hilton Bayswater. Meqënëse kam shumë kopje të numrit të parë, po ju postoj një kopje me autografin tim ta keni si kujtim.Është për të ardhur keq që mashtroni lexuesin tuaj me të tilla fakte të cilat nëse Ladi do të ishte gjallë kurrë nuk kishte për t'jua lejuar.Për sa më sipër mjafton të zhvilloni një bisedë me zotin Prenga zyra e të cilit është vetëm disa larg nga ajo e redaksisë tuaj ose mund të takoni për një kafe zotin Agim Neziri dhe tju konfirmojë ato që ju shkruajta më sipër.Këto fakte vërtetojnë se ajo ç'farë ju shkruani se i ndjeri Lavdrim Terziu ishte Ideatori, Krijuesi apo Frymëzuesi bien poshtë në mënyrë kategorike.Ladi i është bashkangjitur redaksisë së kësaj gazete në numrin e shtatë të saj duke u shprehur i gatshëm të punojë pa pagesë, kjo për të joshur botuesit, për të future këmbët në gazetë, pasi ata e kishin punësuar një kryeredaktor me pagesë.Dhe ja arriti qëllimit, duke marrë në dorë drejtimin e kësaj gazette falë vullnetarizmit të tij. Ladi kishte dëshirë që Albanian Mail të bëhëj me të vëretetë një gazetë në shërbim të komunitetit por ai nuk ishte pjesë e tija për shumë arsye. Kishte shumë pak kohë në Angli, jetonte jashtë Londre, nuk kishte asnjë ide se ç'farë ndodhte brënda komunitetit. Si pasojë e mos mbulimit të problemeve të shqiptarëve të Anglisë kjo gazetë shkoi drejt mbylljes.Disa vite më vonë Albanin Mail nën drejtim e Ladit to të rihapej por kësaj radhe me një botues të ri, i cili më shumë se cilësi e profesionalizë m kërkonte të kishte një kryredaktor besnik si vetë emri tij.Nga një gazetë infotmative për komunitetin kjo gazetë do të kthehej një "kobure" për të goditur "kundërshtarët" e botuesit të ri apo ata të cilët nuk ndihmonin në bizneset e tija.I pari në radhë që do të sulmohej, ish ambasadori Robo. Faji i vetëm se sëbashku me ambasadorin e Kongos nuk bëri një takim në Home Office për të mundësuar zhvillimin e ndeshjes në Londër mes kobëtareve të Kongos dhe Shqipërisë për të cilën botuesi gazetës kishte nisur shitjen e biletave.Më pas sulmi do të përqëndrohej në punën e drejtueseve të Shpresa program duke i etiketuar ato si "Ulkonja" apo monopolizuese të aktivitetit të Ditës së Verës,pamvarsisht se Albanian Mail ishte pjesë organizuese e këtij aktiviteti.Gjetja e një sponsori të ri nga Kreshnik Qato, do të irritonte jashtë mase botuesin e Albanin Mail i cili do të urdhëronte kryredaktorin e ndjerë Terziu të niste një fushatë diskredituese përmes kësaj gazete apo në internet duke botuar lajme të pavërteta.Radha për tu sulmuar do të më vinte mua si korrespondent i Top-Channel pas dhënjes së lajmit se Home Office në disa raste kishte nisur hetimin e mënyrës se si këta persona kishin fituar nënshtetësi britanike.Përsëri Albanin Mail do të bontonte një seri shkkrimesh me karakter shpifës gjoja sikur lajmi nuk ishte i vëretetë dhe se Top-Channel kishtë mashtruar paçka se ky televizion pasqyroi në ekranin e tij letrat që Home Office u kishte dërguar shqiptarëve sëbashku me intervistat e disa avokatëve që pohonin se problemi ekziston dhe dërgimi letrave nga Home Office ishte mëse i vëretetë.Jo më larg se tre muaj më parë Albanian Mail përsëri do t'i kundërvihej një tjetër shoqate shqiptare në Londër, asaj Arbëria e cila sëbashku me shumë shoqata të tjera organizuan një tubim falenderimi për Kosovën përpara kryeministrisë britanike.Assyeja e gjetur për këtë sulm ndaj drejtusit të Ardhmërisë Lutfi Vata shumë banal. Gjoja se kjo shoqatë duhet të merret vetëm me arsimimin e fëmive shqiptarë dhe jo manifestime të kësaj natyre.Me pak fjalë kjo gazetë u kthye në shërbim të sponsorizuve të saj dhe jo komunitetit, dhe për këtë kryeredaktori i ndjerë mund të marrë të vetmin vlerësimin makismal. Dhe jo siç e përshkruan miku i tij zoti Aliaj si trumbetusi vlerave të vërtetave shqiptare, por si luftëtar besnik i interesave të një grupi njerëzish dhe jo interesave të gjera të komunitetit shqiptarë.Duke parë këtë politike editoriale aspak profesionle por me prirje bajraktarizmi, duke sulmuar kushdo që i dilte përpara një sër gazetarës si Alisa Mysliu, Vlora Krasni apo Pranvera Smith do të largoheshin pa mbushur javën nga zyrat e kësaj gazete, përfshi Dritanin një faqosës.Uroj e nderuara zonjusha Lupo që në këtë gazetë, me ardhjen tuaj të frynë erëra të reja ndryshimi, për ta vendosur Albanian Mail në shërbim të komunitetit, me atë qëllim siç e themeluam pesë vjet më parë.Me respektet më të mira.

Muhamed Veliu
themelues dhe ish kryeredaktor i parë i Albanian Mail


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats