Saturday, 9 February 2008

Meta “Më shumë vëmëndje ndaj shqiptarëve në Britani”

LSE hap degën e saj Londër

Meta “Më shumë vëmëndje ndaj shqiptarëve në Britani”

Nga Londra
Muhamed Veliu



Lideri Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka inaguruar dëgën e kësaj patije për Londrën.
Gjatë një takimi me komunitetin shqiptarë Meta e ka cilësuar këtë komunitet si një pjesë të rëndësishme të diasporës shqiptare në botë.
Në fjalën përshëndetëse ai u shpreh se duhet më shumë vëmëndje nga shteti për komunitetin shqiptarë në Britaninë e Madhe pasi ai pa u kuptuar është shtuar shumë.
Më tej lideri LSI-së ka shpjeguar se kjo parti që nga themelimi i saj dhe në program ka të drejtën e emigrantëve për të votur në vëndet ku jetojnë dhe punojnë.
“Politika shqiptare nuk duhet të kujtohet për emigrantët shqiptarë vetëm në fushata elektorale apo kur ne vimë të takohemi me ju. Vëmendja ndaj emigrantëve duhet të jetë në mënyrë sistematike dhe të programuar” është shprehur Ilir Meta.
LSI bëhet e para parti politike shqiptare e cila hap degën e saj në Londër.
Sipas zotin Meta në të ardhëmen kjo parti synon shtrirjen e degëvë e saj në të gjithë Britaninë e Madhe.
Gjatë qëndrimit tre ditor në Londër Ilir Meta ka marë pjesë në një konferencë për forcimin dhe rinovimin e Social Demokracisë Europiane ku morri pjesë edhe kryeministri Britanik Gordon Brown.
Në Londër, Meta u prit në një takim të veçantë edhe nga drejtues të Partisë Konservatore në opozitë.
Ai u takua me Sekretarin e Jashtëm në hije William Hague, ku u bisedua mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Shqipëri.
Hague dhe Meta u fokusuan kryesisht në çështjen e Kosovës

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats