Sunday, 6 April 2008

Bota Sot përsëri humbëse

Bota Sot ka humbur një tjetër gjygj me gazetarin Muhamed Veliu. Botuesi Xhevdet Mazrekaj ka refuzuar të paguajë një dëmshpërblim mijëra paund Veliut për shpifje. Avokatët e gazetarit e kanë çuar çështjen para një gjykate në Zicër. Gjykata ka lëshuar vendimin për sekuestro të pronavet të Mazrekajt në Zvicër nëse nuk paguan.

Nga gazeta Express Prishtine

Xhevdet Mazrekaj botues i gazetës Bota Sot rrezikon sekuestrmin e pasurisë nga autoritet zviceriane nëse ai nuk do ti paguaj gazetarit Muhamed Veliu dëmshpërblimin prej 120 mijë stërlinash (567,642,00 Franga Zviceriane) akorduar nga gjykata e lartë britanike.
Mësohet se gazetari Veliu aktualisht korrespondent i Top-Channel dhe bashkëpuntor i rregullt i Express nga Londra,ka fituar këto ditë një tjetër proces gjyqësor kundra botusit të Bota Sot Xhevdet Mazrekaj.
Një gjykatë zviceriane ka njohur vendimin e “Royal Court of Justice” dhënë në Korrik 2006 duke detyruar Mazrekajn të paguajë shumën e akorduar Veliut si dëmshpërblim pas një shkrimi në Bota Sot ku ai cilësohej se kishte gisht në sulmet terroriste në Londër.
Avokatët e Veliut në Londër në bashkëpunim me një kompani avokatore në Zyrih ju drejtuan gjykatës zviceriane për njohje të vendimit të gjykatës londineze, pasi Mazrekaj nuk ka paguar shumën e caktuar nga gjykata londineze.
Gjykata e Zvicrës që ka shkqyrtuar këtë rast e ka quajtur mëse të drejtë kërkesën e avokatëve të Muhamed Veliut për të urdhëruar ekzekutimin e vendimit lëshuar nga gjykata e lartë në kryeqytetin britanik.
Vendimi thotë se Xhevdet Mazrekaj duhet të paguajë shumën prej 567,642,00 Franga përfshi iteresin bankar nga koha e dhënjes së vendimit.
Krahas kësaj shume ai ka për të paguar edhe koston e avokatëve të gazetarit Veliu, pasi sipas ligjit anglez pala humbëve në proces paguan koston e avokatëve të palës fituese.
Sipas vendimit zoti Mazrekaj në bazë të konventës së Luganos, ka një muaj kohë për ta apeluar vendimin. Kjo ndalon avokatët e Veliut për momentin ta ekzekutojnë vendimin përmes autoriteteve zviceriane në sekuestimin e aseteve të Mazrekajt nëse ai nuk do të kryejë pagesën.
Nëse gjatë periudhës një mujore që Mazrekaj ka në dispozicion, ai nuk apelon atherë do ti kërkohët autoriteteve të përmbarimit të zbatojnë vendimin e gjykatës zviceriane.
Megjithatë duket se pozita e Mazrekajt nuk është aspak e favorshme edhe nëse ai do ti drejtohet apelit do ti duhet të depozitojë si garanci një shumë të madhe parash.
Muhamed Veliu qëtësisht ka delaruar nga Londra për Express se e priste një vendim të tillë.

“Nuk kisha as më të voglin dyshim se drejtësia zviceriane do ta quante të drejtë kërkesën tone për zbatimin e vendimit të dhënë në Londër. Siç e kam theksuar edhe kur fitova gjyqin në Londër në vitin 2006-të, kjo nuk është një fitore e imja personale por një fitore e shtypit të lirë që operon në bazë të standarteve më të larta të gazetarisë. Është një fitore kundra një gazete e cila në shumë raste në mënyrë diskriminuese duke trilluar ka shpifur, mbi disa njerëz ndër ta edhe unë.
Duan të falenderoj avokaten time në Londër Hanna Basha dhe Melanie Ludescher në Zvicër për punën e jashtëzakonshme në këtë proces të gjatë dhe stresant.”
Konflikti Veliu Vs Mazrekaj i ka fillesat e tij në 20 Korrik 2005 kur gazeta Bota Sot nën titullin “Një Skandal i Ambasadës Shqiptare në Londër” shkruante se zoti Veliu kishte miqësi me kryeterroristin Mohammed Sadikue Khan që vendosi bomba më 7 Korrik 2005 në mentrotë e Londrës ku u vranë 52 veta.
Media kosovare e publikoi këtë shkrim me pretendimin se më parë ky artikull ishte botuar në azetën londineze “Daily Mail”. “Gazetari Veliu ka negociuar takimet e terroristit Khan me ambasadorin shqiptar në Londër dhe ishte gati të ndërmjetësonte një takim tjetër të këtij kamikazi me ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Kastriot Islami”, ka shkruar në artikullin e vet gazeta “Bota Sot”.
Bota Sot në menyrë sistematike atë kohë injoroi letrat e avkatëve në Londër. Pas 8 muaj nga paraqitja e dokumentave në gjykatë Bota Sot kërkoi falje duke thënë se artikulli ishte nisur në redaksi nga Rudolf Marku një mik i ish kryeredakrorit të Bota Sot Skënder Buçpapa.
Por kjo nuk do të pranohej nga Veliu i cili me ngulm ndoqi rrugën ligjore.
Në seancën e parë gjyqësore në Londër botusei Xhevdet Mazrekaj kërkoi më shumë kohë për tu përgatitur gjë e cila u pranua nga gjykata.
Mazrekaj në pozita aspak të favorshme në këtë proces nuk u paraqit duke irrituar së tepërmi gjykatësin britanik që ja miratoi kërksën e pasjes më shumë kohë në dispozicion.
Pas një séance pa praninë e Mazrekajt gjykatësi shprehu habi për aktin e palës së akuzuar e cila nuk u paraqit në gjykatë një ngjarje që ndodhë tepët radhë në këtë gjykatë mbretërore.
Duke shpallur verdiktin e gjykatës prej 22 faqesh disa javë më pas, gjykatësi Mr. Eady, vendimin e gazetës Bota Sot për të botuar shkrimet me të cilat Veliu cilësohet si terrorist, i ka quajtur budallallëk. “Nuk ka dyshim se akuzat e publikuara për z Veliu janë një budallallëk i rëndë për t’u imagjinuar”, është shprehur gjykatësi britanik, Mr.Eady. Ai është shprehur se akuzat janë të rënda dhe në të njëjtën kohë janë mjaft shqetësuese.
“Ato akuza janë tejet të rënda, shqetësuese dhe të përzgjedhura nga një imagjinatë e ulët”, ka deklaruar ky gjykatës, pasi ka shqiptuar vendimin në favor të gazetarit Muhamed Veliu.
Royal Court of Justice për publikimin e të pavërtetave ndaj gazetarit Veliu, ka gjetur fajtor botuesin e gazetës Bota Sot, Xhevdet Mazrekajn dhe kryeredaktorin e saj, Skënder Buçpapajn.
Atë kohë Hanna Basha avokatja e Veliut pranë kompanisë Carter&Ruck, i tha Express se është hera e parë që Gjykata e Lartë në Londër akordon një dëmshpërblim kaq të madh. “Klienti ynë me fitoren e këtij procesi ka vendosur një rekord,
pasi ai është personi i pare që kjo gjykatë i akordon një dëmshpërblim prej 175 mijë
paundë” deklaroi ajo.
Kjo çëshje tashmë e mediatizuar në qarqet gazetareske në Angli merret si çështje reference e studimi sa herë që diskutohet për raste shpifjes në media.
Dënimi Bota Sot nga gjykata londineze dhe më pas nga gjykata zviceriane shënon herën e parë kur një medium kosovar me botim edhe në Evropë e Amerikë, dënohet për shpifje nga një gjykatë e një shteti të huaj.
Tashmë duket se botuesi Mazrekaj nuk ka alternativë tjetër. Ose ti paguaj Muhamed Veliut dëmshpërblimin e akorduar ose të përballet me sekuestrimin e pasurisë.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

About Me

Veliupress


View My Stats