Friday, 4 April 2008

Burgoset menaxheri shqiptarë i prostitutave lituaneze


Ilia Ferko përfitoi mijëra paund të trasferuara nga Londra në Fier

Nga gjykata “Southwark Crown Court” Londër
Muhamed Veliu


Një shqiptarë i përfshirë në trafikimin e dy vajzave lituaneze dhe menaxhimin e nëntë prostitutave të tjera është dënuar me gjashtë vite burg.
Ilia Ferko 27 vjeç, kishte ndërrtuar një rrjet menaxhimi prostitutash duke përfituar mijëra paund nga puna si prostituta e vajzave lituaneze, disa prej të cilave e bënin këtë punë me dëshirë.
Por aktiviteti i sukseshëm tre vjeçar i Ferkajt u zbulua, kur një prej vajzave të blera nga ai për 3 mijë stërlina i tregoi policisë se si ajo ishte trafikuar, kontrolluar dhe shfrytëzuar nga shqiptari.
Kaq ka mjaftuar për skuadrën londineze të antiprostitucionit e cila lançoi operacionin e koduar “Cripton” duke vënë nën hetim shqiptarin nga Fieri i cili në vitin 2003 kishte hyrë ilegalisht në Angli me një pasaportë lituaneze.
Ai do të arrestohej në Maj 2006 në lagjen Southgate në veri të Londrës, ku policia gjatë kontrollit të banesës gjeti një arsenal me fotografi të tijat me vajzat prostituta, me disa miq shqiptarë përfshi një ditar ku ishin shënuar shumat e fituara për ç’do ditë nga prostitutat që menaxhonte. Policia do të zbulonte edhe një fletore ku ishin shkkruar numra telefoni për shtëpitë publike ku ai dërgonte vajzat dhe të bashkëpuntorëve shqiptarë.
Si provë të rëndësishme që e ipmlikonte atë në përfitimin e shumave mijëra paund u gjetën disa fatura transfertash parash në drejtim të Shqipërisë dhe në Lituani. Disa pagesa ishin bërë për llogari të një lituanezi të quajtur Raimondas i cili rektutonte vajzat të cilat i shiteshin Ferkos. Ndërsa në llogarinë bankare kur u arrestua kishte 63 mijë stërlina ndërsa 37,000 stërlina ju kishin dërguar personave të ndryshëm.

Mekanizmi

Prokurori Tom Wilkins i tha gjykatës “Southwark Crown Court” se Ilia Ferko gjatë periudhës 2005-2007 pagoi para për të blerë dy prostiuta të cilat do të punonin për të deri kur ato të lanin pagesën e shpenzuar për blerje.
Sipas dëshminsë së viktimës “A” me moshë 20 vjeçare, kur ajo mbërriti në aeroportit Gatwick nën shoqërinë e një djali lituanez, u takuan me Ferkon të cilin e pa duke i dhënë atij para. Më pas një prej prostitutave që kishte ardhur për të përkthyer për Ferkon e cila quhej Jona i ka treguar vajzës “A” se çfarë ajo do të bëntë. Sipas dëshmisë së viktimë “A” edhe në kohën kur ato kishin periodat mujore Ferko u blente disa tamponë special, për të vazhduar punë njësoj si në ditët normale.
“Atë e çuan në një farmaci ku i blënë kondomë e më pas në një dyqan ku shiten veshje imtime për gra. Asaj ju tregua se do ta fitonte lirinë pas 6 muajsh së punuari për Ferkon. Gjatë kësaj periudhe duke punuara nga ora 11 e mëngjesin deri në 3 të mëngjesit, asaj nuk ju dha asnjë paund. Zoti Ferko menaxhonte disa prostituta të njohura me emrat Joana,Eva,Elvitha,Oxana dhe Dobilek.” vijoi prokurori Wilkings i cili në ditën e parë të gjygjit renditi 15 akuza kundra Ferkos, për trafikim personi në Angli, shfrytëzim prostitucioni, përdhunim, përfitim parash nga imoraliteti dhe pengim të kryerjes së drejtësisë.
Gjatë kohës që ishte në burg Ilia Ferko përmes personave të tretë arriti të vihej në komunikim me dëshmitaren krysore në proces viktimën A duke i premtuar shuma të mëdha parash në kembim të mos ardhjes në Angli për të dëshmuar.
Ferko nuk kishte në posedim shtëpitë e tija publike por shtëpitë në të cilat mbante vajzat që menaxhonte i kishte hapur duke paraqitur një pasaportë lituaneze. Ai njihej mes vajaze me emrin Klodian ndërsa në një rast kur u kap nga policia kishte dhënë emrin Fation Islamaj. Sipas policisë ai i dërgonte vajzat në 9 shtëpi piblike në zona të ndryshme të Londrës.
Ndërkohë që oficerë nga policia angleze kishin vajtur në Lituani për të intervistuar viktimën “A” ajo tregoi se bashkëpuntore e Ferkos ishte një vajzë po lituanze. Kur ajo është gjetur nga policia e vëndit Balltik dhe do të arrestohej si bashkëpuntore tregoi se ajo ishte viktimë e cila ishte blerë nga Ferko dhe punuat për atë. Me dëshmitë e viktikës “A” dhe “B” policia angleze ngriti 15 akuza.

Dënimi

Përballë akuzave duke menduar një dënim të gjatë Ilia Ferko në ditën e dytë të gjygjit pranoi 6 akuza.
Pasi ka pranuar akuzat për të cilat ka marrë ulje dënimi gjykatësi Mr Justice Goymer vërejti se trafikimi vajzave nuk kishte elemtë dhune por ishte kryer në rrethana rënduese.
“Ky është një krim shumë serioz që në thelb ka një tregëti të ndryrë duke degraduar vajzat apo gratë që përfshihen në të duke ju mohuar liria dhe të drejtat e tyre. Kjo është një skllavëri moderne për të cilën në të shkuarën janë dhënë dënime të dryshme” ka thënë gjykatësi i cili e ka dënuar Ilia Ferkon me 6 vjet burg dhe duke rekomanduar dëbimin e tij nga Anglia në fund të dënimit. Ferko e ka prituar vendimin duke qeshur. Ky dënim e çon në 46 numrin e shqiptarëve të dënuar nga drejtësia britanike për prostitucion këto 7 vitet e fundit.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

About Me

Veliupress


View My Stats