Wednesday, 23 April 2008

Zyrtare, Dino Kristodolou është pedofil

Zyrtare, Dino Kristodolou është pedofil

Ngrihen akuza në Londër për shpërndarje fotosh të fëmijëve, duke u abuzuar

Nga Londra
Muhamed Veliu

Tashmë nuk ka as më të voglin dyshim se njëri nga tre britanikët e akuzuar për abuzime me fëmijë jetimë në Tiranë, është pedofil. Policia britanike ka zbuluar një sërë provash që përfshinë Dino Kristodoloun në një rrjet ndërkombëtar pedofilie. Pas një hetimi disamujor, të një rrjeti të gjerë pedofilie është zbuluar se Kristodolou në mënyrë sistematike ka shpërndarë te pedofilë të tjerë imazhe fëmijësh duke u abuzuar. Nuk dihet edhe nëse këto imazhe janë të fëmijëve shqiptarë, të abuzuar nga britanikët apo fëmijëve të tjerë.
Hetuesit e kësaj çështjeje janë të rezervuar në dhënien e detajeve nga hetimi. Por "Shqip" ka mësuar se greko-britaniku 44-vjeçar ka dalë përpara gjykatës "Snaresbrook Crown court" në Londër, i akuzuar për shpërndarje të fotove të fëmijëve, duke u abuzuar seksualisht. Gjatë kësaj seance, gjyqësore, ai nuk i ka pranuar akuzat. Të premten, 25 prill 2008, ai do të paraqitet përsëri përpara gjykatës ku do të vendoset data e fillimit të procesit gjyqësor.
Ngritja e këtyre akuzave nga prokuroria britanike ka ardhur si rrufe në qiell të hapur për avokatët e tij mbrojtës, të cilët po mundohen të bllokojnë ekstradimin e Kristodolou për në Shqipëri. Njëkohësisht për banorët e zonën Blackburn në veri të Anglisë, ku ai banonte, të cilët kishin nisur një fushatë sensibilizuese duke pretenduar pafajësinë e Dinos. Në këtë fushatë ishte përfshirë edhe kisha lokale. Ata pretendonin në pafajësinë e tij duke thënë se gjithçka ishte një sajesë nga drejtësia shqiptare. Ndërkohë, tani është drejtësia e vendit të tyre që ka ngritur akuzat e rënda për bashkëqytetarin e tyre, i cili për ta ishte një shërbëtor në shërbim të varfërve.
Në fakt, realiteti ka qenë ndryshe. I maskuar si një punonjës bamirësie, ai nuk bënte gjë tjetër veçse abuzonte me fëmijë në nevojë. Dy muaj më parë, gjykata e ekstradimeve e quajti të drejtë kërkesën e drejtësisë shqiptare për ekstradimin e Dino Kristodolou dhe Robin Arnold. Ata akuzohen nga drejtësia shqiptare se në vitin 2004 janë përfshirë në abuzimin e fëmijëve në një jetimoren "Fëmijët e Tij" në Tiranë. Për të njëjtën akuzë po gjykohet në Tiranë edhe themeluesi i kësaj jetimoreje, skocezi David Brown.
Nëse Kristodolou do të shpallet fajtor nga drejtësia britanike për akuzat e ngritura, atëherë kjo do t‘i shuajë shpresat e drejtësisë shqiptare për ta gjykuar atë në lidhje me abuzimet monstruoze nga ai me jetimët shqiptarë.
Probleme me drejtësinë e vendit të tij ka edhe Robin Arnold.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

About Me

Veliupress


View My Stats