Thursday, 29 May 2008

Amnesty International kritika Shqipërisë e Kosovës

Nga Londra
Muhamed Veliu

Organizata prestigjoze “Amnesty International” me qendër në Londër, ka publikuar raportin vjetor për të drejtat e njeriut në 150 vënde të botës përfshi shqipërinë dhe Kosovën.
Në kapitullin për Shqipërinë rrjeshtohen një sër problemesh kryesisht me sistetmin e drejtësisë, sjelljen e pa -ligjëshme të forcave të policisë në disa raste, varfërinë, kushtet e burgjeve të tejmbushura, trafikun përfshi violencën që ushtrohen ndaj grave.
Që në fillim të këtij raporti thuhet se konficenda e publikut në sistetin e drejtësisë vazhdon të jetë e ulët.
“Shkarkimi kryeprokurorit Theodhori Sollaku ndodhi përmes disa pikpyetje të mëdha ligjore. Kushtet e paraburgimit përfshi burgjet janë janë të tejmbushura ku të burgosurit keqtrajtohen nga policia. Pamvarsisht se ka progres në parandalimin e trafikut të grave apo fëmive për qëllime shfrytëzimi, ky lloj trafiku ende vazhdon” thuhet në raportin e “Amnesty international” që përkon me 60 vjetorin e deklaratës universalte për të drejtat e njeriut.
Si një shqetësim akut “Amnesty International” ngren çështjen e të 45,000 shqiptarëve të pastrehë, ku prej tyre në një gjendje krtike janë 340 jetimë pa asnjë përkrahje.
Raporti që përfshin në një kapitull të veçantë edhe Kosovën, trajton me nota kritike aktivitetin e UNMIK I cili ka dështuar të implementojë rregulla parandalrandaluese që kanë të bëjnë me pjestarët e komunitetit ndërkombëtar, që punojnë atje.
Ky shqetësim ilustrohet me vrasjen Mon Balajt, Zenel Zenelit dhe Arben Xheladinit të vrarë nga plumbat e gomës të cilët u përdorën nga policët Rumunë.
“Amnesty International” cilëson burgosjen e liderit të “Vetëvendosjes” Albin Kuri si jo të drejtë ndërsa procesin gjyqësor ndaj tij, si aspak në akordancë me standandartet ndërkombëtare të aplikuara në Kosovë, duke e cilësuar atë një proces të politizuar përpara një trupi gjykues ndërkombëtar.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats