Saturday, 17 May 2008

Kosova në një hartë të Ugandës

Studiuesi dhe historiani Bejtullah Destani, zbulon rastësisht një fakt të panjohur deri më sot

Nga Londra
Muhamed Veliu

Bejtullah Destani, studiuesi i arkivave britanike nuk ndalet në zbulimin e fakteve të reja historike që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe Kosovën. E jo vetëm për këtë arsye, me të drejtë ai është cilësuar si një librari lëvizëse.
Dhe përkushtimi tij ka bërë të mundur zbulimin e një dokumenti të rëndësishëm historik për Kosovën. Disa ditë më parë në "The National Archives" (Arkivën Kombëtare ) ai ka gjetur tejet rastësisht një hartë të shekullit të XVIIII, që mban numrin e references F02/785 me vlera të padiskutushme për të kaluarën e Kosovës, tashmë që është një shtet i pavarur. Siç informon Destani, ai e gjeti këtë hartë kur po punonte për një projekt amerikan rreth Afrikës Ekuatoriale, pikërisht gjatë hulumtimit të hartave që kishin të bënin me Afrikën Perëndimore. Dhe në morrinë e tyre, Destani tregon se gjeti një hartë të Ugandës e cila kishte disa gjëra interesante, që e bëri atë ta kopjojë.
"Për mua si studiues kjo hartë paraqet një rëndësi të veçantë pasi në tre vende shkruhet Kosova. Kjo hartë është prodhur nga anglezët pasi Uganda ishte koloni e Anglisë. Kolonitë i kanë përdorur këto harta për qëllimet e tyre nëpër institucione zyrtare", u shpreh Destani. Për të, rëndësia e kësaj harte qëndron në faktin se për herë të parë përmendet emri Kosova. Por Destani thotë se duhet të bëhet kujdes në interpretimin e saj pasi gjuhët e Afrikës kanë shqiptim ndryshe.
Megjithatë ai pohon se kjo hartë merr një rëndësi të veçantë pasi së pari është prodhuar nga anglezët dhe së dyti shkruhet Kosova me A dhe jo Kosovo me O siç prononcohet në anglisht fjala Kosovë. Në asnjë rast studiuesi shqiptarë thotë se në shkuarën nuk ka hasur harta të kësaj natyre ku përmendet Kosova dhe datojnë në shekullin e XVIIII. Gjatë kërkimeve të ai ka hasur vtëm në harta të fillim shekullit të XX të përpiluara nga shqiptarët. "Kjo hartë besoj se do të ngjall interes tek gjuhëtarët, dhe gjeografët. E mira do të ishte që dikush të vizitojë Ugandën duke ndërmarrë një studim të hollësishëm rreth kësaj harte" shprehet Destani. Që nga dita e parë kur ai shkeli në Angli kanë kaluar plot 16 vjet. Destani është i kënaqur me çfarë ka arritur. Por pohon se në punën me arkivat sa më shumë të hulumtosh aq më tepër të shtohet dëshira për të qëndruar me orë të tëra mbi ato dosje, njëra më surprizuese se tjetra. Hulumtimet e tij nuk kanë mbetur thjesht për interes personal.
Ato janë publikuar në shumë libra, madje shumë botues apo historianë britanikë të çështjeve shqiptare kanë trokitur në derën e tij për ndihmë. Dhjetë vjet më parë me iniciativën e tij Bejtullahu dhe një grup miqsh do të themelonin "Qendrën për Studime Shqiptare". Kjo qendër, ka botuar deri tani libra që kanë më tepër karakter historik dhe antropologjik, ose dorëshkrime të pabotuara, por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të botojmë në të ardhmen libra që kanë të bëjnë me karaktere kulturore, politike, d.m.th., libra që janë për çështje politike, qo fshin të partive politike në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni apo Mal të Zi ose biografi politike", thotë ai.
Përsëri në lidhje me hartat, Bejtullahu kujton se ka gjetur një hartë të Shqipërisë, hartuar nga Konferenca e Londrës në 1912-13, kur u aneksuanm troje shqiptare dhe ku gati gjysma e territorit iu la Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi. "Britanikët kanë pasur një ide të qartë se çfarë duan shqiptarët", vazhdon së treguari ai. "Lord Fitzmaurice, në vitin 1880, këshilloi dhënien e lirisë nga Perandoria Otomane dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve për të parandaluar trazira në 100 vitet e ardhshme".
Mbretërit e Britanisë janë përfshirë në marrëdhënie të drejtpërdrejta me shqiptarët. Destani ka zbuluar disa dokumente, ku në njërën prej tyre shkruhet se në vitin 1520 Henry VIII u vesh me një kostum qepur në Shqipëri me fije ari.



You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats