Friday, 9 May 2008

Krimimet e shqiptarëve në Angli mit mediatik apo realitet?

Krimi shqiptarë në Angli fakte dhe shifra. Gjatë muajt Prill, 35 shqiptarë në gjykatat angleze. Statistikat e Ministrisë britanike të Drejtësisë japin shifrën e 257 shqiptarëve në burgjet angleze nga ku 50 prej tyre të dënuar për shfytëzim prostitucioni.


Krimimet e shqiptarëve në Angli mit mediatik apo realitet?



Investigim
nga Londra

Muhamed Veliu


Shpeshherë në Britaninë e Madhe sa herë që flitet për krimin në komunitetin shqiptarë mendimet janë nga më të larmishmet.
Ka nga ata që fajësojnë mediat britanike për të kthyerin e shqiptarëve në steriotipa të botës së krimit, të tjerë persona pranojnë se në këtë vënd ka emigruar llumi shqiptarëve që kishin aktivitete kriminale në vënde të ndryshme europiane.
Ndërkohë ka nga atë të cilët që thonë se krimet e shqiptarëve janë as më shumë as më pak në nivelin e komuniteve të tjara. Me të drejtë përballë kësaj situate ku për këtë çështje ka mendime të ndryshme lind pyetja.
A janë krimet e shqiptarwve në Angli mit mediatik apo realitet?
Për ti dhënë një përgjigje sa më të detajuar kësaj “enigme” Gazeta Shqip ndërrmori një monitorim të përditshëm proceseve gjyqësor përmes faqes së internetit http://www.hmcourts-service.gov.uk, ku anoncohen listat ditore e proceseve gjyqësore rezultoi se për ç’do ditë gjykatat angleze kanë gjykuar shtetas shqiptarë. Gjatë të gjithë muajit Prill këto gjykata kanë shqyrtuar 35 raste me të akuzuar shqiptarë.
Të dhënat janë vetëm për gjykatat e krimeve që njihen si “Crown Courts”. Nëse atyre do ti bashkangjiten edhe rastet e gjykatave të një shkalle më të ulët “Magistrate Courts” atherë padyshim numri do të ishtë akoma më i madh.
Krimet për të cilat janë gjykuar bashkëatdhëtarët tanë janë nga më të ndryshmet.
Duke filluar nga problemet me drejtimin e makinës pa patentë, grabitje me armë, grabitje shtëpishë e vijuar me krime më të rënda si përdhunimi, trafiku kokainës, tentativë vrasjes, armbajtje paleje, vrasje dhe trafikim e shftytëzim personi për qëllime prostitucioni.
Një përkthyese shqiptare e cila nuk deshi ti përmendet emri deklaroi se nuk ka ditë që mos të thirret në stacione policie për të përkthyer të ndaluarit shqiptatë.
Ajo shtoi se gjatë karrierës së saj pesë vjeçare si përkthyese të pakta kanë qënë ditët kur nuk është thirur për të përkthyer nga gjykatat e krimeve në të gjithë Anglinë.
Në dhjetë vitet e fundit krimi shqiptarë në Britaninë e Madhe ka qënë aktiv, si pasaojë e ardhjes në këtë vënd të shumë elementëve kriminal nga vënde të ndryshme të Europës.
Shumë raste trafiku prostitucioni kanë zënë faqet e para të shtypit britanik madje shumë prej tyre janë shndërruar në skenare teledramash në stacinet e vëndit ishull.
Sipas një raporti katër vjet më parë të lëshuar nga ministria e brendëshme
Home Office thuhej se 70% e vajzave që punonin si prostituta në zonën e distriktit të dritave të kuqe SOHO kontrolloheshin nga shqiptarët.
Vitin e fundit po vërehet një rritje e rasteve kur grupet kriminale shqiptare janë përfshirë në trafikun e Kokainës. Dy muaj më parë 10 shqiptarë do të pranfoseshin në qytetin e Oksfordit. Atyre ju gjetën dy laboratorë kokaine.
Ndërsa në disa raste doganjerët e portit Ramsgate kanë kapur korrierë shqiptarë që trasportonin Kokainë nga Belgjika për në Angli.
Sipas ministrisë britanike të drejtësisë në vitin 2007 në burgjet angleze ishin 219 shqiptarë mes tyre 3 gra. Për katër mujorin e parë të 2008 sipas statistikave që ofron kjo ministri numri shqiptarëve në bugjet angleze është rritur. Ky numër tashmë ëshë 257 persona.
Po të krahasosh listën e të burgosurve europian shqiptarët renditen në vëndin e dytë me më shumë të burgosur pas polakëve me 402 të burgosur që vuajnë dënime në Angli pas përfshirë shifrat për Skocinë dhe Irlandën.
Një situatë e tillë kriminalistike që sa vjen e rritet nuk bën gjë tjetër veçse ja nxin akoma më shumë imazhin shqiptarëve të ndershëm në Britaninë e Madhe.
Kësaj çëshje të imazhit të keq të shqiptarëve në mediat britanike në librin e tij më të fundit akademiku Gëzim Alpion i ka kushtuar një kapitull të veçantë ku për shqiptarët e krimit shprehet si më poshtë.
“Kombi shqiptarë përfshi shumicën e qytetarëve e saj që jëtojnë në perëndim duke zbatuar ligjin,kanë shumë se ç’të falenderojnë bashkëpatriotët e tyre të përfshirë në krime, për ndëshkimin jo të drejtë e kolektiv që u bëhet atyre në Perëndim. Disa persona të papërgjegjshëm të botës së krimit, nuk duhet të shikohen si përfaqësuesit e shqiptarëve”.


Ja lista e 35 procese gjyqësor ndaj shqiptarëve


Data-1 Prill 2008
Emri-Nexhat Murraku
Gjykata- Plymouth Magistrate Court
Akuzat-Drejtim makine me patentë jo të vlefshme
Dënimi-1,700 stërlina gjobë

Data-3 Prill 2008
Emri-Ilia Ferko
Gjykata- Southwark Crown Court Londër
Akuzat-Kotroll, shfrytëzim, trafikim 2 vajza lituaneze për prostitucion
Dënimi-6 vjet burg

Data- 3 Prill 2008
Emri-Festim Paca
Gjykata-Inner London Crown Court
Akuzat- Posedim dhe përdorim psaporte të falsifikuar
Dënimi-Seanca radhës 01 Maj 2008

Data- 4 Prill 2008
Emri-Mete Gashi
Gjykata-Canterbury Croën Court
Akuzat- Trafik 5,5 kg kokainë nga Belgjika
Dënimi-Ende i padënuar. Pranoi akuzat.

Data- 4 Prill 2008
Emri-Alfonso Boka
Gjykata-Canterbury Croën Court
Akuzat- Trafik 5,5 kg kokainë nga Belgjika
Dënimi- Seanca gjyqësore e radhës 14 Maj 2008


Data-7 Prill 2008
Emri-Elton Selimi
Gjykata-Cambridge Crown Court
Akuzat-Tentativë vrasje në bashkëpunim, armbajtje paleje
Dënimi-I pafajshëm-Dëbuar në Shqipëri, krim të mëparshëm


Data-7 Prill 2008
Emri-Fisnik Isufi
Gjykata-Wood Green Crown Court
Akuzat-Ngacmim seksual, dëmtime banese
Dënimi-750 paund kompesim ndaj viktikës

Data-7 Prill 2008
Emri-Shpendi Krasniqi
Gjykata- Snaresbrook Crown Court Londër
Akuzat- Përdorim prostitute në rrugë për blerje seksi
Dënimi- Sentenca 6 Maj 2008


Data-7 Prill 2008
Emri-Gazmir Meta
Gjykata- The Law Courts Brighton
Akuzat- Plagosje personi me dashje
Dënimi- Seanca gjyqësore e radhës 12Maj 2008


Data-8 Prill 2008
Emri-Leonard Nika
Gjykata- Southwark Crown Court Londër
Akuzat-Grabitje me armë
Dënimi-9 Maj 2008

Data-9 Prill 2008
Emri-Bledar Berisha
Gjykata- Southwark Crown Court Londër
Akuzat-I përgatitur për të shkuar në grabitje
Dënimi-14 Maj 2008



Data-10 Prill 2008
Emri-Besmir Mazrreku
Gjykata- Southwark Crown Court Londër
Akuzat-I përgatitur për të shkuar në grabitje
Dënimi-14 muaj burg


Data-14 Prill 2008
Emri-Admir Shehu
Gjykata-Croydon Crown Court Londër
Akuzat-Plagosje me qëllim, Thyerje të qetësisë publike
Dënimi-Procesi gjyqësor vazhdon


Data-15 Prill 2008
Emri-Erion Meta
Gjykata-Redbridge Magistrate Court Londër
Akuzat-Përdorim prostitute në rrugë për blerje seksi
Dënimi-3 muaj heqje patente, £285 gjobë

Data- 16 Prill 2008
Emri- Besim Dobrushi,
Gjykata-Cambridge Magistrate Court
Akuzat-Rrahje të një roje sigurine në një klub nate
Dënimi-6 muaj burg

Data-16 Prill 2008
Emri- Dritan Canaj
Gjykata- Cambridge Magistrate Court
Akuzat- Rrahje të një roje sigurine në një klub nate
Dënimi-6 muaj burg

Data-17 Prill 2008
Emri-Edmond Elezaj
Gjykata-Southwark Crown Court Londër
Akuzat-Trafikim, përdhunim,shfrytëzim për prostiticion të një 17 vjecareje
Dënimi-2 vjet burg

Data-18 Prill 2008
Emri-Nazif Selini
Gjykata- Leeds Crown Court
Akuzat-Trafik dhe kontroll personi për prostitucion
Dënimi-4 vjet burg

Data-21 Prill 2008
Emri-Erjon Demucaj
Gjykata- Stratford Crown Court
Akuzat-Rrahje të një shoferi autobuzi
Dënimi-3 vjet burg

Data-21 Prill 2008
Emri-Luigj Popaj
Gjykata- Croyden Magistrate Court Londër
Akuzat-Prodhim dhe distribucion të dokumentave falce
Dënimi- Seanca radhës 23 Qershor 2008

Data-21 Prill 2008
Emri-Mehmet Berisha
Gjykata- Croyden Magistrate Court Londër
Akuzat-Prodhim dhe distribucion të dokumentave falce
Dënimi-Seanca gjyqësore e radhës 23 Qershor 2008


Data-22 Prill 2008
Emri-Albert Tafshiu
Gjykata- Woolwich Crown Court Londër
Akuzat-Armbajtje zjarri paleje
Dënimi- Seanca gjyqësore e radhës 2 Maj 2008

Data-23 Prill 2008
Emri-Zamir Veseli
Gjykata- Canterbury Crown Court
Akuzat-Rrahje, plagosje personi të qëllimëshme
Dënimi- Procesi gjyqësor vazhdon

Data-25 Prill 2008
Emri-Asim Murtati
Gjykata- Westminster Magistrate Court Londër
Akuzat-Proces ekstradimi. Dënuar në mungesë për grabitje më armë ne Shqiperi
Dënimi-Seanca gjyqësore e radhës 19 Maj 2008


Data-25 Prill 2008
Emri-Admir Dega
Gjykata- Snaresbrook Crown Court Londër
Akuzat-Posedim dhe tentativë shpërndarje Kokaine
Dënimi- Seanca gjyqësore e radhës 2 Maj 2008

26-Data-28 Prill 2008
Emri-Rustem Geca
Gjykata- Central Criminal Court Old Bailey Londër
Akuzat-Vrasje të shtetasit britanik Lee Rayner
Dënimi- Procesi gjyqësor vazhdon

Data-28 Prill 2008
Emri-Kreshnik Disha
Gjykata- Central Criminal Court Old Bailey Londër
Akuzat-Përdhunim të një vajze polake
Dënimi- Procesi gjyqësor vazhdon

Data-28 Prill 2008
Emri-Alban Lala
Gjykata- Chelmsford Crown Court
Akuzat-Përdhunim
Dënimi- Procesi gjyqësor vazhdon

Data-28 Prill 2008
Emri-Ylli Delaj
Gjykata- Southwark Crown Court
Akuzat-Rrahje, plagosje me dashje
Dënimi- Procesi gjyqësor vazhdon

Data-28 Prill 2008
Emri-Besim Brahimi
Gjykata- Southwark Crown Court
Akuzat-Konspiracion në grabitje parkingjesh
Dënimi- Procesi gjyqësor vazhdon

Data-28 Prill 2008
Emri-Fazlli Musliu
Gjykata- Southwark Crown Court
Akuzat-Konspiracion në grabitje parkingjesh
Dënimi- Procesi gjyqësor vazhdon

Data-28 Prill 2008
Emri-Afrim Ibrahimi
Gjykata- Southwark Crown Court
Akuzat-Konspiracion në grabitje parkingjesh
Dënimi- Procesi gjyqësor vazhdon

Data-28 Prill 2008
Emri-Esat Hazimi
Gjykata- Southwark Crown Court
Akuzat-Konspiracion në grabitje parkingjesh
Dënimi- Procesi gjyqësor vazhdon

Data-28 Prill 2008
Emri-Mursel Haziri
Gjykata- Kingston U Thames Crown Court
Akuzat-Grabitje shtëpish,posedim sendesh të vjedhura
Dënimi- Procesi gjyqësor vazhdon

Data-29 Prill 2008
Emri-Femi Oseni
Gjykata- Maidstone Crown Court
Akuzat-Tre Grabitje
Dënimi- Procesi gjyqësor vazhdon



You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats