Saturday, 3 May 2008

Organizate Jo Qeveritare angleze: “Policia shqiptare ka dijeni për shqetësimet tona”

Deklarata e Poppy Project. “Zv Ministres Iva Zajmi ju komunikuan faktet e mbledhura gjatë takimit në Londër.

Organizate Jo Qeveritare angleze: “Policia shqiptare ka dijeni për shqetësimet tona”

Nga Londra
Muhamed Veliu

Hidhen poshtë si të pavërteta deklarat e policisë shqiptare se nuk ka patur dijeni për faktet e poseduara për trafikun e grave apo vajzave shqiptare për prostitucion në Angli.Në deklaratën e policisë shqiptare disa ditë më parë thuhej se në asnjë rast me organizatën britanike “Poppy Project” nuk është diskutuar rreth problemeve të trafikut.Por në nje prononcim per Top-Media “Poppy Project” thotë se shqetësimi rreth këtij problemi, i është percjellë zëvëndës minstres së brendëshme Ina Zajmi gjate vizites se saj ne Londër.Denisë Marshall drejtorja e përgjithshme e OJQ-së së quajtur “Poppy Project” rreshton nje sër faktesh qe çuan ne kete konluzion, paraqitur në Parlamentin Britanik disa ditë parë, gjatë një séance dëgjimore.Sipas saj “Poppy Project” ka asistuar me ndihmë 81 vajza dhe gra të trafikuara nga Shqipëria për në Angli.Dëshmitë e tyre kanë qënë vendimtare për të arritur ne konkluzionin se segmente të policisë shqiptare nuk bëjnë sa duhet në luftën kundra prostitucionit.Të trafikuarat kanë thënë se autoritetet shqiptare në aeroport, pasi paguhen nga trafikantët lelojnë kalimin e vajzave minorene.“Gratë e trafikuara njëherë janë ritrafikuar përsëri, vajzat e dëbuara nga policitë europiane janë përdhunuar nga oficerë të policisë në qëndrat e pritjes. Autoritetet shqiptare të emigracionit bashkëpunojnë me trafikantët duke i paisur ata me dokumenta të falcifikuara” thuhet më tej në deklaratën e zonjës Marshall.Në këtë prononcim drejtuesja e kësaj OJQ-je angleze kujton se shqetësimet e mbledhura nga dëshmitë e shqiptareve të trafikuara, ju bënë prezente zëvëndës minsitres Iva Zajmi gjatë një takimi në Londër më 20 Mars 2007, ku merrte pjesë edhe zoti Xheladin Qahi drejtor i Qëndrës së pritjes për Viktimat e Trafikut.“Në vlerësojmë përpjekjet e autoriteve shqiptare kundra trafikut të grave por këto autoritete nuk mund të pretendojnë se nuk janë informuar nga ne për këto probleme” thotë Denis Marshall në fund të prononcimit të saj.Në Angli më shumë se 50 shqiptarë vuajnë dënime të ndryshme për trafikimin e shfrytësizimin e vajzave lindore për prostitucion.Në të gjitha këto rasje asnjëra prej vajzave nuk ka qënë shqiptare por që të gjitha me origjinë nga Letonia dhe Lituania.Vajzat shqiptare të shpëtuara nga policia angleze e dërguara më pas në “Poppy Project” nuk pranojnë të dëshmojnë kundra turotëve të pasi kanë frikë hakmarrjen ndaj familjeve në Shqipëri.Vajzat shqiptare të detyruara të prostituojnë kryesisht sheshin trupin e tyre në lagjen SOHO që kontrollohet nga djem nga Berati dhe Kuçova përfshi shtëpitë publike ilegale në ç’do cep të Londrës apo qytete të tjera angleze.


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats