Sunday, 11 May 2008

Shqipëri dhe Britani - partnerë evropiane

Shqipëri dhe Britani - partnerë evropiane

Të Dielën 11-05-08 në Top-Channel ora 19-00 UK time 20-00 EU time, dokumentari realizuar në Londër dhe Tiranë


Në historinë e emigracionit shqiptar, Britania e Madhe zë një vend mjaft të rëndësishëm. Pas Greqisë, Italisë dhe vendeve të tjera perëndimore, Britania e Madhe ishte destinacioni më i ri për realizimin e ëndrrës së rreth 100 mijë shqiptarëve, sipas një përllogaritjeje jozyrtare, për një jetë më të mirë. Britania e Madhe, si djepi i demokracisë dhe i qytetërimit, ofron shanse dhe mundësi të barabarta për cilindo.

Një mundësi kjo për shqiptarët, që eksperiencën e të jetuarit në Britani, ta sjellin si një kontribut në zhvillimin demokratik të Shqipërisë për një kohë afatgjatë. Dekadat shkuan dhe sot nuk dihet mirë se ku krijohen më së shumti të ardhurat e shqiptarëve: brenda apo jashtë territorit shtetëror.

Kudo ka shqiptarë dhe kudo punojnë, e mësojnë. Po si jetojnë shqiptarët në një shoqëri sa evropiane aq edhe të përveçme, si Britania, vendi i traditës dhe i konservatorizmit, vendi që shpiku magjinë e demokracisë? Sa janë integruar ata në bashkësinë e re? Cila është perspektiva e tyre, duan të kthehen dhe çfarë duan të sjellin në vendin e tyre? Personazhe të njohur në fusha të ndryshme si në art, biznes, por dhe në atë akademike japin eksperiencat e tyre, të cilën e ruajnë si një aset të rrallë jo vetëm për ata vetë, por edhe për vendin e lindjes.

Diplomati britanik, Wilson, dhe ai shqiptar në Londër Zef Mazi, theksojnë se një klasë e re elite, që po edukohet dhe arsimohet jo vetëm në Londër, me një mendësi të lirë mendimi dhe gjykimi, i duhet më shumë se kurrë Shqipërisë, për ta jetësuar atë, për ta çuar drejt dijes dhe promovimit të vërtetë dhe të drejtë të vlerave e idealeve, të vetmet që do na bëjnë ta duam më shumë tokën tonë.

Është pikërisht ky raport mes shqiptarëve emigrantë që jetojnë ndërmjet dy atdheve: ajo që e afron njeriun shqiptar plotësisht me Evropën


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats