Sunday, 25 May 2008

Tregëtia drogës priroritet i shqiptarëve të krimit në Angli

Agjencia britanike e krimit të ogranizuar SOCA publikon raportin vjetor

Nga Londra
Muhamed Veliu


Grupet kriminale shqiptare që veprojnë në Britaninë e Madhe pasi e kanë stabilizuar veten e tyre si lojtarë kryesorë në kontrollin e trafikut të vajzave për ti shfrytëzuar ato në prostitucion, tani po tentojnë të marrin në dorë tregëtinë e Heroinës dhe Kokainës.

Alarmin e jep drejtori mardhënjeve me jashtë në SOCA “Serious Organised Crime Agency” zoti Rob Wainwrigh, i cili ka paralajmëruar konfronitime të dhunshme mes shqiptarëve dhe kurdëve kontrollues të tregut të Heroinës.

Gjatë një konference për shtyp me korrespondentët ndërkombëtar të akredituar në Londër ai sëbashu me koordinatorin e oficerëve të SOCA në 40 vënde të Botës zotin John Coles ka paraqitur raportin vjetor të punës së kësaj agjencie kundra krimit.

“Objektivi ynë madhorë është të luftojmë kriminelët kudo që ata të jenë. Prandaj për ne është e rëndësishme bashkëpunimi me vënde të ndryshme në botë. Tani ne kemi nën mbykqyrje 2, 000 kriminelë në Britaninë e Madhe duke monitoruar veprimet e tyre. Gjatë vitit që shkoi SOCA bëri të mundur kapjen e 90 ton drogë duke i shkaktuar një dëm prej 230 milion paund posedusve të saj.

Nëse kjo drogë do të mund të shitej në rrugë atherë vlera kapte shifrën e 5 deri në 6 miliard paund” deklaroi Wainwrigh.
Sipas tij krimet e kryera nga organizat kriminale jo britanike po rritet. “Vihet re një tendencë e shitjes së armëve përmes internetit, gjë e cila për ne tani është një prioritet. Nga 450 operacione që SOCA ndërmorri vitin e shkuar 50% e tyre janë zhvilluar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar” vijoj më tej drejtori mardhënjeve me jashtë në SOCA.

Duke u ndalur në krimin e organizuar shqiptarë në Britaninë e Madhe ai u shpreh se strukturat kriminale shqiptare janë tashmë evidente në Britani njësoj sikurse edhe në vënde te tjera europiane, duke përbërë një shqetësim serioz.

John Coles ish oficer i një rangu të lartë në Scorland Yard tani pjesë e SOCA thotë se Shqipëri është një vënd me shumë intres në punën e tyre. Për këtë ai pohoi se në muajt në vazhdim ai do të shkojë në Tiranë për tu takuar me oficerin e SOCA atje për të biseduar rreth shtrirjes së aktivitet të tyre atje.

“Shqipëria padyshim është një vënd me rëndësi për ne” pohoi ai.

Gjatë një interviste për Shqip Rob Wainwrigh jep më shumë detaje rreth grupeve kriminale shqiptare në Angli dhe luftën kundra tyre.

Cili është niveli rrezikut që paraqesin grupet kriminale shqiptare në Britaninë e Madhe?

Krimet e grupeve kriminale shqiptare janë të mirëdokumentuara. Ata janë përgjegjës për shumë krime në Europë. E njëjta situatë është në Britani.Ne kemi kriminelë shqiptarë që janë rezidentë këtu, përfshi të tjerë që nuk jetojnë në Britani, vinë nga Europa duke e parë atë si vënd të lakmushëm për të kryer krime. Është një problem që ne e ndajmë me vëndet e tjera në Europë.

Është SOCA në dijeni të një raporti me mbishkrimin Sekret që qarkullon në ambientet ministeriale të qeverisë angleze i cili thotë se krimi organizuar shqiptarë është kërcënimi numër 1 për Britaninë?

Nuk besoj se kjo është e vërtetë. Nuk pajtohem me këtë konstatim. Krimi organizuar shqiptarë, është një problem sinjifikativ për ne. Sa i madh është ai? Kjo nuk mund të matet. Unë nuk mund t’i jap titullin e “Premiership” kriminelëve shqiparë. Për ne problemi më i madh pas kurdëve të heroinës, kolumbianëve të kokainës janë vetë kriminelët britanik.

Përse SOCA ishte shumë e vendosur të merrte drejtim e PAMECA për 5 vitet e ardhëshme?

Ne kemi ndërtuar mardhënie shumë të mira me autoritet policore shqiptare. Ne kemi një oficer tonin në Tiranë që po bashkëpunon me kolegët e tij shqiptarë.
Jemi të lumtur që na u dha e drejta për të drejtuar PAMECA 3. Ne kemi punuar shumë për ta marrë në dorë drejtimin e këtij misioni. Pyetja përse ne insistuam ta marrim këtë drejtim është mëse edrejtë. Dhe përgjigja ime do të ishte e thjeshtë.
Ne pamë mundësinë për të zhvilluar mardhënje akoma më të zgjeruara mes nesh dhe autoriteteve policore shqiptare. Ne sikurse Shqipëria ndjamë po të njëjtin problem me krimet e kryera nga shqiptarët. SOCA ka ekspertizën e duhur për ti dhënë Shqipërisë në luftën kundra krimit të oraganizuar. Ne do të fokusohemi me asistencën tonë në zhvillim e analizimit të informacionit që vjen në rrugë inteligjente për krimin apo trainime të veçanta nga specialistët tanë.

A ka mundur SOCA deri më tani të ndërtojë burimet e saja indipente në Shqipëri të marrjes së informacionit në lidhje me grupet kriminale?

Kolegët tanë që punojnë atje me autoritet shqiptare të luftës së krimit të organizuar, po përdorin një mori taktikash për të mbledhur informacionin e duhur rreth aktivitereve kriminale. Kush i drejton ato deri tek lidhjet e tyre me grupet kriminale shqiptare në Angli.

Disa operacione të njëpashnjëshme anti drogë në Angli, muajt e fundit kanë prangosur një numër të konsiderushëm shqiptarësh. A është kjo një sinjal i qartë se ata po tentojnë të hynë në tregëtinë e drogës?

SOCA ka një sistem perfekt të analizimit të informacionit që vjen nga forcat policore kur kryejnë operacione kundra personave të përfshirë në tregëtinë e drogës. Jemi në dijeni të operacioneve që ju përmendët. Na rezulton se tregu Heroinës kontrollohet nga kurdët me një penetrim të vogël të grupeve kriminale turke. Vërejmë se grupet kriminale shqiptare që janë të dhunshme dhe nuk kanë frikë me përballjen me rivalë po tentojnë të hynë në tregëtinë e heroinës dhe kokainës. Ata tashmë janë të stabilizuar mirë në prostitucion dhe po e përdorin atë si një avantazh për të hyrë në tregun e drogës.

Meqënëse SOCA merret e me kërkesat e ekstradimit nga vënde të ndryshme europiane përfshi Shqipërinë, ç’farë do të ndodhë me rastet kur shqiptarë të kërkuar nga drejtësia e vëndit të tyre kanë ardhur në Angli dhe kanë mundur të fitojnë nënshtetësinë britanike?

Natyrisht është një problem jo i lehtë për tu zhgjidhur. Piksëpari “European Warrant Arrest” nuk e përfshinë Shqipërinë. Besoj se në ato raste kur konstatohet një diçka e tillë nuk ka dyshim që Home Office kur do të ndeshet me të tilla raste ka mundësitë ta rrëzojë vendimin e marrë për dhënien e nënshtetësisë të tillë personave. Natyrisht ne për këtë na duhen të prova.

Operacionet e SOCA 2007 në shifra

2,000 kriminelë nën vëzhgim
450 operacione kundra krimit
50% e tyre jashtë Britanisë
90 ton drog e sekuestruar (kokainë,heroinë vlera 6 miliard paund)
30 ton kanabis e sekustruar
8 milion paund sekuestrime
46,8 milion paund kërkësë sekuestrimesh
41 kërkesa sekuestimi asetesh
53 kërkesa bashkëpumi me SOCA ish kriminelëve
46 paralajmërime bizneseve potencialisht në rrezik nga krimi
14 tentativa të parandaluar rrëmbim personi
22 rrëmbime personi të zgjidhura
35 operacione sekustrimi pronash kriminelëve jashtë Anglisë


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats