Saturday, 17 May 2008

Tregu shqiptarë i ndërtimeve joshës për britanikët

Angli. Avokatja Diana Syziu paraqet studimin si dhe ku të investosh në Shqipëri.

Nga Londra
Muhamed Veliu


Gjatë forumit të invesimeve britanike në Europë,zhvilluar në qytetin e Nottinghamit , një komapni avokatore britanike përmes një punonjëseje të saj shqiptare, ka prezantuar potencialet që ofron vëndlindja e saj në blerjen e shtëpive.
Zonjusha Diana Syziu avokate pranë kompanisë “Fraser Brown Solicitors” ku punon që prej dy vitesh në departamentin e e të drejtës tregtare dhe korporatash, ka paraqitur një studim të sajin, të ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë ajo ka folur për mundësitë e shumta të investimit në zonën e bregdetit shqiptatrë ku ka një bum ndërtimesh.
Ndërsa në pjesën e dytë ajo është ndalur në sistemin ligjor me të metat përfshi avantazhet e tij për investitorët britanik në këtë fushë.
Gjatë një interviste për Shqip ajo flet për qëllimin përfshi rëndësinë e këtij forumi, duke shpjeguar me detaje përse tregu shqiptarë i ndërtimeve dhe ai turistik janë joshës për britanikët.

Cili ishte qellimi ketij forumi?

Ky forum u zhvillua me qëllim promovimin e departamentit të tregtisë me Evropën dhe veçanërisht vendet e reja që kanë hyrë në tregun e turizmit po të shitjes së shtëpive siç është edhe Shqipëria. Tregu i shitblerejeve të shtepive për turizëm dhe investmet tregtare në nivel kompanish, ka ngjallur inetres tek një numër i konsiderueshëm investitorësh të nivelit të lartë të cilët synojnë të zgjerojnë tregun e tyre imobiliar të paeksploruar apo tejet të shfrytëzuar nga investitorë të vegjël pa ekspertize në këtë fushë. Ky forum trajtoi temat e investimit ekonomik nga pikëpamja ligjore dhe struktura ekonomike në lidhje me kreditë huamarrëse dhe investimet afatgjata. Tema që unë diskutova ishte se ç’farë ofrom tregu aktual shqiptarë përfshi legjislacionin që Shqipëria ka në fushën e pronave të paluajtëshme. Shqipëria është në listën e vëndeve të lakmushme për investime nga britanikët.Bazuar në një studim timin paraprak që kam zhvilluar për këtë forum më rezulton së në pesë vitet e ardhëshme Shqipëria do të jetë vëndi i parë në Ballkan që do të teheqë investitorë britanik në fushën e turizmit dhe sidomos në blerjen e shtëpive për pushim përgjatë bregdetit..

Ku e mbështetni tezën tuaj se në 5 vitet e ardhëshme Shqipëria do të jetë një vend i lakmushëm nga Britanikët për të investuar atje?


Shqipëria është cilësuar si guri i fshehtë i investitorëve të huaj, sidomos atyre britanik, për arsye të ndryshme, ndër të cilat dominon kultura shqiptare që kombinon lindjen dhe perëndimin e Evropës dhe Ballkanit kryesisht.
Nga lidhjet e mijë me agjensi imobiliare në nivel kombëtar në Britanine e Madhe, më rezulton se ka një interes në rritje për të cuar klientët e tyre në Shqipëri fillimisht për të studjuar tregun dhe më pas blerjen e pronave të ndryshme kryesisht shtëpi apo tokë për të ndërtuar.
Këto agjensi bëjnë studim e tregut dhe nxjerrin parashikime financiare dhe ekonomike në nivel investimi dhe cilat tregje do të jenë joshëse për investitorët anglezë dhe investitorët e huaj që operojnë në tregun europian. Me zgjerimin e Bashkimit Evropian tregu lindor është ende një treg i virgjër dhe i drejtuar nga investitorë të vegjël të cilët operojnë si persona fizikë dhe jo kompani të fuqishme të cilat kanë kapacitet investimi dhe vjelin të ardhura të konsiderueshme nga kjo industri. Shqipëria eshte dhe do të jetë një treg i lakmuar nga shumë investitorë të huaj sepse dy bukuri natyrore bashkohen në një pushim turistik dhe i përshtatet një grupi personash me shije të ndryshme të kombinuara brenda një pakete turistike: pushime malore në klimë të butë gjatë veres dhe të fortë gjatë dimrit, dhe pushime detare për ata pushues që janë të apasionuar pas plazhit.

Sipas jush për momentin a kanë britaniket interes për të investuar në shqipëri në blerje toke apo shtëpi banimi?

Institucionet financiare të këtushme bëjnë në mënyrë permanente, analizimin e detajuar të tregut dhe parashikojnë trendin e klientëve të tyre. Ata kanë parashikuar që Shqipëria do të tërheqë kompani investitore të specializuara në industrinë e turizmit dhe vecanërisht në jugun e Shqipërisë, i cili është më i volitshëm dhe nga ana gjeografike dhe pozicion strategjik. Është e domosdorshme hapja e një aeroporti lokal nga ku mund të fluturojnë pushues me linja të lira udhëtimi dhe me konveniente për afërsinë me vëndet pushuese, ashtu sikurse po ndodh tani në Kroaci dhe Italinë jugore.


A keni patur klientë në kompaninë tuaj avokatore të cilët ju kanë kërkuar informacione rreth tregut të pronave në Shqipëri?


Po. Interesimi ka qenë i konsiderueshëm për vetë faktin që nga ana ligjore firma jonë ka ekspertizën ligjore në legjislacionin shqiptar. Interesi ka qenë i dyfishte. Njëri grup janë shqiptarët të cilët kanë një dekadë që jetojnë në Britaninë e Madhe dhe janë qytetarë britanikë me të drejta të plota. Këta janë klienta të interesuar që të investojne sërish në atdheun e lindjes dhe të kenë shtëpitë e tyre të pushimit për familjet apo dhe për investime afatgjata për dhënie me qera.
Grupi i dyte janë investitorët potencial britanikë të mirëfilltë.
Këta janë klientë të nivelit të mesëm, sipas standarteve britanike, dhe me interes të vecantë për pushimet dimerore në lindje të Shqipërisë. Në fakt, perceptimi i tregut britanik për Shqipërinë dhe sigurinë që pushuesit kanë gjatë qëndrimit në Shqipëri ka ndryshuar dhe interesi është shumë pozitiv.
Terheqja që ata kanë ndaj tregut është i shumëfishtë. Shumica e brezit të ri dhe tregtar në Shqipëri flet gjuhën angleze në nivel të kënaqshëm komunikimi. Më e rëndësishmja është guzhina e cila ndërthur gatime të lindjes ekzotike dhe perëndimit elegant gjë që krijon variacion në shije dhe përshtatshmëri për tipa të ndryshëm pushuesish. Këta faktorë dhe cmimet e arsyeshme në krahasim me investime të njëjta në Greqi, përshembull, janë me tërheqëse për investuesin britanik.
Një fakt interesant për t’u përmendur është investimi nën kujdesin e Lord Rothchild në jugun e Shqipërisë, në Sarandë. Ky ka qenë një fakt që gati të gjithë investitorët e interesuar në Shqipëri e përmendën dhe kjo tregon se studimi i tregut shqiptarë ka filluar në detaje dhe investimi financiar ka tejkaluar pragun e një interesimi të thjeshtë.

Problemet me legjislacionin shqiptar për pronat e shikoni se përben dhe do te përbëjë problem në të ardhëmen për invetitorët britanik në vendin tonë?

Legjislacionet janë problematike në c’do vënd të Evropës në të cilën ka investime përtej kufirit. Legjislacioni shqiptarë parashikon të drejta për investitorët e huaj në Shqipëri dhe ashtu sikurse përmenda më lart do të konformojë ligjet dhe instrumentat ligjorë për të lehtësuar investime të këtij lloji. Investitorët britanikë janë investitorë të sigurtë dhe me plane afatgjatë, prandaj kam besim se me planet e pranimit në Tregun e Përbashkët Evropian dhe parlamenti shqiptar do të bëjë përshtatjet e duhura për të lehtësuar barrierat ligjore ekzistuese që më tepër krijojnë një inconvenience .

A ka kompani te tjera avokatore në Britaninë e Madhe që po hedhin sytë nga Shqiperia duke u rekomanduar klientëve të tyre se atje mund të kryesh investime të sigurta në fushën e real-estate?

Nuk mund të përgjigjem me ekzaktësi apo me emra konkretë, por sipas interesimeve profesionale dhe njoftimeve në treg ka patur botime të kompanive të tjera ligjore, por që kanë qenë më tepër në prizmin e studimit të tregut dhe potencialit të madh që parashtron kjo industri.




You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats