Thursday, 10 July 2008

Në Angli dokumentari TVSH provë për të bllokuar ekstradimin

Afrim Sinani kërkohet të ekstradohet pasi është dënuar me 18 vite burg për vrasje.

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një dokumentar televiziv i nxjerrë nga arkivat e Televizionit Publik Shqiptarë, për luftën në Kosovë, është shfaqur në gjykatën lonineze të ekstradimeve, si provë për bllokimin e ekstradimit të një shqiptari larguar nga vëndi vuajtjes së dënimit, e arrestuar pas 9 vitesh në Londër.
Avokatët e Afrim Sinanit i dënuar për vrasje me 18 vite burg, përmes dokumentarit me titull “Shqiptarët” një prodhim i TVSH kanë dashur ti provojnë gjykatës se klienti tyre ishte një person fytyra e të cilit është parë nga të gjithë.
Vetë Afrim Sinani që duket në këtë dokumentar për vetëm 5 sekonda në pallatin e sportit Asllan Rusi i kthyer në kamp rrefugjatësh lufte të ardhur nga Kosova, i tha gjykatës se ai ishte filmuar rastësisht dhe se intervistuesi ishte një polic.
Me këtë Sinani sëbashku me palën mbrojtëse kanë dashur ti argumentojnë gjykatësit se ai kurrë nuk ka qënë person në kërkim, gjë që e vërteton materteriali filmik.
“Nëse unë isha person në kërkim përse nuk më arrestuan në Shqipëri kur më panë në televizor.Ato pamje janë ritransmetuar për shumë ditë?” ka thënë shqiptari që kërkohet nga drejtësia shqiptare për plotësimin e viteve të mbetura të dënimit, pasi është gjetur fajtor për një vrasje ndodhur në vitin 1996 në një fshat të Kukësit.

Dëshmia

Seanca gjyqësore ka vazhdur me dhënjen dëshmi nga Afrim Sinani.
Kjo ishte hera e tretë në këtë proces që ai ipte dëshmi ku në ndryshim me atë të fundit dhënë vitin e shkuar shumë gjëra kishin ndryshuar.
Afrim Sinani ësxhtë pyetur nga avokati nëse ai në procesin gjyqësor në Shqipëri ishte ndjerë që të ishte në një sallë gjyqi apo gjetkë.
“Nga të rrahurat në polici gjëndja ime mendore nuk ishte shumë e stabilizuar. Prokuorët shqiptarë që ishin po ata të kohës së komunizmit i mblidhnit dëshmitë duke më rrahur. Tani kanë kaluar 12 vite nga ai proces gjyqësor. Nuk e mbaj mënd mirë nëse kam qënë prezen në sallën e gjyqit apo jo. Atë që mbaj mënd është se nuk kam patur ballafaqim me dëshmitarët.
Di që me atë është marrë avokatja ime Drita Veliu” ka deklaruar Afrim Sinani i cili në dëshminë e mëparshme deklaroi se kurrë nuk ka qënë prezent në sallën e gjyqit në Kukës dhe se është rrahur deri sa nënshkrkoi fajësinë duke pranuar autorësinë e vrasjes dhe se vendimi gjykatës ju dorëzua në qeli.
Dëshmija e shqiptarit rregjistruar në Angli me emrin Afrim Pulaj, si shtetas Kosovar nga Prizreni, ka vazhduar duke treguar se si ai për tre muaj u rrah në mënyrë sistematike për të pranuar krimin. Sipas tij ai gjatë tre muaj në komisariatin e Kukësit ishte pa avokat. Kjo bëri që ai traumatizohej.
Avokati Sinanit edhe njëherë ka tentuar të hedhë dritë për “lirimin” nga burgu Bëncës siç pretendon klienti i tij.
Rreth kësaj ngjarje Afrim Sinani i ka treguar gjykatës se ai në vitin 1997 nuk është arratisur nga vëndi vuajtjes së dënimit por u la i lirë nga autoritet e burgut pasi ishte shpallur një amisti.
“Na u tha se po liheshim në lire, kjo për një pajtim kombëtar. Një burrë me kollare mbante në dorë të firmosura shkresa zyrtare të lëshuara nga qeveria për lirimin tonë” tha ai, duke shtuar që nga ai moment deri në ditën arrestimit në Londër e ka konsideruar veten njeri të lirë.

Familja

Në fund të dëshmisë Afrim Sinani ka treguar se ka 4 fëmijë të cilët do të mbetën pa asnjë përkrahje nëse ai ekstradohet. “Nëse unë e dija që isha person në kërkim kurrë nuk do të kisha një familje me katër fëmi. Nëse unë ekstradohem jeta e tyre do të vështirësohet jashtë mase.
Ata kurrë nuk janë mësuar që unë të largohem. Madje vajza e madhe është traumatizuar kur më prangosën policët në shtëpinë time” do të pohonte Sinani.
Shqiptari pamvarësisht se ishte peson në kërkim me kartelë të kuqe në Interpol me mbishkrimin “Wanted” kishte mundur të merrte nështetësinë britanike, pasi oficerët e emigracionit nuk mundën ta indetifkonin atë si person në kërkim nga shteti shqiptarë.
Po të njëjtën gjë ka dëshmuar edhe bashkëshortja zonja Mira Kulaj duke treguar se sa veshtirëm do të jetë jeta e saj pa të shoqin nëse ai ekstradohet. Ajo ka rrëfyer ngadalë se kur ishte në Kosovë gjatë luftës, nga bombardimet serbe është djegur në trup plagë të cilat ju kuruan në një spital tëTiranës.
Seanca gjyqësore ka vazhduar me leximin e 8 dëshmive të personave të ndryshëm ku ajo më e rëndësishmja e një shtetase greke e cila dëshmon se në kohën ku ka ndodhur vrasja për të cilën akuzohet Afrim Sinani ai ka qënë në shtëpinë e saj si emigrant.
Avokati që përfaqëson palën shqiptare në këtë proces sëbashku me atë të Afrim Sinanit kanë argumentuar përse duhet apo nuk duhet të ekstradohet ai Shqipëri.
Kjo seancë ka qënë fundi një procesi maratonë. Gjykatësi do të japë vendimin gjatë muajt në vazhdim.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats