Tuesday, 1 July 2008

Ipswich, burgoset shpërndarsi shqiptarë i drogës

Jackson Shabanit momentin e arrestimit ju kapën 57 gram heroin dhe 130 gram kokainë


Nga Londra
Muhamed Veliu


Një shqiptarë që shiste drogë në lokalet e natës të qytetit Ipswich është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg.
Jackson Shabani (emri deklaruar në polici) në momentin e arrestimit ju gjetën 57 gram heroin dhe 130 gram kokainë të ndara në porcione një gramëshme gati për shitje me vlerë 4 mijë stërlina.
Ai do të arrestohej pas një operacioni ku policia infiltroi një oficer të sajin duke pozuar si i groaguar dhe kërkonte të blente drogë.
Shabani 20 vjeç, më 27 Janar 2008 do të prangosej sëbashku me sasinë e drogës.
Një sasi tjeter droge u gjet në shtëpinë e ku banonte. Shabani gjatë marrjes në pyetje në polici pretendoi se në ai kishte ardhur nga Londra në Ipswich për tu fshehur pasi dy miq që ai kishte ishin vrarë dhe jo për të shitur drogë.
Policia rajonale pas dënimit të shqiptarit ka deklaruar përmes një deklarate për mediat se rasti 20 vjeçarit është njëri prej atyre rasteve kur shpërndarës droge nga Londra shkojnë në zonën Suffolk për të shitur droga të klasit A pasi mendojnë se kjo zonë është e kollajshme për të zhvilluar tregëtinë e shitjes së narotikëve.
Oficerja e policiasë DS Tracey Cracknell e cila hetoi çështjen e Jackson Shabanit tha se ai kishte ardhur nga Londra në Ipswich vetëm për një qëllim. Të shiste drogë.

Infiltrimi

Në Janar të 2008 Scotland Yard do të arrestonte katër shqiptarë. Ata ishin dora e pare e shitjes kokainës me kile në Veri të Londrës. Një agjent i infiltruar hyn në pazar me ta duke blerë fillimisht 120 gram dhe bërë një porosi për 1 kg në javët në vazhdim. Momentin që shqiptarët Bardhi Lleshi, Skënder Mustafa, Andi Hekuri dhe Besmir Limaj shkuan të dorzonin kilen e kokainës në lokalin bullgar “Arda 2” në veri të Londrës, do të prangoseshin. Të katër që në seancën e parë gjyqësore pranuan akuzat për konspiracion në shitjen e drogës kategoria A. Gjykatësi R.D. Harris do të lexojë masën e dënimit për ta gjatë muajt Korrik.

Vrasja

Si pasojë e mospagesës së parave për një sasi prej 25 kg kanabis mes dy grupeve shqiptare nga Elbasani dhe Tirana në 14 Janar 2002 ata do të përlesheshin me armë.
I vdekur përjashta pabit “FOX” në lagjen Palmers Green do të mbetej Edmon Çullhai i cili kishte shkuar për të sqaruar çështjen mes dy grupeve. Hakmarrja e grupit tiranas, kishte vënë në shënjestër Izet Fejzullahun i burgosur nëntorin 2005 për trafik prostitucioni me 14 vite burg dhe Ilir Krasniqin. Për këtë vrasje drejtësia shqiptare do të dënonte Ermal Sinanin dhe Florian Metallën ish eksponetë të njohur të krimit shqiptarë në zonën Hounslow.

Arrestimet

Krahas suksesit të kontrollit të prostitucionit në Londër si dhe qytete të tjera angleze përfshi Skocinë dhe Uellsin,trafiku drogës ka qënë një dëshirë e madhe për tu përfshirë nga Shqiptarët të cilët e kanë patur të vështirë të tregojnë muskujt e tyre në këtë biznez përballë, kurdëve që kotrollojnë Heroinën dhe britanikëve e kolumbianëve bosë të Kokainës.
Kjo vërtetohet më së miri nga një operacioni disa muaj më parë, i katër forcave policore angleze, që pas një survejimi tre vjeçar arrestuan 8 shqiptarë që kishin ngritur dy laboratorë përzierje të kokainës në qytetin e Oksfordit.
Disa vite më parë po këtë qytet do të arrestohej një shqiptarë nga Burreli që njihej me pseudonimin “Buja”.
Ai u prangos momentin e marrjes në postë të një pakoje të dërguar nga Belgjika ku kishte 6 kile heroinë. Ai do të dënohej dhjetë vjet burg.
Leonard Metani i kërkuar nga drejtësia Italiane për shfrytëzim prostitucioni fshihej në Londër është një tjetër shqiptarë që do të dënohej për tregti droge. Momentin e arrestimit në shtëpi ju gjët gjashtë kile heroinë e presuar gati për tu shitur.
Shqiptari nga Lushnja një dhomë të shtëpisë e kishte shndërruar në laborator droge.
Nga analizat rezultoi se vetëm 16 përqind e 6 kg drogë të sekuestruar ishte heroinë e pastër. Pjesa tjetër përzierës. Metani u dënua me 6 vite burg pasi pranoi akuzat.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats