Friday, 18 July 2008

Kontrabandë kompjuterash nga Londra në Tiranë

39 lap-top me vlerë mbi 50 mijë euro transportoheshin nga kompania “Alban Transport UK LTD”

Nga Londra
Muhamed Veliu


Për herë të parë në historinë e doganeve shqiptare, kapet mall kontrabandë nisur nga Anglia me destinacion Shqipërinë.

Doganjerët e pikës kufitare të Hanit të Hotit kanë mundur të bllokojnë 39 lap topë si edhe një sasi tjetër mallrash të padeklaruar në kamionin e kompanisë “Alban Transport UK LTD ” nisur nga Londra.

Burime nga antikontrobanda e qytetit të Shkodrës pohojnë se subjekti tregtar “Alban Transport UK LTD ” rregjistruar si biznes në Londër , kishte deklaruar se në kamionin e kësaj kompanie, kishte vetëm 2 ton rroba të përdorura.

Në fakt doganjerët shqiptarë nëpërmjet burimeve të tyre të inteligjencës në Angli ishin vënë në dijeni se kamioni “Alban Transport UK LTD" brënda tij mbante mall të padeklaruar, që do të tentonin ta fusnin kontrabandë pa paguar detyrimet fiskale.

Ky informacion ka vënë lëvizje agjentët e antikontrabandës të cilët kanë pritur ardhjen e kamionit.

Me të mbërritur në pikën doganore të Hanit të Hotit, shoferi kamionit ka paraqitur një dokument ku deklaronte se kishte vetëm 2 ton rroba, që të gjitha për ti dërguar në familjet e emigrantëve.

Pasi është marrë ky dokument dhe shoferi është ri-pyetur nëse kishte mall të padeklaruar përgjigja e tij ka qënë “jo”.

Agjentët e antikontrabandës kanë kryer një kontroll të imtësishëm të kamionit.Informacioni që ata kishin siguruar nga Anglia ka rezultuar mëse i saktë.

Njëri prej oficerëve që morri pjesë në këtë operacion në dokumentin e kontrollit ka shënuar se në kamion janë gjetur mallra të padeklaruara.

Nga proces vertbali mbajtur për mallrat e padeklaruara rezulton se ato janë 39 lap top (kompjutera portativë), 1 kaldajë, 14 radiatorë, 2 televizorë 40 polësh , 3 ventilatorë, 1 televizor plazma, 1 biçiklete dhe 1 mikrovalë.

Të gjitha këto mallra fillimisht janë sekuestruar.

Doganjërët shqiptarë nuk janë në gjëndje të pohojnë se malli ishte blerë nga kompania “Alban Transport UK LTD” apo thjesht po transportohej prej saj për llogati të personave të tjerë.

Për veprime të mëtejshme ky rast i është kaluar për hetim Drejtorisë së Përgjithëshme të Doganave” në Tiranë.

Nga kjo drejtori në mënyrë zyrtare pohojnë se “Alban Transport UK LTD ” i është vendosur një gjovë në vlerën 6,374,038 lekë të reja. Gjoba është paguar disa ditë më pas.

Megjthatë ky rast kontrabande për sektorin e anti-kontrabandës në drejtorinë e përgjithme të doganave nuk është ende i mbyllur.

Drejtues të këtij sektori pohojnë se janë duke hetuar destinacionin final se ku do të përfundonin 39 laptopat me vlerë mbi 50 mijë euro.

Në hetim janë përfshirë edhe disa kompani të tjera shqiptare në Londër që kryejnë po të njëjtin aktivitet tregëtar saktësojnë burime nga doganat shqiptare.

Kompania “ Alban Transport UK LTD” është themeluar në vitin 2003.

PS: Kompania "Alban Transport UK LTD" nuk ka asgje te perbashket me kompanine "Alban Travel" (shenim i autorit)



You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats