Friday, 11 July 2008

Londër gjykata ,24 vite burg 4 shqiptarëve të kokainës

“Toni” oficeri infiltruar nga Scotland Yard u bleu 1 kg kokainë shqiptarëve


Nga Londra
Muhamed Veliu

Katër shqiptarë që i shitën 1 kile e 250 gram kokainë një oficeri të infiltruar nga Scotland Yard, do ti duhet të vuajnë 24 vite burg në total në burgjet angleze.
Gjykata e krimeve “Snaresbrook Crown Court” dënoi dje me 9 vite burg Andi Hekurin, Bardhi Lleshin 8 vite burg, Skënder Mustafën 4 1/5 dhe Besmir Limanin 2 1/5 vite burg.Andi Hekuri 33 vjeç dhe Bardhi Lleshi 29 vjeç i pranuan akuzat që në ditën e parë të procesit gjyqësor ndërsa Skënder Mustafa 29 vjeç dhe Besmir Limani 20 vjeç do ti pranin akuzat më vonë.

Gjykatës ju tregua se shqiptarët i shitën një oficeri të infiltruar 1 kile e 250 gram kokainë me vlerë 65,000 paund. Oficeri infiltruar nga Skotland Yard i cili ju prezantua atyre me emrin e rremë “Toni” zhvilloi 6 takime me shqiptarët .

Hekuri, Lleshi dhe Mustafa u arrestuan në lokalin “Arda 2” në zonën Finsbury Park në momentin kur sapo kishin përfunduar shitjen e 1 kg kokainë me vlerë 52 mijë stërlina.Gjykata e ka patur të vështirë të zbulonte se cili ishte koka e këtij grupi kriminal paçka në dispozicion kishte incizimet e 6 takimeve mes oficerit të infiltruar dhe shqiptarëve.
Gjykatësi

Duke lexuar dënimin gjykatësi Mr Justice R.D Harrison tha se ka disa prova të mjaftushme që i përfshin ata në tregëtinë e kokainës.“Shitja e kokainës padyshim është një krim i ndëshkushëm me burg pasi keqëson shëndetin e përdorusve të saj duke i çuar drejt vdekjes madje rrit edhe nivelin e krimit. Si e tillë ndëshkimi për këtë krim është burgu. Nëse policia nuk do të infiltrohej në grupin tuaj, besoj se aktiviteti do të rritej. Operacioni juaj në shitjen e kokainës ishte i gjerë. I panifikuar mire, tejet i koordiniar mbi të gjitha i ekzekutuar tejet profesionlisht”.

Ai më tej duke ju drejtuar Andi Hekurit tha se ai nuk ishte koka e ketij grupi por një prej drejtusve të tij duke luajtur rrolin e menaxherit.
Gjykatësi ka vlerësuar pranimin e fajit që në fillim duke e dënuar atë me 9 vite burg. Për

Bardhi Lleshin gjytatësi Mr Justice R.D Harrison tha se ai ishte krahu i djathtë i Hekurit në këtë konspiracion shitje kokaine. Rrolin e tij gjykatësi e ka përshkruar si të rëndësishëm duke shtuar se Lleshi ishte përfshitë thellë në këtë tregëti pasi ishte prezent dhe aktiv kur shiten 250 gram kokainë e më pas në një tjetër rast 1 kg.

Skënder Mustafa i dënuar më parë si shpërndarës kartash prostitutash nëpër telefona u cilësua nga gjykatësi si korrieri drogës për këte grup, detyrë të cilën e ai e kreu në mënyrë të shkëlqyer dhe me sy hapur.

Besmit Limani një tjetër korrier i grupit u cilësua nga gjykatësi si i manipuluar nga më të mëdhenjtë, duke e joshur me para të dërgonte në destinacion 250 gram kokainë.Sipas gjykatësit ai u korruptua me para dhe u bë pjesë e grupit.

“Toni” kurthi arrestimit

Andi Hekuri, Bardhi Lleshi dhe Skënder Mustada do të arrestoheshin mesditën e 16 Korrikut 2007 brënda lokalit “Arda2”në rrugën Sevensisters Road në veri të Londrës.Arrestimi u krye pasi Skënder Mustafa solli 1 kg kokainë me vlerë 52 mijë stërlina.Pasi është analizuar dhe peshuar nga “Toni” oficeri infiltruar ai ka telefonuar shokun e tij që priste në makinë se gjithçka ishte OK. Ky ka qënë sinjali për policët e armatosur që prisnin nëpër makina afër lokalit “Arda 2” të cilët kanë arrestuar shqiptarët.

“Ky nuk ishte një rast i izoluar kur ata bënin pazar me “Tonin” duke mos e ditur që bisedat rregjistroheshin. Fillimisht ata i kanë shitur atij 250 gramë kokainë me vlerë 13,000 paund nga e cila rezultoi se vetëm 27% ishte e pastër.Toni i ka pyetur shqiptarët se sa kile kokainë ishin në gjëndje t'i shisnin atij për ç’do javë.“Deri në dy kile ka qënë përgjigja e Andi Hekurit sëbashku me Bardhi Lleshin” ka thënë prokuroja Tara Mcarthy gjatë gjyqit.

Nga kjo bisedë Scotland Yard ka kuptuar se kishin të bënin jo me shpërndarës të rëndomtë por me djem që shisnin drogë me shumicë. Më pas Toni ka porositur 1 kile e cila ju soll më 16 Korrik 2007. Sipas analizave vetëm 40% e saj ishte kokainë ndërsa pjesa tjetër përzierës.“Oficeri infiltruar ju prezantua fillimisht Hekuran Hekurit vëllait të Andi Hekurit nga dy anglezë të cilëve Hehurani u kishte shitur drogë më parë. Disa ditë më vonë Hekurani do të arrestohej pasi u kap me një pasaportë lituaneze e falsifikuar.

Menjëherë drejtimin e shitjes së drogës e mori Andi me të cilin Toni në prezencën e Bardh Lleshit zhvilluan disa biseda telefonike dhe takime nw lokalet “Plovdiv” ,“Arda2” dhe hotelin “Holliday Inn” ka treguar prokurorja Mcarthy duke zbardhur kështu infiltrimin e oficerit që bëri të mundër shkatërrimin e këtij grupi kriminal.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats