Sunday, 25 January 2009

Angli- Kontroll i imtësishëm shqiptarëve në aeroportin Gatwick

Emigrantët “Një veprim i tillë diskriminin i hapur ndaj nesh”

Nga Londra/Muhamed Veliu

Pasagjerët shqiptarë të cilët udhëtonin me linjën “British Airways” nga Londra për në Tiranë janë ndeshur me një kontroll të rreptë, përpara hypjes në avion.

Sipas disa emigrantëve shqiptarë të cilët kanë kontaktuar Top-Channel mësohet se qëllimi këtij kontrolli të imtësishëm kishte të bënte me ndalimin e personanave të cilët kishin para të padeklaruara.

Sipas rregullave të shtetit anglez cilido person që udhëton jashtë Anglisë, me c’farë do lloj sasije parash cash, duhet të provojë origjinën e tyre përmes një dukumenti lëshuar nga banka, nëse i kërkohet deklarimi parave që ai disponon.

Në të kundërtën paratë sekuestrohen.

Kontrolli në aeroportin Gatwick është kryer fizikisht por edhe me qen të specializuar në detektimin e parave cash.

Mësohet se operacioni u zhvillua nga agjentë policor e doganorë, në bashkëpunim me agjencinë e kufirit “ UK Borders Agency”.

Policia e aeroportit Gatwick ka refuzuar të deklarojë rezultatin e këtij operacioni.

Nuk është hera e parë që në këtë aeroport ndodh një kontroll i tillë vetëm për emigrantët shqiptarë që udhëtojnë nga ky aeroport për në Tiranë.

Emigrantët tanë shprehen të shqetësuar duke e quajtur një veprim të tillë diskriminin të hapur që u bëhet atyre, pasi të tilla kontrolle nuk ndodhin, në portat hyrëse të linjave të tjeta airore, që flututrojnë për të destinacione të ndryshme në të gjithë botën.




You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

About Me

Veliupress


View My Stats