Wednesday, 28 January 2009

Ekstradimi Ilir Kumbaros-Zbulohet Shaqa Shatri i vërtetë

Prapaskenat e fshehjes 12 vjecare në Angli të ish SHIK-asit të shumëkërkuar



Nga Londra
Muhamed Veliu


Nuk kanë mjaftuar shtatë orë diskutime mes palëve, në gjykatën e Londrës, për të zgjidhur cështjen e shumë diskutuar të identitetit, rreth personit të arrestuar si Ilir Kumbaro.
Në seancën e gjashtë gjyqësore ne gjykaten “City of Westminster Magistrate Court” përfaqësuesja e shtetit shqiptarë dhe avokati mbrojtës i Kumbaros, kanë paraqitur argumentat dhe kundra argumentat në lidhje me identitetin e ish zyrtarit të lartë të ShIK-ut, i akuzuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës.
Fillimisht gjykatësi Haward Riddle ka dëgjuar dëshminë e Peter Rands oficer i “Scotland Yard” i cli arrestoi Ilir Kumbaron.
Sipas tij gjatë kontrollit të banesës ku banonte personi i identifikuar si Kumbaro, është gjetur një patente, me emrin Ervin Kumbaro, i cili sipas certifikatës familjare të Ilir Kumbaros rezulton të jetë i biri.
Zoti Rand i tregoi gjykatës rreth gjetjes në banesën e Kumbaros, te një pasaporte jugosllave me emrin Shaqa Shatri.
Claire Dobbin përfaqësuesja e shtetit shqiptarë në këtë proces ekstradimi, tha se ky dokument identifikimi, pasi i është dërguar për verifikim aturiteve të Kombeve të Bashkuara ne Ptishtine, ka rezultuar se i përket një qytetari në Kosovë.
“Ilir Kumbaro ka adoptuar identitetin e një personi tjetër” ka vijuar prokurorja Dobbin e cila ka paraqitur një tjetër provë e pakontestushme, se personi i ndodhur në gjykatë është Ilir Kumbaro pasi fotoja e dërguar në Tiranë është parë nga një ish koleg i tij i cili e ka indetifikuar atë pozitivish si ish drejtorin e SHIK-ut për Tiranë, i kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Më tej prokurorja Dobbin, duke ju referuar një sër dokumentash nga Ministria e Brendëshme britanike Home Office, i tha gjykatës se bashkëshortja e Ilir Kumbaros, zonja Violeka Kumbaro ka kërkuar azil duke përdorur emrin Violeka Shatri.
Po të njëjtin veprim ka kryer i vëllai, Dashamir Kumbaro duke u rregjistruar si azilant me emrin Dashamir Shatri.
Avokati Xhon Xhons, e ka ndërtuar mbrojtjen duke i thënë gjykatësit se dokumentacioni që ai ka përpara, dërguar nga pala shqiptare nuk ka vlefshmëri ligjore pasi nuk janë firmosur dhe vulosur nga personi që ka kryer përkthimin i cili duhej të konfirmonte autenticitetin.
Zoti Xhons i kërkoi gjykatësit që ai ta pushonte këtë cëshjte në bazë të pakorrektësive në dokumentacion, përfshi mungesën e një dëshmie të Shaqa Shatrit në Kosovë dhe ish kolegut të Kumbaros që kishte kryer identifikimin pasi kishte parë fotografinë e dërguar nga Londra.
Gjykatësi Haward Riddle e ka patur të vështirë të marrë një vendim pasi palët duhet të kryejnë përmbledhjen e provave të paraqituara, gjë të cilën nuk mundën ta kryejnë për efekt kohe gjatë kësaj séance.
Do të jetë data 10 Mars 2009 ku palët do të thonë fjalën e fundin përpara gjykatësit, i cili do të japë vendimin e tij nëse personi i arrestuar është Shaqa Shatri apo i shumëkërkuari Ilir Kumbaro.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

About Me

Veliupress


View My Stats