Saturday, 17 January 2009

Londer-Arrestohen dy shqiptare me 1 ton e 187 kg paund te falsifikuar

“Korrierët” tregojnë bosët që i punësuan të kryenin transportin e 125,000 monedhave fals
Gjykata pafajsi Justin Cakës dhe nëntë muaj burg Florin Miftarajt

Nga Londra
Muhamed Veliu

Pakujdesia, tradhëton dy emigrantë shqiptarë në Londër të cilët po transportonin me një furgon, 125 mijë monedha një paundëshe të falsifikuara.
Florin Miftaraj 29 vjec sëbashku me Justin Kacën 26 vjec, u ndaluan nga policia në zonën Hansloë, tek sa parkonin furgonin , i cili nga pesha e madhe anonte në anën djathtë.
Policët janë cuditur kur kanë zbuluar se shkaku mbipeshës ishe ngarkesa e monedhave një paundëshe të falcifikuara të cilat ishin fshehur në pesë thashë.
“ Pesha totale e tyre ishte 1 ton e 187 kilogram” ka thënë prokurori Benjamin Douglas-Jones gjatë procdesit gjyqësor në Isleëorth Croën Court ky dy shqiptarët u përballën me akuzat e posedimit të parave të falcifikuara dhe përfshirje në krim.
Ata i mohuan këto akuza duke deklaruar se dy biznesmenë shqiptarë i kërkuan atyre ta conin furgonin pranë një kafeneje në veri të Londrës, në lagjen Finsbury Park.
Miftaraj dhe Kaca mohuan të kishin dijeni për monedhat e falcifikuara.
Po ashtu ata, i treguan gjykatës emrat e dy biznesmenëve të cilët sipas policisë janë truri këtij aktiviteti kriminal.
Emrat e tyre nuk bëhen publik për arsye hetimi.
Juria në këtë proces gjyqësor u bind se dy shqiptarët e arrestuar tejet rastësisht, nuk ishin zotëruesit e 125 mijë paundëve të falcifikuar por thjesht transportues.
Akuzat ndaj Justin Cakës do të rrëxoheshin ndërsa Florin Miftaraj do të dënohej me nëntë muaj burg.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

About Me

Veliupress


View My Stats